Translations:Yirmi Dördüncü Söz/405/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në të vërtetë, dashuria jote e fortë për nefsin tënd, dhe e ngulitur tek ti, është vetëm dashuria që i përket Esencës Hyjnore, të cilën ti e keqpërdor dhe e shpenzon për veten tënde. Atëherë, o nefsi im, grise “Unin” në qënien tënde dhe shfaqe “Huvën”, ‘Atë’ në qënien tënde, sepse të gjitha llojet e dashurisë tënde të shpërndara nëpër univers janë një dashuri që të është dhënë për Emrat dhe Atributet e bukura të Krijuesit madhështor. Ti e ke keqpërdorur atë dhe po vuan dënimin, sepse dënimi i një dashurie të paligjshme dhe të shpenzuar pa vend është një torturë e pamëshirshme.

    Sigurisht, i dashuri i parapërjetësisë ka përgatitur me Emrat e tij Er-Rahman, Er-Rahim, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, një banesë që përfshin të gjitha dëshirat e tua trupore dhe të gjitha kënaqësitë; e cila është Parajsa e zbukuruar me Huritë; dhe me Emrat e Tij të tjerë ka përgatitur për ty në Parajsë mirësi të përhershme që do t’i kënaqin dëshirat e shpirtit tënd, të zemrës, mendjes, misteret dhe të aftësive të tjera të holla të brendshme, i Cili në të gjithë Emrat e Tij ka shumë thesare mirësie dhe bujarie të pafundme. Nuk ka dyshim se një grimcë nga dashuria e Atij të Dashuri të parapërjetësisë mjafton për të marrë vendin e të gjithë universit. Por universi nuk mund të marrë vendin madje as të një shfaqjeje të dashurisë së Tij.

    Kështu, o nefsi im, kushtoji vëmendje këtij dekreti parapërjetësie të cilin Ai i Dashur i Parapërjetshëm e ka bërë të Dashurin e Tij të flasë. Ndiqe atë: