Translations:Yirmi Beşinci Söz/1203/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Së pari, me këto fjalë Kur’ani fillon zinxhirin e mirësive të cilat Zoti ia dhuroi njeriut duke ia kujtuar e duke e prekur në ndjenja. Dhe meqenëse e përshkruan me hollësi në vërsete të tjera, ai e shkurton përshkrimin këtu, dhe ia referon arsyes. Me fjalë të tjera, ai thotë: “Ju nuk mund të ikni nga Ai i Vetmi, i Cili ju jep ju fruta e zjarr nga pemët, ushqim e kokrra nga bimët, drithëra e grurë nga toka dhe gjithashtu e bën tokën një djep të mirë për ju të mbushur me të gjithë ushqimin tuaj dhe e bëri botën një pallat të bukur në të cilin gjenden e përmbushen të gjitha nevojat tuaja, ju nuk mund të jeni të pavarur nga Ai, as të shkoni në mosekzistencë e të fshiheni atje. Ju nuk mund të jeni pa detyra e të hyni në varr për të fjetur në rehati pa u marrë në pyetje e pa u zgjuar.”