Translations:Yirmi Dördüncü Söz/235/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Një mbret ka tituj të ndryshëm në sferat e sundimit e të qeverisjes së tij, ka cilësi të ndryshme midis klasave të Tij dhe ka Emra e shenja të ndryshme në nivelet e sundimit të tij... për shembull: Ai ka Emrin Gjykatësi i Drejtë në sistemin e drejtësisë, Mbret në administratën shtetërore, Komandant i përgjithshë në ushtri, dhe Kalif në sferat ligjore të Sheriatit... Në qoftë se duke bërë një analogji me këto, i njeh Emrat dhe titujt e tjerë të Tij, ti do të kuptoje se një mbret i vetëm mund të ketë njëmijë emra e tituj në sferat e sundimit të Tij dhe në nivelet e Qeverisë së tij. Është sikur, nëpërmjet personalitetit të Tij kolegjial dhe të telefonit, sundimtari është i pranishëm në çdo sferë të qeverisë së tij, është në dijeni të gjithçkaje që ndodh në të dhe nëpërmjet ligjeve të tij, rregullave e përfaqësimeve ai shikon e shikohet; dhe prapa perdes në çdo shkallë ai rregullon e shikon, qeveris e vëzhgon nëpërmjet urdhrit të tij, njohjes dhe fuqisë.