64.902
düzenleme
("'''Përfundim: Përderisa ka jetë në dynja, medoemos ata njerëz të cilët e kuptojnë qëllimin e jetës dhe nuk i keqpërdorin jetët e tyre, do të jenë të meritueshëm për jetën e përhershme në botën e përjetshmërisë dhe në Xhennetin e përjetshëm. Ne në këtë besojmë...'''" içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
("Po kështu ngjet me shkëlqimin e gjallesave në sipërfaqen e tokës dhe në det, me Fuqinë Hyjnore dhe shfaqjen e Emrit më të madh “El- Muhji”, “Jetëdhënësi”, i të Gjallit Vetekzistues (xhel-le sha’nuhu), dhe atëherë ato fshihen prapa perdes së të padukshmes duke thënë: '''“Ja Hajj!”''', O i Gjallë i Përjetshëm!, me qëllim që të bëjnë vend për ato që i ndjekin prapa. Kjo përfaqëson një sërë dëshmish për tregu..." içeriğiyle yeni sayfa oluşturdu) |
||
971. satır: | 971. satır: | ||
Gjithashtu, shkëlqimi i objekteve të shndëritshme që gjenden në tokë nëpërmjet reflektimit të dritës së diellit, vezullimi i shkurtër i fluskave të vogëla në sipërfaqen e oqeanit përmes shkreptimave të dritës, pastaj shuajtja e atij shkëlqimi me zhdukjen e tyre dhe ardhja e fluskave të tjera në vend të tyre, që ashtu si të parat shkëlqejnë, sikur të ishin pasqyra për diej të imagjinuar, që na shfaqin neve në mënyrë të vetëkuptueshme se ato shkëlqime e vezullime nuk janë tjetër veçse një shfaqje reflektuese e një dielli të lartë. Me gjuhët e tyre të ndryshme ato përmendin ekzistencën e diellit dhe e tregojnë atë me gishtat e tyre të shndritshëm. | Gjithashtu, shkëlqimi i objekteve të shndëritshme që gjenden në tokë nëpërmjet reflektimit të dritës së diellit, vezullimi i shkurtër i fluskave të vogëla në sipërfaqen e oqeanit përmes shkreptimave të dritës, pastaj shuajtja e atij shkëlqimi me zhdukjen e tyre dhe ardhja e fluskave të tjera në vend të tyre, që ashtu si të parat shkëlqejnë, sikur të ishin pasqyra për diej të imagjinuar, që na shfaqin neve në mënyrë të vetëkuptueshme se ato shkëlqime e vezullime nuk janë tjetër veçse një shfaqje reflektuese e një dielli të lartë. Me gjuhët e tyre të ndryshme ato përmendin ekzistencën e diellit dhe e tregojnë atë me gishtat e tyre të shndritshëm. | ||
Po kështu ngjet me shkëlqimin e gjallesave në sipërfaqen e tokës dhe në det, me Fuqinë Hyjnore dhe shfaqjen e Emrit më të madh “El- Muhji”, “Jetëdhënësi”, i të Gjallit Vetekzistues (xhel-le sha’nuhu), dhe atëherë ato fshihen prapa perdes së të padukshmes duke thënë: '''“Ja Hajj!”''', O i Gjallë i Përjetshëm!, me qëllim që të bëjnë vend për ato që i ndjekin prapa. Kjo përfaqëson një sërë dëshmish për treguesit e jetës dhe për domosdoshmërinë e ekzistencës së të Gjallit të Përjetshëm Vetekzistues (xhel-le sha’nuhu). Gjithashtu, të gjitha provat që dëshmojnë Njohurinë Hyjnore, shenjat e të cilës janë të dukshme në organizimin e të gjitha qënieve; të gjitha dëshmitë që vërtetojnë ekzistencën e një Fuqie që vepron gjithandej universit; të gjitha argumentet që tregojnë vullnetin dhe qëllimin duke sunduar rregullin dhe administrimin e kozmosit; të gjitha shenjat, mrekullitë e kështu me radhë që vërtetojnë profetësinë e profetëve, mjetet e Fjalës Hyjnore dhe Shpalljes Hyjnore dhe treguesit që dëshmojnë e tregojnë shtatë Atributet e mëdha Hyjnore, të gjithë ato tregojnë dhe dëshmojnë me unanimitet jetën e të Gjallit të përjetshëm, Vetekzistuesit të vetëm, | |||
