Translations:Yirmi Beşinci Söz/1023/sq
si për shembull, stili i veçantë i shifrave “Mukata-at” (shkronjat e shkëputura), si:
الٓمٓ الٓرٰ طٰهٰ يٰسٓ حٰمٓ عٓسٓقٓ në fillimet e disa sureve. Ne kemi përmendur pesë ose gjashtë nga shkreptimat e mrekullisë që ato përfshijnë në trajtesën “Isharatul-Ixhaz.”
Për shembull: Këto shkronja në krye të disa sureve kanë marrë gjysmën e çdo kategorie prej shumë kategorive të mirënjohura të shkronjave emfatike, bashtingëlloreve fishkëllore, shkronjave të theksuara, shkronjave ose tingujve të butë, bashkëtingëlloreve buzohundore dhe shkronjave “kalkale” (Kaf, dal, ta, xhim, ba). Duke marrë më shumë se gjysmën nga shkronjat e lehta dhe më pak se gjysmën nga shkronjat e rënda, ku asnjëra prej të dyjave nuk janë të ndashme, ai ka ndarë përgjysmë çdo kategori. Megjithëse mendja njerëzore nuk do ta kapte atë, përgjysmimi i atyre kategorive, duke qenë të mbuluara njëra brenda tjetrës, ngurruese midis dyqind mundësive a probabiliteteve, në të vetmen mënyrë të mundur, e cila i ishte fshehur mendjes njerëzore dhe ishte e panjohur për të, dhe duke organizuar të gjitha shkronjat në atë mënyrë, mbi atë distancë të gjërë, natyrisht ajo nuk ishte puna e mendjes njerëzore, dhe rastësia nuk mund të kishte ndërhyrë në të.