Translations:Yirmi Dördüncü Söz/436/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në qoftë se një frut i çmueshëm me vetëdije, i cili gati formon farën, krenohet me bukurinë e tij, i shikon poshtë pemës gjallesat, dhe e lëshon veten e tij në duart e tyre, ose duke qenë i pakujdesshëm ai bie, atëherë, nuk ka dyshim, se ai do të bie në duart e tyre, do të copëtohet dhe do të humbasë ashtu si çdo frut i zakonshëm. Mirëpo ai frut i vetëdijshëm në qoftë se do të gjente një pikë mbështetjeje dhe nëse do të ishte i mundur të mendonte se nëpërmjet farës brenda tij ai po mban aspektet e unitetit të të gjithë pemës, ai do të jetë mjeti për vazhdimësinë e pemës dhe për ekzistencën e vazhdueshme të realitetit të pemës, atëherë një farë e vetme brenda atij fruti të vetëm do të shfaqë një të vërtetë të përjetshme universale brenda një jete të përhershme.