Translations:Yirmi Beşinci Söz/1017/sq
يَا مَع۟شَرَ ال۟جِنِّ وَال۟اِن۟سِ اِنِ اس۟تَطَع۟تُم۟ اَن۟ تَن۟فُذُوا مِن۟ اَق۟طَارِ السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ فَان۟فُذُوا لَا تَن۟فُذُونَ اِلَّا بِسُل۟طَانٍ فَبِاَىِّ اٰلَٓاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ يُر۟سَلُ عَلَي۟كُمَا شُوَاظٌ مِن۟ نَارٍ وَ نُحَاسٌ فَلَا تَن۟تَصِرَانِ فَبِاَىِّ اٰلَٓاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ وَلَقَد۟ زَيَّنَّا السَّمَٓاءَ الدُّن۟يَا بِمَصَابٖيحَ وَجَعَل۟نَاهَا رُجُومًا لِلشَّيَاطٖينِ
“O grupimi i xhindeve dhe i njerëzve! Po patët fuqi për të kaluar përtej hapësirës së qiejve e të tokës, atëherë i kaloni! Por ju kurrë nuk do të mundeni t’i kaloni, përveç me fuqi (nga All-llahu)!”“Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju (njerëz dhe xhinde) e mohoni?”“Do të çohet kundër jush flakë zjarri pa tym dhe tunxh (i shkrirë) dhe nuk do të mundeni të mbroni veten tuaj.”([1]) “Atëherë pra, cilën nga Mirësitë e Zotit tuaj ju (njerëz dhe xhinde) e mohoni?”“Dhe vërtet që Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me drita dhe Ne i kemi bërë drita të tilla gjuajtëse për të larguar shejtanët.”([2])
Dhe shiko çfarë thonë këto vërsete? ato thonë: “O njerëz e xhinde të pabindur e kryeneçë në pafuqinë e në poshtërsinë tuaj, rebelë e kokëfortë në dobësinë e varfërinë tuaj! Në qoftë se ju nuk u bindeni urdhërave të Mia, kaloni përtej kufijve të pushteteve të Mia –nëse keni fuqi për të vepruar! Si mund të guxoni të kundërshtoni urdhrat e Atij Sulltani të Tillë të Vetëm, urdhrave të të Cilit u binden yjet, hënat e diejt sikur të ishin ushtarë të gatshëm për të zbatuar detyrat?