Translations:Yirmi Dördüncü Söz/348/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për shembull, në qoftë se globi tokësor vlerësohet me këndvështrimin e njerëzve të shkencës, realiteti i tij është ky: si një planet mesatar, ai rrotullohet rreth diellit midis yjeve të panumërt, ai është një krijesë e vogël në krahasim me yjet. Por në qoftë se do të konsiderohej me këndvështrimin e njerëzve të Kur’anit, ashtu siç është shpjeguar në fjalën e pesëmbëdhjetë, realiteti është ky: meqenëse njeriu, që është fruti i botës, është mrekullia më e hollë e më gjithëpërfshirëse nga mrekullitë e të Plotëfuqishmit të Gjithurtë, më i mahnitshmi midis krijesave, ndonëse ai është më i pafuqishmi, më i dobëti dhe më i dashuri, ky njeri jeton në këtë botë, atëherë toka, pavarësisht nga vogëlsia dhe ultësia kur krahasohet me qiejt, është djepi i njeriut dhe vendbanimi i tij, dhe në lidhje me kuptimin dhe artin, ajo është zemra dhe qendra e universit, është ekspozita dhe shfaqja e të gjitha mrekullive të artit Hyjnor; është vendi i reflektimit dhe i përqëndrimit të të gjitha shfaqjeve të Emrave Hyjnorë, vendi i shfaqjes dhe i reflektimit të aktivitetit të pafund Hyjnor, është një treg i madh dhe një bosht për të shfaqur krijueshmërinë e pafund të veçantë në krijimin e gjërë të specieve të panumërta të bimëve dhe të kafshëve të vogëla; është model i zvogëluar i krijesave të botës së gjërë dhe madhështore të Ahiretit; është tezgjahu i shpejtë që punon e thur tekstilet e përjetshme; është një vend imitimi ku shfaqen modelet e pamjeve dhe të panoramave të përjetshme që ndryshojnë me shumë shpjetësi; është një fushë e punueshme e ngushtë dhe e përkohshme dhe farishte për të mbjellur me shpejtësi farërat për kopshtet e përjetshme, që lulëzojnë shpejt.