64.622
düzenleme
("'''O Ekzistuesi i Vetëm i domosdoshëm! O i Vetmi i Unitetit!'''" içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
("'''Said Nursi'''" içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
||
(Aynı kullanıcının aradaki diğer 16 değişikliği gösterilmiyor) | |||
173. satır: | 173. satır: | ||
Gjithashtu, ashtu siç dëshmojnë ato për ekzistencën Tënde të domosdoshme dhe për Unitetin Tënd, po ashtu të ushqyerit dhe administrimi në qindra mijëra mënyra i anëtarëve të panumërt të ushtrisë së krijesave të gjalla në faqen e tokës, e cila përbëhet nga katërqind mijë kombe të ndryshëm, në mënyrë të përkryer, pa ngatërresë dhe pa vështirësi, tregon madhështinë e Hyjnisë Tënde brenda Unitetit Tënd dhe madhështinë e fuqisë Tënde, e cila e krijon pranverën me aq lehtësi si krijimin e një luleje të vetme dhe rrethon e i përfshin të gjitha gjërat. Ato gjithashtu tregojnë gjërësinë e pakufishme të mëshirës Tënde, e cila përgatit shumëllojshmëri të panumërta ushqimesh për kafshët dhe për njerëzit gjithandej tokës; dhe nëpërmjet të gjithë atyre veprave, dhuratave, mirëbërësive, administrimit, furnizimit me ushqim, duke u kryer me rregullsi të plotë, dhe gjithçka, madje edhe grimcat e vockëla, duke qenë të bindura e të nënshtruara ndaj atyre urdhrave, ato sigurisht tregojnë shtrirjen e pafundme të Sundimit Tënd; dhe nëpërmjet çdo pjese të atyre pemëve dhe bimëve, ashtu si gjethet e tyre, lulet, frutat, rrënjët, degët dhe sythet duke u bërë me çdo aspekt të tyre duke u njohur e shikuar, në përputhje me qëllimet e dobishme, shembujt e urtësisë dhe me dobitë, ato tregojnë qartë me gishta të panumërta për njohurinë Tënde, e cila i rrethon dhe i përfshin të gjitha gjërat dhe për gjithëpërfshirjen e Urtësisë Tënde. Me gjuhë të panumërta, ato lavdërojnë dhe lartësojnë bukurinë tërësisht të përkryer të artit Tënd dhe plotësinë e mirësisë Tënde e cila është në bukurinë më të skajshme. | Gjithashtu, ashtu siç dëshmojnë ato për ekzistencën Tënde të domosdoshme dhe për Unitetin Tënd, po ashtu të ushqyerit dhe administrimi në qindra mijëra mënyra i anëtarëve të panumërt të ushtrisë së krijesave të gjalla në faqen e tokës, e cila përbëhet nga katërqind mijë kombe të ndryshëm, në mënyrë të përkryer, pa ngatërresë dhe pa vështirësi, tregon madhështinë e Hyjnisë Tënde brenda Unitetit Tënd dhe madhështinë e fuqisë Tënde, e cila e krijon pranverën me aq lehtësi si krijimin e një luleje të vetme dhe rrethon e i përfshin të gjitha gjërat. Ato gjithashtu tregojnë gjërësinë e pakufishme të mëshirës Tënde, e cila përgatit shumëllojshmëri të panumërta ushqimesh për kafshët dhe për njerëzit gjithandej tokës; dhe nëpërmjet të gjithë atyre veprave, dhuratave, mirëbërësive, administrimit, furnizimit me ushqim, duke u kryer me rregullsi të plotë, dhe gjithçka, madje edhe grimcat e vockëla, duke qenë të bindura e të nënshtruara ndaj atyre urdhrave, ato sigurisht tregojnë shtrirjen e pafundme të Sundimit Tënd; dhe nëpërmjet çdo pjese të atyre pemëve dhe bimëve, ashtu si gjethet e tyre, lulet, frutat, rrënjët, degët dhe sythet duke u bërë me çdo aspekt të tyre duke u njohur e shikuar, në përputhje me qëllimet e dobishme, shembujt e urtësisë dhe me dobitë, ato tregojnë qartë me gishta të panumërta për njohurinë Tënde, e cila i rrethon dhe i përfshin të gjitha gjërat dhe për gjithëpërfshirjen e Urtësisë Tënde. Me gjuhë të panumërta, ato lavdërojnë dhe lartësojnë bukurinë tërësisht të përkryer të artit Tënd dhe plotësinë e mirësisë Tënde e cila është në bukurinë më të skajshme. | ||
