Fjala e Tridhjetë e Tre

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden
    Bu sayfa Otuz Üçüncü Söz sayfasının çevrilmiş sürümü ve çeviri %100 tamamlandı.


    Kjo Fjalë përbëhet nga Tridhjetë e Tre Dritare

    Kjo është ‘Fjala e Tridhjetë e Tre’ nga njëri aspekt, dhe ‘Letra e Tridhjetë e Tre’ nga aspekti tjetër.

    بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّح۪يمِ

    Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.

    سَنُرٖيهِم۟ اٰيَاتِنَا فِى ال۟اٰفَاقِ وَفٖٓى اَن۟فُسِهِم۟ حَتّٰى يَتَبَيَّنَ لَهُم۟ اَنَّهُ ال۟حَقُّ اَوَلَم۟ يَك۟فِ بِرَبِّكَ اَنَّهُ عَلٰى كُلِّ شَى۟ءٍ شَهٖيدٌ

    “Ne do t’u shfaqim atyre shenjat tona në gjithësi dhe në vetë veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ky (Kur’ani) është e vërteta. A nuk mjafton për Zotin tënd se Ai është Dëshmues përmbi gjithçka?”([1])

    Pyetje: Ne do të donim një shpjegim të përmbledhur rreth treguesve të përfshirë në këtë vërset për domosdoshmërinë e ekzistencës së Zotit xh.sh., për Unitetin e Zotit xh.sh., për Atributet e Tij Hyjnore dhe funksionet, qoftë ky aspekt treguesish në botën më të vogël apo në atë më të madhe, domethënë, në njeriun apo në universin. Sepse mohuesit kanë shkuar shumë larg në ekstremet e tyre, saqë thonë: وَ هُوَ عَلٰى كُلِّ شَى۟ءٍ قَدٖيرٌ Deri kur do t’i ngremë duart tona dhe të lutemi: “Dhe Ai është i Gjithëfuqishëm mbi të gjitha gjërat?”

    Përgjigjja: Të gjitha Tridhjetë e Tre Fjalët që janë shkruajtur janë Tridhjetë e Tre Pika prej oqeanit të së vërtetës që kanë rrjedhur nga deti i atij vërseti. Sa për tani, ne do të tregojmë vetëm një aluzion të një pike të atij deti, siç vijon:

    Për shembull, në qoftë se një çudibërës dëshiron të ndërtojë një pallat madhështor, ai para së gjithash i vendos themelet në një mënyrë të urtë e të rregullt, dhe i planifikon ato në një mënyrë të përshtatshme për qëllimet dhe për rezultatet e tyre të ardhshme.

    Pastaj ai me mjeshtëri i ndan në ndarje dhe apartamente. Pastaj ai rregullon dhe sistemon apartamentet, dhe i zbukuron ato skalitje dhe endje dekorative, pastaj i ndriçon ato me drita elektrike. Pastaj, me qëllim që të përtërijë veprat e tij gjeniale dhe favoret në pallatin madhështor e të stolisur, ai bën krijesa të freskëta, ndryshime të reja, dhe transformime në çdo nivel të tij. Dhe pastaj ai vendos një telefon në secilin apartament duke e lidhur me vendqëndrimin e tij, dhe hap një dritare prej secilës nga ato, me qëllim që të mund të shihet vendqëndrimi i tij i lartë.

