Translations:Yirmi Üçüncü Söz/176/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Lloji i dytë është të paraqesësh lutje me gjuhë dhe zemër, domethënë, të kërkosh realizimin e disa dëshirave të cilat nuk mund t’i arrijë dora. Aspekti më i rëndësishëm i kësaj lutjeje, përfundimi i saj më i bukur dhe fruti i saj më i shijshëm është se ai që lutet kupton se gjendet dikush që dëgjon dëshirat e zemrës së tij, dora e të Cilit arrin gjithçka. Ai është i plotfuqishëm që t’u përgjigjet të gjitha dëshirave dhe shpresave, i mëshirshëm ndaj pafuqisë së tij dhe që i përgjigjet mjerimit të tij.