Gjithashtu, këto dhurata të çmueshme dhe mirësi të vlefshme, dhe këto shpenzime dhe nderime të jashtëzakonshme, në këtë banesë të përkohshme dhe në këtë bujtinë kalimtare, në një kohë të shkurtër dhe në një jetë të pakët, tregojnë dhe madje dëshmojnë se Mëshirëploti, Zotërues i Fuqisë | |||
dhe i Bujarisë është Ai që e ka sjellë gjithë këtë mëshirë për miqtë e Tij.. Nuk ka dyshim se Ai ka përgatitur pemë frutdhënëse dhe bimë të lulëzuara të përjetshme të denja e të përshtatshme për Xhennetin e përhershëm në një botë të përjetshme në një mbretëri të përjetshme për shërbëtorët e Tij të cilët do t'i bëjë të jetojnë përjetësisht.. me qëllim që të pengojë përmbysjen e rezultateve të shpenzimeve dhe të mirëbërësive të Tij të cilat i shpenzoi për ta bërë Veten të dashur e të Njohur, që të mos e bëjë të kundërt rezultatin e domosdoshëm -domethënë, që të mos thonë të gjitha krijesat: “Ti na bëre që t‟i provojmë e shijojmë të gjitha ato mirësi dhe na ekzekutove para se t‟i hamë”- dhe për të mos shfuqizuar sundimin e Hyjnisë së Tij, dhe për të mos e dënuar mëshirën e Tij të pafundme dhe për të mos e bërë të mohueshme; dhe me qëllim për të mos i shndërruar të gjithë të dashurit e Tij të mallëngjyer për Të në armiq nëpërmjet privimit të tyre në këtë mënyrë.. i Gjithëmëshirshmi Gjithëbujar sigurisht ka përgatitur thesaret e përjetshme të mëshirës në Xhennetet e përjetshëm. Ato këtu janë thjesht vetëm modele për t'ua shfaqur blerësve -klientëve. | |||
Gjithashtu ashtu si të gjitha pemët dhe bimët që të shenjtërojnë dhe të bëjnë Ty tesbihate dhe të lavdërojnë nëpërmjet fjalëve të gjetheve të tyre, të luleve dhe të frutave, po ashtu çdo fjalë prej atyre fjalëve, në vetvete gjithashtu Të shenjtëron. Lavdërimet e frutave në mënyrë të veçantë nëpërmjet gjuhës së gjendjes -me shumëllojshmërinë e madhe të tulit të tyre origjinal, artit të tyre të çuditshëm, farërave të jashtëzakonshme dhe atyre tabakave të ushqimit duke ua dhënë duarve të pemëve dhe të vendosura mbi to dhe të dërguara për miqtë e Tu të gjallë- tesbihatet, lavdërimet e tyre janë aq të qarta saqë janë pothuajse gojore.. | |||
Të gjitha këto janë të bindura e të nënshtruara ndaj urdhrit që lëshohet prej Teje, në Sundimin Tënd nëpërmjet forcës dhe fuqisë Tënde, mirëbërësisë dhe dëshirës Tënde dhe nëpërmjet mëshirës dhe Urtësisë Tënde. | |||
'''O Krijues që fshihesh në intensitetin e manifestimit Tënd dhe i mbuluar me madhështinë e lartësisë Tënde! O Autor, o i Gjithurtë, o Krijues, o Mëshirëplotë!''' | |||
''' | |||
Nëpërmjet gjuhëve të të gjitha pemëve dhe bimëve, dhe gjetheve të tyre, luleve dhe frutave dhe sa numri i tyre, unë të lavdëroj e të lartësoj Ty dhe deklaroj se Ti je i lirë prej të gjitha të metave, larg pafuqisë dhe ortakëve! | |||
'''O Krijues, o i Plotëfuqishëm! O Planifikues, o i Gjithurtë! O Ushqyes, o Mëshirëplotë!''' | |||
