Translations:Yirmi Dördüncü Söz/425/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për shembull, ti bleve diçka dhe, në momentin që ti vë në zbatim çfarë është e pranueshme dhe e kërkuar nga sheriati, ai veprim i zakonshëm blerjeje fitoi vlerën e adhurimit, pasi kjo të kujton ty Urdhëruesin e Sheriatit, gjë e cila jep një përfytyrim shpirtëror. Ky përfytyrim të kujton ty shpalljen, dhe përfytyrimi i shpalljes të bën ty të orientohesh drejt All-llahut, duke menduar për Ligjvënësin. Dhe kjo është ajo e cila e bën njeriun të fitojë qetësinë dhe rehatinë e zemrës.