64.622
düzenleme
("'''[Kjo përbëhet nga një provë e vetme e shkurtër e shtyllës së besimit në All-llah, për të cilën ndodhen me mijëra argumente të përgjithshme vendimtare që janë shpjeguar në shumë vende në Risale-i Nur]'''" içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
("Në të njëjtën mënyrë, në cilëndo shkallë që është më e madhe dhe më e plotë se sa një depo e tillë apo një fabrikë, kjo ushqimore, ky dyqan ushqimesh i të Gjithëmëshirshmit, i njohur si globi tokësor, kjo anije Hyjnore, kjo depo Hyjnore dhe ky dyqan duke mbajtur mallra e furnizime dhe ushqim të konservuar, i cili në një vit udhëton me rregull rreth një orbite prej njëzet e katër mijë vitesh, dhe duke transportuar grupet e q..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
||
171. satır: | 171. satır: | ||
'''[Kjo përbëhet nga një provë e vetme e shkurtër e shtyllës së besimit në All-llah, për të cilën ndodhen me mijëra argumente të përgjithshme vendimtare që janë shpjeguar në shumë vende në Risale-i Nur]''' | '''[Kjo përbëhet nga një provë e vetme e shkurtër e shtyllës së besimit në All-llah, për të cilën ndodhen me mijëra argumente të përgjithshme vendimtare që janë shpjeguar në shumë vende në Risale-i Nur]''' | ||
Në Kastamonu (një qytet në veri të Turqisë) një grup studentësh të shkollave të mesme erdhi tek unë, duke më thënë: '''“Na trego neve rreth Krijuesit, sepse mësuesit tonë nuk flasin për Zotin.”''' | |||
Dhe unë u thashë atyre: '''“Të gjitha shkencat që ju i studioni, në mënyrë të vazhdueshme flasin për Zotin xh.sh. dhe bëjnë të njohur Krijuesin, secila me gjuhën e saj të veçantë. Mos i dëgjoni mësuesit, dëgjoni ato shkenca.”''' | |||
Për shembull, një farmaci e pajisur mirë me ilaçe dhe me përgatesa jetësore në çdo kavanoz a shishe, të peshuara në masa të sakta e të çuditshme, padyshim tregon një kimist shumë të aftë dhe një farmacist të urtë e të ditur. | |||
Në të njëjtën mënyrë, me shkallën që është më e madhe, më e plotë dhe më mirë e pajisur se sa farmacia në treg, farmacia e globit tokësor me barnat dhe ilaçet e saja të gjalla në shishet të cilat janë katërqind mijë llojet e bimëve dhe të kafshëve, tregon dhe bën të njohur –madje edhe për sytë që janë të verbër– nëpërmjet masës ose shkallës së shkencës së mjekësisë që ju studioni, të Gjithurtin e Lavdisë, i Cili është Farmacisti i farmacisë madhështore të tokës. | |||
Për të marrë një shembull tjetër, një fabrikë e çuditshme e cila end mijëra lloje tekstilesh prej një materiali të thjeshtë, ajo padyshim bën të njohur fabrikuesin dhe mekanikun e aftë. | |||
Në të njëjtën mënyrë, në cilëndo shkallë që është më e madhe dhe më e plotë se sa fabrika njerëzore, kjo makineri Hyjnore udhëtuese e njohur si globi tokësor e cila ka qindra e mijëra uzina kryesore, koka, ku në secilën prej tyre ndodhen qindra e mijëra fabrika të përkryera, tregon e bën të njohur nëpërmjet masës ose shkallës së shkencës së inxhinierisë, të cilën ju po e studioni, Fabrikuesin e saj dhe Pronarin. | |||
Dhe, për shembull, një depo, një magazinë ose një dyqan në të cilin janë sjellë dhe rezervuar në mënyrë të rregullt e të sistemuar një mijë e një varietete ushqimesh, pa dyshim kjo bën të njohur një pronar të çuditshëm, një mbikëqyrës të furnizimeve dhe të artikujve ushqimorë. | |||
Në të njëjtën mënyrë, në cilëndo shkallë që është më e madhe dhe më e plotë se sa një depo e tillë apo një fabrikë, kjo ushqimore, ky dyqan ushqimesh i të Gjithëmëshirshmit, i njohur si globi tokësor, kjo anije Hyjnore, kjo depo Hyjnore dhe ky dyqan duke mbajtur mallra e furnizime dhe ushqim të konservuar, i cili në një vit udhëton me rregull rreth një orbite prej njëzet e katër mijë vitesh, dhe duke transportuar grupet e qënieve, që secili grup prej tyre kërkon një lloj të veçantë ushqimi, dhe duke kaluar përmes stinëve në udhëtimin e saj dhe duke e mbushur pranverën me qindra e mijëra nga furnizimet e ndryshme, si një vagon i madh, ua sjell ato krijesave të gjalla të mjera, ushqimi i të cilave ka mbaruar në dimër. Nëpërmjet masës ose shkallës së shkencës së ekonomisë të cilën ju e studioni, kjo depo e tokës bën të njohur dhe bën të dashur administratorin dhe pronarin me shkallën e madhështisë së kësaj depoje në krahasim me atë depo të ndërtuar nga njeriu. | |||
Dhe, për shembull, le të imagjinojmë një ushtri e cila përbëhet nga katërqind mijë lloje kombesh dhe secili lloj a komb ka ushqimin e tij të veçantë e të ndryshëm, përdor armë të ndryshme, vesh uniforma të ndryshme, kryen ushtrime të ndryshme stërvitore, dhe çmobilizimi nga detyrat e tij është i ndryshëm. Në qoftë se kjo ushtri, ky fushim, ka një komandant mrekullibërës i cili i furnizon vetë të gjithë ato kombe të ndryshme, të gjitha furnizimet e tyre të ndryshme, armët, uniformat dhe pajimet pa harruar e ngatërruar asnjërin prej tyre, atëherë sigurisht ushtria e mahnitshme dhe fushimi tregojnë komandantin e jashtëzakonshëm, dhe e bëjnë atë të dashur me vlerësim e mirënjohje. | |||
<div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> | <div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> |
düzenleme