Nëpërmjet instruksionit të profetit më të nderuar a.s.m. dhe nëpërmjet mësimit të Kur‟anit të gjithurtë, unë kam kuptuar dhe besuar se ashtu si bimët dhe pemët që të Njohin dhe bëjnë të njohura Atributet e Tua të shenjta dhe Emrat e Tu të Bukur; po ashtu midis njerëzve dhe kafshëve, të cilët janë ato krijesa të gjalla që kanë shpirtëra, nuk ka asnjë prej tyre veçse dëshmon nëpërmjet gjymtyrëve të saj të brendshme e të jashtme të cilat punojnë me aq rregullsi siç punojnë orët e mirërregulluara, dhe nëpërmjet sistemit shumë të hollë dhe nëpërmjet balancimit dhe ekuilibrit në trupat e tyre, dhe nëpërmjet dobive dhe qëllimeve domethënëse të shqiseve dhe aftësive të holla, artit të madh në krijimin e tyre dhe në qënien të pajisura me shumë urtësi dhe me ekuilibër të saktë të sistemeve të tyre trupore, -veçse dëshmon- domosdoshmërinë e ekzistencës Tënde dhe realitetin e Atributeve të Tua. | |||
Sepse forca e errët, natyra e pavetëdijshme, rastësia e paqëllim në asnjë mënyrë nuk mund të ndërhyjnë në një art të tillë të perceptueshëm, të hollë, dhe në një urtësi të tillë të vetëdijshme e të hollë dhe në atë balancë të përkryer të urtë; ato nuk mund të jenë vepra e tyre; kjo është krejtësisht e pamundur. Gjithashtu është krejtësisht e pamundur që qëniet e gjalla të krijonin vetveten, sepse atëherë secila prej grimcave të tyre duhet të posedonte njohuri dhe urtësi gjithëpërfshirëse si të ishin zot, duhet të ishin të afta të njihnin, të shikonin dhe t‟i krijonin të gjitha pjesët e trupave të tyre dhe ta formonin atë; madje ajo do të duhej të ishte në gjendje ta njihte, ta shihte dhe ta bënte gjithçka në dynja të lidhur me të, dhe të mund të thuhej se “ajo e bëri vetveten”. | |||
Gjithashtu, qënia e tyre të nënshtruara ndaj të njëjtit administrim dhe të njëjtit planifikim, dhe e gjithë qënia e tyre duke qenë i njëjti lloj, dhe të gjitha ato duke mbajtur të njëjtën stampë, të tilla si ngjashmërinë në tiparet e fytyrës si syri, veshi dhe gjuha, dhe uniteti në stampën e urtësisë që vëzhgohet në fytyrat e anëtarëve të të njëjtës specie, dhe ngjashmëria në mjetet e jetesës dhe të krijimit, dhe qënia e të gjitha atyre njëra brenda tjetrës; nuk ka ndonjë prej këtyre rrethanave veçse dëshmon në mënyrë të prerë për Unitetin Tënd dhe, nëpërmjet manifestimeve të të gjithë Emrave të Tu të cilët shikojnë Universin duke qenë mbi secilin individ, dëshmon për njësinë Tënde brenda Unitetit. | |||
Gjithashtu, nëpërmjet qënies të pajisura, të ushtruara dhe të nënshtruara si një ushtri e rregullt dhe e disiplinuar dhe nga më e vogla për tek më e madhja, bindja e tyre në mënyrë të rregullt ndaj urdhrave të Hyjnisë dhe nënshtrimi i qindra e mijëra specieve dhe kafshëve në faqen e tokës së bashku me njeriun ndaj atyre urdhrave -që të gjitha këto-dëshmojnë shkallën e madhështisë së asaj Hyjnie; dhe nëpërmjet vlerës së tyre të madhe pavarësisht shumësisë së madhe të tyre, dhe bërja e tyre me shpejtësi të skajshme pavarësisht se ato janë të plotësuara, dhe krijimi i tyre me lehtësi të skajshme pavarësisht përkryerjes së tyre.. dëshmojnë prerazi madhështinë e fuqisë Tënde. Gjithashtu ato tregojnë në mënyrë vendimtare shtrirjen e pakufishme të Mëshirës Tënde, e cila u dërgon ushqimin të gjitha atyre, duke filluar nga mikrobet për tek hundëbrirët, dhe nga insekti më i vockël për tek shpendi më i madh të shpërndarë në skajet e lindjes, të perëndimit, të veriut dhe të jugut; dhe nëpërmjet të gjithë atyre duke kryer funksionet e tyre natyrore si ushtarët e bindur që merren rishtas, dhe në çdo pranverë faqja e tokës duke u transformuar në një fushim ushtarak për ato krijesa në vend të atyre që i përfunduan shërbimet e tyre në vjeshtën e kaluar.. kjo tregon për gjërësinë e mëshirës Tënde absolute. | |||
