Translations:Yirmi Dördüncü Söz/388/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Krijuesi i Gjithurtë, i Cili është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëditur, e ka krijuar gjithçka bukur dhe me rregull perfekt. Ai i ka përshtatur ato bukur, ka kthyer fytyrat e tyre drejt qëllimeve të bukura, i ka punësuar ato në detyra të bukura, i ka bërë të bëjnë lavdërime të jashtme të bukura dhe të adhurojnë bukur. O njeri!.. Në qoftë se je me të vërtetë njeri, mos e ngatërro Natyrën, rastësinë, kotësinë dhe çudhëzimin me këto çështje të bukura. Mos i bëj ato të shëmtuara, mos vepro në mënyrë të shëmtuar. Dhe mos ji i shëmtuar!