Translations:Yirmi İkinci Söz/346/sq
Për shembull, në një kopshtin e bujarisë së Atij të Gjithëlavdishmi të Gjithëmëshirshmëm, unë numërova vilet e rrushit të varura nga një hardhi me trashësinë e dy gishtave të cilat unë i pashë të ishin si një pipëz e vogël midis vileve të mrekullisë së Tij: Ndodheshin njëqind e pesëdhjetë e pesë vile rrushi. Unë i numërova kokrrat e rrushit në një vile, ato ishin afërsisht njëqind e njëzet. Unë mendova dhe thashë: Në qoftë se kjo hardhi do të ishte një rubinet prej të cilit të rridhte ujë i përmjaltur dhe ai të jepte ujë në mënyrë të vazhdueshme, ai vetëm do të ishte i mjaftueshëm për vilet e rrushit, që përballë përcëllimit të nxehtësisë, të mund, t’u japë gji atyre qindra pompave të vogëla nga sherbeti i mëshirës. Gjendja është se ajo vetëm rrallë merr një lagështirë të pakët. Dhe kështu Ai i Cili e bën këtë duhet medoemos të jetë i Plotëfuqishëm mbi të gjitha gjërat.