Translations:Yirmi Üçüncü Söz/188/sq
Kështu pra o njeri i pavëmendshëm! Shikoje bujarinë e zemërgjerësinë e Krijuesit. Megjithëse do të ishte drejtësi që një vepër e keqe të regjistrohet sa njëmijë vepra të tilla dhe një vepër e mirë sa një e tillë ose të mos regjistrohet fare, All-llahu e regjistron një vepër të keqe si një vepër e tillë, kurse një vepër të mirë me dhjetë të tilla, nganjëherë një vepër e mirë regjistrohet sa për shtatëdhjetë ose shtatëqind dhe në disa raste madje shtatëmijë. Ti gjithashtu do të kuptosh nga kjo pikë se të dërgohesh në atë Xhehennem të tmerrshëm është dënimi për veprën e keqe që ke bërë dhe është pikërisht drejtësi. Ndërsa të futesh në parajsë është vetëm mëshira dhe bujaria e All-llahut xh.sh..