Gjithashtu, nëpërmjet një njohjeje të thellë dhe një urtësie të saktë, të gjitha krijesat e gjalla duke qenë kopje të zvogëluara të universit, dhe qënia e tyre duke u bërë pa mangësi, pa të meta, pa ngatërresë midis pjesëve të përziera dhe pa konfuzion midis formave të ndryshme të tyre tregojnë sa numri i tyre për njohurinë Tënde e cila i përfshin të gjitha gjërat dhe për urtësinë Tënde që i rrethon e përfshin të gjitha gjërat; | |||
ndërsa nëpërmjet qënies së të gjitha atyre të bëra aq të bukura e të holla saqë janë mrekullitë e artit dhe çudirat e urtësisë, ato tregojnë në mënyra të panumërta bukurinë krejtësisht të plotë të artit Tënd Hyjnor të cilin Ti e do shumë dhe dëshiron ta shfaqësh; dhe nëpërmjet të gjitha atyre, dhe veçanërisht të vegjëlit e tyre duke u ushqyer në mënyrën më të mirë duke i kënaqur dëshirat dhe orekset e tyre, japin tregues të pakufishëm për bukurinë e shkëlqyer të Përkujdesjes Tënde. | |||
'''O i Gjithëmëshirshëm, O Mëshirëplotë! O Më i Vërteti për të përmbushur premtimin Tënd! O Pronari i Ditës së Gjykimit!''' | |||
Nëpërmjet instruktimit të profetit më të nderuar a.s.m. dhe udhëzimit të Kur‟anit të Gjithurtë, unë kam kuptuar se meqenëse rezultati më i madh i universit është jeta, dhe esenca më e zgjedhur e jetës është shpirti, dhe më të zgjedhurit e qënieve me shpirtëra janë qëniet inteligjente dhe midis qënieve inteligjente -të vetëdijshme- ai me natyrë gjithëpërfshirëse është njeriu; dhe meqenëse i gjithë universi me rolin e tij është i nënshtruar ndaj jetës dhe punon për jetën, dhe qëniet e gjalla u nënshtrohen qënieve me shpirtëra dhe dërgohen në këtë dynja për hir të tyre, dhe qëniet me shpirtëra i nënshtrohen njeriut dhe janë gjithmonë në ndihmë të tij; dhe meqenëse nga natyra njerëzit në mënyrë të sinqertë e serioze e duan Krijuesin e tyre, dhe Krijuesi i tyre i do ata, dhe e bën Vetveten të dashur për ta nëpërmjet çdo mjeti; dhe meqenëse kapaciteti i bashkëlindur i njeriut dhe aftësitë shpirtërore të tij shikojnë e orientohen për tek një botë tjetër e qëndrueshme dhe për një jetë tjetër të përhershme, dhe zemra dhe inteligjenca e tij dëshirojnë përjetësinë me të gjithë fuqinë e tyre, dhe gjuha e tij i kërkon me përgjërim Krijuesit të tij përjetësi me lutje të pafundme; | |||
Ai sigurisht nuk do t'i ofendonte njerëzit, të cilët e duan shumë Atë dhe duhen, duke u shkaktuar atyre të vdesin dhe atëherë të mos i sillte ata përsëri në jetë, ndërsa Ai i krijoi ata për një dashuri të përjetshme, duke i bërë ata -kështu- të ndjenin armiqësi të përhershme; kjo do të ishte e pamundur. Njerëzit u dërguan për të punuar në këtë dynja me qëllim që të jetojnë të gëzuar në një botë tjetër të përjetshme dhe me qëllim që ta fitojnë atë jetë. Emrat Hyjnorë të manifestuar mbi njeriun në këtë jetë të shkurtër e kalimtare tregojnë se njerëzit, të cilët do të jenë pasqyrat reflektuese të atyre Emrave në botën e përjetshme, do t'i marrin manifestimet e tyre të përjetshme. | |||
Po, miku i vërtetë i të Vetmit të përjetshëm, dhe pasqyra e vetëdijshme e të Qëndrueshmit të Vetëm duhet të jetë i qëndrueshëm, i përhershëm. | |||
Nga rrëfenjat e sakta kuptohet se shpirtërat e kafshëve do të jetojnë vazhdimisht, dhe se disa individë të veçantë prej kafshëve do të kalojnë për tek bota e përjetshmërisë bashkë me trupat e tyre, të tilla, si: Hud Hudi -pupëza- dhe milingonat e Hazreti Sulejmanit a.s., deveja e Salihut a.s, qeni i shokëve të Shpellës -Tefsiru Kurtubij- dhe se çdo specie prej tyre do të ketë një trup të veçantë që të mund ta përdorë nga koha në kohë. Kjo gjithashtu kërkohet nga urtësia dhe realiteti; po ashtu kërkohet nga mëshira dhe Hyjnia. | |||
'''O i Gjithëfuqishëm dhe o Vetekzistues i Përhershëm!!!''' | |||
Të gjitha krijesat e gjalla, qëniet me shpirtëra dhe qëniet e vetëdijshme u janë nënshtruar urdhërave të Hyjnisë Tënde dhe janë vënë në punë në detyrat e tyre të natyrshme vetëm nëpërmjet forcës dhe fuqisë Tënde. Disa i janë nënshtruar njeriut, jo për shkak të forcës dhe sundimit të njeriut, por nëpërmjet mëshirës Hyjnore, për shkak të dobësisë dhe pafuqisë së tij të bashkëlindura. Çdo kafshë e kryen adhurimin e saj të veçantë, si me gjuhën e gjendjes po ashtu edhe me atë të fjalës duke lavdëruar Krijuesin e vet, Shpikësin, dhe të Adhuruarin duke e shenjtëruar Atë i Cili është krejtësisht i lirë dhe larg të metave dhe pasjes ortakë, dhe duke e lartësuar e falënderuar për mirësitë dhe dhuratat e Tij. | |||
'''Lavdia të takon Ty, O Krijues i Vetëm që fshihesh në intensitetin e manifestimit Tënd dhe i mbuluar me madhështinë e lartësisë Tënde!''' | |||
''' | |||
Unë të shenjtëroj nëpërmjet tesbihateve të të gjitha qënieve me shpirtëra duke deklaruar: سُب۟حَانَكَ يَا مَن۟ جَعَلَ مِنَ ال۟مَاءِ كُلَّ شَى۟ءٍ حَىٍّ Lavdia të takon Ty, o Krijues, që i ke bërë nga uji të gjitha gjërat e gjalla...!(<ref>Kuran, 21:30</ref>) | |||
</ | |||
'''O Mbështetësi i të gjitha botëve! O Zoti i të parëve dhe i të fundmive!''' | |||
'''O Mbështetësi i qiejve dhe i tokës!''' | |||
Nëpërmjet instruksionit të profetit më të nderuar a.s.m. dhe mësimit të Kuranit të gjithurtë, unë kam kuptuar e besuar se ashtu si qiejt, atmosfera, globi tokësor, toka dhe deti, pemët, bimët dhe kafshët, së bashku me të gjithë anëtarët e tyre, pjesët dhe grimcat Të njohin, Të tregojnë e dëshmojnë për ekzistencën dhe për Unitetin Tënd; po kështu qëniet e gjalla, esenca e universit, dhe njeriu, esenca e krijesave të gjalla, dhe profetët, evlijatë dhe dijetarët e pastër, esenca e njerëzimit dhe, nëpërmjet vizioneve, zbulesave, inspirimeve dhe shfaqjeve të zemrave dhe të intelektit të tyre, të cilat formojnë esencën e profetëve, evlijave dhe të dijetarëve të pastër, dëshmojnë me sigurinë e konsensusit të njëqindfishtë për domosdoshmërinë e ekzistencës Tënde, të Unitetit dhe të Njësisë, dhe japin njoftime për to; dhe nëpërmjet mrekullive të tyre, kerameteve, dhe provave të sigurta, provojnë atë çfarë thonë. | |||
