Translations:Yirmi Üçüncü Söz/196/sq
Në të njëjtën mënyrë, ashtu si tek fara, tek materia njerëzore janë vendosur aparatura të rëndësishme dhe programe të çmueshme nga Fuqia Absolute dhe nga kaderi i Tij.
Në rast se njeriu i përdor ato aparatura jolëndore për të plotësuar dëshirat e nefsit dhe i përdor për gjëra të dorës së dytë në kufijtë e ngushtë të botës tokësore, nën dheun e jetës së dynjasë ai do të kalbej dhe dekompozohej midis vështirësive në një jetë të shkurtër e në një vend të ngushtë, ashtu si një farë e kalbur dhe pastaj do të mbante përgjegjësi shpirti i tij i mjerë, duke u larguar nga kjo botë i humbur e fatkeq.