Translations:Yirmi Beşinci Söz/958/sq
Është për shkak të këtij misteri që, me përshtatshmërinë më të plotë, i është dhënë Kur’anit titulli “Kelamull-llah” Fjala e All-llahut, dhe ky emër i jepet vazhdimisht.
Pas Kur’anit vjen niveli i librave dhe i fletëve të shenjta të profetëve të tjerë. Sa për Falët e tjera Hyjnore të cilat janë të pafund, disa prej tyre janë biseda në formë inspirimi, që burojnë e bëhen të dukshme nëpërmjet një nderimi e vlerësimi të veçantë, një titulli të pjesshëm, nëpërmjet një manifestimi të veçantë, të një Emri të veçantë, me një akt të veçantë Hyjnor e një sovraniteti të veçantë Hyjnor dhe përmes një Mëshireje të veçantë. Inspirimet (frymëzimet) e engjëjve, e njerëzve dhe inspirimet e kafshëve ndryshojnë shumë për sa i përket tërësisë dhe veçantisë.