Po, nuk ka asgjë që i ndodh zemrës, gjë e cila shikon tek Ai që e inspiron atë prej prapa perdes së të Padukshmes; dhe nuk ka inspirim të saktë, i cili e bën atë të shikojë dhënësin e inspirimit; dhe nuk ka besim të sigurtë, i cili zbulon në formën e “sigurisë absolute” atributet e Tua të shenjta dhe Emrat më të Bukur; dhe nuk ka zemër të ndritur prej Profetëve dhe Evlijave, e cila vëzhgon me “shikimin e sigurisë” dritat e Ekzistuesit të domosdoshëm; dhe nuk ka intelekt të ndriçuar prej dijetarëve të pastër dhe prej të të vërtetëve, i cili vërteton e provon me “njohjen e sigurisë” shenjat e ekzistencës së Krijuesit të të gjitha gjërave dhe provat e Unitetit të Tij; - Nuk ka ndonjë prej këtyre që nuk dëshmon për domosdoshmërinë e ekzistencës Tënde, për Atributet e Tua, për Njësinë dhe për Emrat e Tu të bukur, dhe i tregojnë dhe aludojnë për to. | |||
< | <nowiki></nowiki> | ||
</ | |||
Gjithashtu, ashtu siç duke u mbështetur tek mrekullitë e tyre, kerametet dhe tek provat, të gjithë ata qindra e mijëra lajmëtarë të vërtetë të sihariqeve dëshmojnë për ekzistencën dhe për Unitetin Tënd; kështu ata me unanimitet njoftojnë, shpallin dhe provojnë shkallën e madhështisë së Hyjnisë Tënde, e cila sundon duke filluar nga administrimi i tërësisë së çështjeve të Fronit Sublim, i Cili i rrethon të gjitha gjërat, për tek njohja, dëgjimi, administrimi, mendimet sekrete e private të zemrës, dëshirat dhe lutjet e saj. Ato tregojnë e provojnë gjithashtu madhështinë e Fuqisë Tënde, e cila krijon gjëra të ndryshme të panumërta përnjëherësh, dhe e bën gjënë më të madhe me aq lehtësi si atë më të vogëlën duke mos penguar një veprim një tjetër dhe asnjë çështje duke mos e penguar një çështje tjetër. | |||
Gjithashtu, ato njoftojnë e provojnë nëpërmjet mrekullive dhe provave të tyre gjërësinë madhështore të mëshirës Tënde, e cila e bën universin si një pallat madhështor për qëniet me shpirtëra dhe veçanërisht për njeriun; e cila ka përgatitur parajsën dhe lumturinë e përhershme për xhindët dhe për njerëzit; që nuk harron madje as qënien më të vockël të gjallë; dhe përpiqet që të ngopë e kënaqë zemrën më të pafuqishme. | |||
Ata gjithashtu njoftojnë për shtrirjen e pafundme të sundimit Tënd absolut i cili i nënshtron, i vë në shërbim dhe në punë të gjitha llojet e krijesave nga grimcat për tek planetët... | |||
Ata gjithashtu, dëshmojnë, tregojnë dhe aludojnë për njohurinë Tënde gjithëpërfshirëse, e cila e bëri universin si një libër madhështor i cili përmban mesazhe aq sa numri i pjesëve të tij, dhe i cili ka regjistruar të gjitha ngjarjet e qënieve në një Regjistër të Qartë dhe në një Libër të Qartë dhe ato janë dy regjistrat e El-Leuhul-Mahfudhit, Pllakës së Ruajtur, dhe i cili ka vendosur, ka shkruar në mënyrë të plotë e pa gabime në farërat e tyre indekset dhe programet e të gjitha pemëve dhe biografitë e qënieve të vetëdijshme në kujtesat e kokave të tyre. | |||
Ata gjithashtu dëshmojnë për gjithëpërfshirjen e urtësisë Tënde të Shenjtë, e cila u bashkangjit qëllime të shumta të gjitha gjërave, duke i bërë madje edhe pemët të prodhojnë rezultate sa numri i frutave të tyre, dhe e cila ndjek dobitë për të gjitha qëniet e gjalla sa numri i gjymtyrëve të tyre, dhe madje sa numri i pjesëve dhe i qelizave të tyre, dhe duke e përdorur gjuhën e njeriut në detyra të shumta, e pajis atë me aftësi për të peshuar shijet sa numri i ushqimeve. | |||
