Translations:Yirmi Üçüncü Söz/205/sq
Në lidhje me punët e veprat si dhe me mundimin e tij, njeriu është një kafshë e dobët dhe një krijesë e pafuqishme. Shtrirja e fuqisë që ai ka në dispozicion dhe pronësia që lidhet me këtë, është shumë e kufizuar dhe e ngushtë. Është e ngushtë, aq sa mund të arrijë krahu i tij, madje edhe kafshët e buta shtëpiake, frerët e të cilavë i ka në dorë njeriu, janë të influencuara dhe secila prej tyre kanë marë pjesë nga dobësia e tij, nga pafuqia dhe nga dembelizmi. Kështu, në qoftë se ato krahasohen me formën e tyre natyrore të egër do të dukej një ndryshim i madh midis tyre (si dhitë, delet dhe lopët shtëpiake me lopët e dhitë e egra).