sepse në qoftë se aftësia e të shikuarit është e pranishme në një gjë, padyshim duhet që ajo të ketë jetë gjithashtu, në qoftë se ajo ka dëgjim, kjo gjithashtu është shenjë jete, në qoftë se në të gjendet aftësia e të folurit, kjo gjithashtu tregon ekzistencën e jetës, dhe nëse do të ndodheshin vullneti e zgjedhja, natyrisht ato janë dukuritë e jetës... | |||
E ngjashme me këtë, Atributet, ekzistenca e të cilave provohet dhe është e vetëkuptueshme në sajë të shenjave të tyre gjithandej kozmosit, të tilla si Fuqia Absolute, Vullneti i gjithanshëm, dhe Njohuria gjithëpërfshirëse, dëshmojnë me të gjitha provat e tyre jetën e të “Gjallit të Përjetshëm Vetekzistues” dhe domosdoshmërinë e ekzistencës së Tij, dëshmojnë për jetën e Tij të amshuar, që vetëm një hije e të cilës ka ndriçuar të gjithë universin dhe një shfaqje e të cilës është e mjaftueshme për të dhënë jetën e botës së përtejme me të gjitha grimcat e saj. | |||
Dhe Atributi Hyjnor i jetës lidhet gjithashtu me shtyllën e '''“Besimit në engjëjt”''' dhe e provon atë nëpërmjet treguesit, sepse përderisa jeta është rezultati më i rëndësishëm i Kozmosit, dhe gjallesat përbëjnë formën më gjerë të përhapur të krijimit, me modelet e saj që shumohen për shkak të vlerës së tyre; ato në mënyrë të vazhdueshme gjallërojnë bujtinën e kësaj bote me ardhjen dhe me largimin e karvaneve të tyre. | |||
Dhe për më tepër, globi i cili mbushet me kaq shumë specie të qënieve të gjalla, vazhdimisht boshatiset e rimbushet me urtësinë e ripërtëritjes e të shumimit, dhe qëniet e gjalla krijohen në shumësi, madje edhe tek substancat më të ulëta e të prishura, saqë duket si të ishte një ringjallje e vazhdueshme e mikrobeve. | |||
Së fundi, meqenëse vetëdija dhe mendja, të cilat janë esenca e distiluar e jetës, dhe shpirti i cili është substanca e saj e hollë dhe e qëndrueshme, meqenëse krijohen gjithashtu gjithandej globit në shumësinë më të madhe, sikur globi tokësor të gjallërohej, të zbukurohej e të bëhej i gëzuar nga jeta, mendja, vetëdija dhe shpirti... Në qoftë se do të merrnim në konsideratë të gjitha ato që u përmendën më parë, dalim me përfundimin se do të ishte krejtësisht e pamundur që trupat qiellorë, të cilët janë më të hollë, më të shndritshëm, më të mëdhenj e më të rëndësishëm se sa toka, të ishin të vdekura, të palëvizshme, të pajetë e të vetëdijshëm. | |||
Atëherë duhet të ekzistojnë e të jenë pajisur me veçorinë e jetës gjallesat e vetëdijshme që mbushin e gjallërojnë qiejt, diejt dhe yjet, që u japin atyre gjallërinë, që shfaqin rezultatin e qëllimit për krijimin e qiejve, dhe marrin adresim nga Krijuesi i Gjithëlavdishëm. Këto krijesa, me një natyrë të përshtatshme për qiejt, me një esencë jete janë vetëm se engjëjt... | |||
<div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> | <div lang="tr" dir="ltr" class="mw-content-ltr"> |
düzenleme