Ata gjithashtu dëshmojnë me unanimitet për vazhdimësinë e manifestimeve të Emrave lidhur me Bukurinë dhe Madhështinë Tënde, shembujt e të cilëve shihen në këtë dynja, se ato do të vazhdojnë në mënyrë të shndritshme për të gjithë përjetësinë, dhe se mirësitë e Tua, shembujt e të cilëve vëzhgohen në këtë botë kalimtare, do të vazhdojnë në banesën e lumturisë në një mënyrë akoma më vezulluese, dhe se ata që përmallohen për ato në këtë dynja do t‟i shoqërojnë dhe do të jenë së bashku me to në të gjithë përjetësinë. | |||
Atëherë, me në krye profetin më të nderuar a.s.m., duke u mbështetur në qindra prej mrekullive të tij të ndritshme, dhe Kuranin fisnik duke u mbështetur në ajetet e tij vendimtare, pastaj të gjithë pejgamberët a.s. të cilët janë me shpirtërat e tyre të shndritshëm, dhe të gjithë evlijatë, të cilët janë polet shpirtërorë me zemrat e tyre të mbushura me dritë, dhe të gjithë dijetarët e pastër me mendjet e tyre të ndritshme, duke u mbështetur tek kërcënimet dhe premtimet e Tua të përsëritura në të gjitha shkrimet e shenjta dhe në librat qiellorë, dhe duke besuar në atributet e Tua të shenjta, të tilla si: fuqia, mëshira, favori, urtësia, lavdia dhe bukuria, dhe funksionet e Tua, në dinjitetin e madhështisë Tënde, dhe në sundimin e Hyjnisë Tënde, sihariqojnë nëpërmjet zbulesave të tyre, shikimeve të tyre të ngulitur me shkallën e “njohjes së sigurisë” duke sihariquar xhindet dhe njerëzit për lumturinë e përjetshme dhe duke i paralajmëruar me xhehennem njerëzit e çudhëzuar; ata e besojnë këtë dhe dëshmojnë për të. | |||
< | '''O i Plotëfuqishëm, O i Gjithurtë! O i Gjithëmëshirshëm, O Mëshirëplotë! O Gjithëbujar i Vetëm i Vërtetë në premtimin Tënd! O Detyrues i Gjithëlavdishëm! O Zotërues i Dinjitetit, madhështisë dhe i lartësisë!..''' | ||
Ti je i Shenjtëruari Absolut, i Lartësuari Absolut dhe krejtësisht i përjashtuar dhe larg diskretitimit dhe përgënjeshtrimit të kaq shumë miqve besnikë prej evlijave të vërtetë, dhe kaq shumë premtimeve të Tua të shumta, atributeve dhe funksioneve të Tua të shenjta.. dhe krejtësisht larg mohimit të kërkesave të sigurta të Sovranitetit të Hyjnisë Tënde dhe duave të Shërbëtorëve të pranueshëm e të panumërt të Tu, të cilët Ti i do dhe që tërheqin dashurinë Tënde nëpërmjet besimit tek Ti, vërtetimit dhe bindjes ndaj Teje.. Ti je i shenjtëruar, i lartësuari absolut, dhe larg konfirmimit të mohimit të ringjalljes nga ana e njerëzve të çudhëzimit dhe të mohimit, të cilët nëpërmjet mosbesimit, rebelimit dhe mohimit të premtimeve të Tua, ofendojnë madhështinë e lartësisë Tënde, fyejnë dinjitetin dhe lavdinë Tënde, | |||
nderin e Hyjnisë Tënde dhe prekin dhembshurinë e Hyjnisë Tënde, Unë deklaroj se drejtësia, bukuria dhe mëshira Jote janë krejtësisht të lartësuara dhe larg një tiranie të tillë të shëmtuar dhe një shëmtie të tillë. | |||
Me të gjitha grimcat e qënies sime, unë dëshiroj të recitoj vërsetin, | |||
سُب۟حَانَهُ وَ تَعَالٰى عَمَّا يَقُولُونَ عُلُوًّا كَبٖيرًا “Lavdi, Madhështia dhe Lavdia i takojnë Atij! Larg nga të gjitha trillimet e shpifjet që i ngjisin e thonë për Të. Madhështor dhe i Lartësuar (pa kufi)”(<ref>Kur‟an, 17:43</ref>) | |||
