Translations:Yirmi Dördüncü Söz/419/sq
Për shembull një njeri mund të hyjë në praninë e mbretit me një dhuratë shumë modeste e cila ka vlerën e pesë qindarkave, dhe atje shikon se dhuratat e tjera që kanë vlerën e milionave i janë dërguar mbretit nga njerëz të pranueshëm dhe janë rreshtuar atje. Në këtë situatë ai thotë me vete: “Çfarë të bëj? Dhurata ime nuk është asgjë.” Veçse ai papritmas thotë: “O Prijësi im! Unë t’i ofroj ty të gjitha këto dhurata në Emrin tim, sepse Ti je i denjë për to. Në qoftë se unë do të kisha pasur fuqi, unë do të të kisha dhënë ty dhurata njëlloj si të tjerëve.” Kështu, mbreti i Cili nuk ka nevojë për asgjë, i pranon dhuratat e nënshte-tasve të tij si një shenjë e besnikërisë së tyre dhe të respektit, e pranon atë dhuratë shumë modeste prej atij njeriu të varfër duke e vlerësuar si dhuratën më të madhe, kjo për shkak të atij qëllimi të pastër, të asaj dëshire të sinqertë, dhe të atij besimi të bukur e të lartë.