Translations:Yirmi Beşinci Söz/972/sq
Kështu, në një kohë të tillë, kur elokuenca ishte gjëja më e kërkuar, u shpall Kur’ani, ashtu si në kohën e Musait Alejhis-selam kur magjia ishte gjëja më e kërkuar dhe, ashtu si në kohën e Isait Alejhis-selam (Jezusit) që ishte mjekësia ajo që kërkohej më tepër.Prandaj më të rëndësishmet e mrekullive ishin në ato fusha. Dhe pikërisht atëherë Kur’ani i ftoi oratorët arabë ta kundërshtonin, edhe sikur me më të shkurtrën e sureve. Ai i sfidoi ata me dekretin e:
وَ اِن۟ كُن۟تُم۟ فٖى رَي۟بٍ مِمَّا نَزَّل۟نَا عَلٰى عَب۟دِنَا فَا۟تُوا بِسُورَةٍ مِن۟ مِث۟لِهٖ
“Dhe nëse ju dyshoni për atë (Kur’anin) që Ne i kemi zbritur robit Tonë, atëherë bëni edhe ju një sure të ngjashme si ajo.”([1])
Kur’ani gjithashtu thotë: “Por nëse nuk e besoni atë, do të mallkoheni! Do të hyni në Xhehennem!” Ai e theu krenarinë e tyre në mënyrën më të frikshme dhe përbuzi mendjemadhësinë e tyre. Ai i dënoi ata së pari me zhdukje të përhershme, dhe pastaj me zhdukje të përjetshme në Xhehennem bashkë me zhdukjen e kësaj bote. Ai thotë: “Ose më kundërshtoni mua, ose ju dhe pronat tuaja do të zhdukeni për shkak se po insistoni në mohim!”
- ↑ Kur’an, 2:23