Në të vërtetë, ata të dërguarit e Tu të vërtetë prej lajmëtarëve të Sundimit Tënd dëshmojnë me “sigurinë absolute”, “me njohjen e sigurisë” dhe me “shikimin e sigurisë”, për thesaret e mëshirës Tënde në Ahiret dhe për depot e mirësive të Tua në botën e përhershme, dhe zbulojnë në mënyrë të plotë e të jashtëzakonshme manifestimet e bukura të Emrave të Tu në banesën e Lumturisë, dhe japin sihariqet e këtyre. Duke besuar se rrezja më e lartë e Emrit Tënd El-Hakk, i Cili është burimi, dielli dhe mbrojtësi i të gjithë realiteteve, është kjo e vërteta e Ringjalljes dhe e Tubimit të Madh, ata e japin mësim atë për shërbëtorët e Tu. | |||
'''O Zoti i Pejgamberëve dhe i të Drejtëve!''' | |||
Ata të gjithë janë të nënshtruar dhe nëpunës në sundimin Tënd nëpërmjet urdhrit dhe fuqisë Tënde, nëpërmjet dëshirës dhe planifikimit Tënd, dhe nëpërmjet njohjes dhe urtësisë Tënde. Ata demonstrojnë nëpërmjet shenjtërimit, lavdërimit dhe lartësimit duke deklaruar që je Një i Vetëm, se globi është si një vend i gjërë për dhikër -për përmendje- dhe se universi është si një xhami madhështore për adhurim. | |||
'''O Mbështetësi im! O Mbështetësi i qiejve dhe i tokës! O Krijuesi im! O Krijuesi i gjithçkaje!''' | |||
Për hir të fuqisë Tënde, dëshirës, urtësisë, sundimit dhe mëshirës Tënde, e cila i nënshtron qiejt dhe yjet e tyre, tokën dhe gjithçka që ajo përmban, dhe të gjitha krijesat së bashku me të gjitha cilësitë dhe aktet e tyre, nënshtroma nefsin tim dhe nënshtroji për mua dëshirat e mia! Nënshtroji zemrat e njerëzve të Risale- i Nurit, me qëllim që ata të mund t’i shërbejnë Kuranit dhe besimit! Dhe më jep mua dhe vëllezërve të mi besim të plotë dhe një vdekje të mirë, mbyllje të mirë! Ashtu siç ia nënshtrove detin Musait a.s., zjarrin Ibrahimit a.s., malet dhe hekurin Davudit a.s., xhindet dhe njerëzit Sulejmanit a.s., dhe diellin dhe hënën Muhammedit a.s.m., nënshtroji zemrat dhe mendjet për Risale-i Nurin! Më ruaj mua dhe të gjithë studentët e Risale-i Nurit nga e keqja e nefsit dhe e shejtanit, dhe nga ndëshkimi i varrit dhe i zjarrit të xhehennemit, dhe na jep lumturi në Xhennet! | |||
Amin.Amin.Amin. | |||
سُب۟حَانَكَ لَا عِل۟مَ لَنَٓا اِلَّا مَا عَلَّم۟تَنَٓا اِنَّكَ اَن۟تَ ال۟عَلٖيمُ ال۟حَكٖيمُ | سُب۟حَانَكَ لَا عِل۟مَ لَنَٓا اِلَّا مَا عَلَّم۟تَنَٓا اِنَّكَ اَن۟تَ ال۟عَلٖيمُ ال۟حَكٖيمُ | ||
< | “Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtet që Vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti”.(<ref>Kur‟an, 2:32</ref>) | ||
وَ اٰخِرُ دَع۟وٰيهُم۟ اَنِ ال۟حَم۟دُ لِلّٰهِ رَبِّ ال۟عَالَمٖينَ | وَ اٰخِرُ دَع۟وٰيهُم۟ اَنِ ال۟حَم۟دُ لِلّٰهِ رَبِّ ال۟عَالَمٖينَ | ||
< | Ndërsa duaja e fundit e tyre do të jetë: “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Zotin e gjithë botëve”.(<ref>Kur‟an, 10:10</ref>) | ||
Në qoftë se ka pasur ndonjë gabim nga ana ime në paraqitjen tek dera e Krijuesit tim Mëshirëplotë këtë trajtesë instruktive të cilën e kam marrë nga Kur‟ani dhe nga “Xheushan el-Kebir” -një dua e profetit Muhammed a.s.m.- si adhurim në formën e mendimit reflektiv, duke e bërë Kuranin dhe Xheushenin ndërmjetësuesin tim, unë kërkoj falje për mangësitë e mia. | |||
'''Said Nursi''' | |||
'''Said | |||
<div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> | <div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> |
düzenleme