Translations:Yirmi Dördüncü Söz/252/sq
Për shembull, le të supozojmë një Lule të zbukuruar, një Pikël të gjallë të dashuruar pas Hënës dhe një Atom të tejndritshëm, të tejdukshëm, i cili shikon tek Dielli, ku secila nga këto të kishte vetëdije, të kishte ndonjë plotësim dhe secila të kishte një përmallim për atë plotësim.
Së bashku me tregimin e shumë të vërtetave, këto tre gjëra gjithashtu aludojnë për një udhëtim shpirtëror të shpirtit, të mendjes dhe të zemrës. Dhe ato gjithashtu u korrespondojnë të tre niveleve të atyre që hetojnë realitetin.([1])
- ↑ Gjithashtu ndodhen tre grupe në çdo nivel. Të tre gjërat e dhëna si shembull në krahasim shikojnë tek këto tre grupe të cilët janë në secilin nivel. Madje ato shikojnë tek ato nëntë grupe, dhe jo vetëm tre nivelet. Autori