Translations:Yirmi Üçüncü Söz/197/sq
Por në qoftë se ai e vadit farën e aftësive të tij me ujin e Islamit dhe e zhvillon atë me dritën e besimit, nën dheun e adhurimit e të devocionit dhe vepron konform urdhërave të Kur anit dhe orienton aftësitë e tij mendore e fizike në drejtim të qëllimeve të vërteta, pa dyshim ato do të prodhojnë degë e sythe në botën e ndërmjetme dhe në botën e shëmbëllesës. Ai do të jetë një farë e një vlere të madhe dhe një aparat ndriçues që përmban elementet dhe pjesëtarët e një peme të përjetshme e një të vërteteje të përhershme të cilat do të jenë mjetet e mirësive dhe përsosmërisë së pafund në Parajsë dhe në botën e Ahiretit. Kështu ai do të jetë një frut i bekuar e i ndritshëm nga pema e universit.