Translations:Yirmi Dördüncü Söz/284/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    O Ti që i ngjason Piklës! Meqenëse ti vepron si një pasqyrë direkte e diellit, tek cilado shkallë që të jesh, ti do të gjesh një hapje, një dritare duke e shikuar krejtësisht vetë Diellin në një mënyrë që të jep siguri absolute. Dhe ti nuk do të përjetosh vështirësi duke ia atribuar Diellit veprat e tij të çuditshme. Ti, pa ngurrim, do të jesh i aftë t’ia atribuosh atij cilësitë madhështore për të cilat ai është i denjë. Asgjë nuk mund të të kapë për dore dhe të të bëjë t’i dalësh para apo të të pengojë për t’ia atribuuar atij veprat madhështore të sovranitetit të tij esencial.

    As e ngushta e pengesave, as limitet e aftësive të tua, as vogëlsia e pasqyrave nuk do të të ngatërrojnë ty dhe as nuk të detyrojnë ty ta kundërshtosh të vërtetën, sepse, meqenëse ti e shikon në mënyrë të pastër, të sinqertë dhe direkt, ti e ke kuptuar se ajo që shikohet në vendet e shfaqjes dhe që vështrohet në pasqyra, nuk është Dielli. Sigurisht ato reflektime janë një lloj manifestimi i tij, një lloj reflektimi i ngjyrshëm, dhe ato reflektime janë, në të vërtetë, titujt e tij, por ama ato nuk mund t’i shfaqin plotësisht të gjitha veprat e madhështisë së tij.