Translations:Yirmi Üçüncü Söz/208/sq
Ndërsa po qe se ai do ta dinte se është një mysafir e do ta shpenzonte kapitalin e jetës së tij brenda rrethit të hallallait -të lejimit e të ligjshmes- të Krijuesit Gjithëbujar tek i Cili ai ka shkuar mysafir, atëherë puna dhe aktiviteti i tij do të zhvilloheshin brenda një sfere shumë të gjerë ku do të shtrihen deri tek jeta e amshuar. Atëherë ai do të jetojë në paqe e qetësi dhe më vonë mund të ngjitet në sferat e larta. Për më tepër, të gjitha gjymtyrët dhe sistemet që iu dhanë njeriut, do të ishin të kënaqura me të dhe do të dëshmonin në favor të tij në botën tjetër.