Translations:Yirmi Dördüncü Söz/429/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    O nefs! Mos imito njerëzit e dhënë pas dynjasë, dhe në mënyrë të veçantë të shthururit dhe jobesimtarët, dhe mos u mashtro nga shkëlqimi i tyre sipërfaqësor dhe nga kënaqësitë e paligjshme mashtruese; mos i imito ata! Ti me imitim kurrë nuk do të jesh si ata, madje ti do të biesh shumë më poshtë. Ti nuk mund të jesh gjithashtu as kafshë, sepse mendja në kokën tënde bëhet një instrument fatzi i cili në mënyrë të vazhdueshme të godet ty në kokë.