Translations:Yirmi Beşinci Söz/1015/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Shqyrtoje këtë shembull, që është shpjeguar në “Fjalën e Trembëdhjetë.” Për shembull, në qoftë se ti dëshiron të shijosh elokuencën e vërsetit,

    سَبَّحَ لِلّٰهِ مَا فِى السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ وَهُوَ ال۟عَزٖيزُ ال۟حَكٖيمُ

    “Gjithçka që është në qiej e në tokë madhërojnë e lëvdojnë Zotin, sepse Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti”([1]), përfytyroje veten tënde para ardhjes së Dritës së Kur’anit, në atë periudhë të injorancës në shkretëtirën e mizorive. Atëherë, në atë moment kur çdo gjë ishte mbështjellur me errësirën e injorancës e të shkujdesjes dhe ishte e mbuluar me perdet e pajeta të natyrës, dëgjo vërsetet nga gjuha qiellore e Kur’anit si:

    سَبَّحَ لِلّٰهِ مَا فِى السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ

    “Gjithcka që është në qiej dhe në tokë madhërojnë e lëvdojnë Zotin”, ose;

    تُسَبِّحُ لَهُ السَّمٰوَاتُ السَّب۟عُ وَال۟اَر۟ضُ وَمَن۟ فٖيهِنَّ

    “Qiejt dhe toka, dhe gjithcka që ndodhet brenda tyre e madhërojnë dhe e lëvdojnë Atë.”([2])

    Tani sodit! Shiko se si krijesat e shtrira, ose të pajeta në botë ngjallen në mendjet e dëgjuesve tek jehona e سَبَّحَ ، تُسَبِّحُ “… e madhërojnë dhe e lëvdojnë Atë”; si bëhen ato të vetëdijshme dhe ngrihen e recitojnë Emrat e Zotit xh.sh. dhe si tek jehona dhe drita e تُسَبِّحُ “…e madhërojnë dhe e lëvdojnë Atë”, yjet që patën qenë të pajeta e blloqe zjarri në qiejt e zinj, secili u shfaq në shikimin e atyre që e dëgjojnë atë, si një urtësi duke shfaqur fjalën në gojën e qiellit dhe secili prej tyre duke përhapur nga një dritë të vërtetë, dhe në vend të shkretimit, globi transformohet me atë jehonë qiellore e me dritën e tij si një kokë e madhe; toka e deti si gjuhë, dhe të gjitha kafshët e bimët si fjalët e lavdërimit e të ma-dhërimit duke shfaqur në këtë mënyrë Bukurinë.

    1. Kur’an. 57: 1; 59: 1; 61: 1
    2. Kur’an : 17; 44