    Në të njëjtën mënyrë وَ لِلّٰهِ ال۟مَثَلُ ال۟اَع۟لٰى ‘dhe All-llahut i takon krahasimi më i lartë’, Krijuesi i Pashoq, i Cili njihet me njëmijë e një Emra të shenjtë, të tillë si, Autori i Gjithëlavdishëm, Sunduesi i Gjithëurtë, Gjykatësi i drejtë, e deshi krijimin e pallatit të universit dhe të pemës së krijimit, e cila është kjo botë e madhe. Ai i vendosi themelet e këtij pallati dhe rrënjët e asaj peme për gjashtë ditë nëpërmjet parimeve të urtësisë dhe të ligjeve të njohjes së Tij të parapërjetësisë, pastaj Ai e ndau dhe e formoi atë në nivele më të larta dhe më të ulëta dhe në degë nëpërmjet parimeve të Kaderit Hyjnor dhe të vendimit. Pastaj e organizoi çdo grup të krijesave dhe çdo nivel prej tyre me parimet e përkujdesjes dhe të krijueshmërisë. Pastaj, Ai e zbukuroi çdo gjë dhe çdo botë në një mënyrë të përshtatshme për to, si qiejt me yje dhe tokën me lule. Pastaj, Ai shfaqi dhe bëri të ndritshëm Emrat e Tij brenda arenës së atyre ligjeve universale dhe parimeve të përgjithshme. Dhe pastaj në një mënyrë të veçantë, u çoi asistencë atyre të cilëve i kërkonin ndihmë Atij prej ngushtimit dhe zorit të atyre ligjeve të përgjithshme, dhe iu drejtua atyre me Emrat e Tij “Er Rahman, Er Rahim”, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Domethënë, brenda atyre parimeve universale dhe të përgjithshme Ai ka favore të veçanta, ndihmë të veçantë, manifestime të veçanta, me qëllim që çdo gjë mund të kërkojë ndihmë nga Ai dhe të drejtohen tek Ai në çdo kohë për çdo nevojë. Pastaj, prej çdo apartamenti, çdo niveli, çdo bote, çdo grupi qënieje, çdo individi dhe prej gjithçkaje, Ai hapi dritare që kanë pamje nga Ai dhe të cilat do të tregonin Vetveten e Tij, domethënë, që të bëjnë të njohur ekzistencën e Tij dhe Unitetin. Ai la një telefon në çdo zemër.

    Për tani ne nuk do të përpiqemi t’i diskutojmë ato dritare të panumërta, të cilat në çfarëdo mënyre janë përtej fuqisë sonë. Duke ia referuar ato Njohjes gjithëpërfshirëse të Zotit xh.sh., ne do të tregojmë në mënyrë të përmbledhur e të shkurtuar vetëm “Tridhjetë e Tre Dritare”, meqenëse kjo i korrespondon numrit të bekuar të tesbihateve që vijnë pas namazeve të detyruara, dhe për një shpjegim më të hollësishëm të kësaj, e cila formon “Tridhjetë e Tre Dritaret”, “Letrën e Tridhjetë e Tre” dhe “Fjalën e Tridhjetë e Tre” dhe që përbëhet nga shkreptimat e vërseteve të Kur’anit, ne i referojmë lexuesit tek Fjalët e tjera...

    DRITARJA E PARË

    Në qoftë se hedhim vështrimin, ne do të shikojmë se të gjitha gjërat, dhe në mënyrë të veçantë krijesat e gjalla, kanë nevoja të shumta të ndryshme dhe kërkesa të shumta të ndryshme. Dhe ato kërkesa e nevoja u jepen atyre në kohën e përshtatshme, në mënyra të paparashikuara, nga vendet që ato nuk i njohin dhe duart e tyre nuk mund t’i arrijnë; ndihma u vjen atyre. Por fuqia e atyre qënieve të nevojshme nuk është e mjaftueshme madje edhe për më të vogëlën e atyre gjërave të pafundme të cilat ato i dëshirojnë; ato nuk mund t’i përmbushin nevojat e tyre.

    Merr në konsideratë veten tënde. Për sa e sa shumë gjëra ti ke nevojë, por që duart e tua nuk mund t’i arrijnë ato, si shqisat e tua të jashtme dhe ato të brendshme dhe nevojat e tyre? Krahasoji të gjitha krijesat e tjera të gjalla me veten tënde.

    Shiko, ashtu si, më vete, ato dëshmojnë për ekzistencën e domosdoshme dhe tregojnë Unitetin e Tij, po ashtu në tërësinë e tyre ato i tregojnë mendjes, ashtu siç e tregon drita e diellit diellin, një Ekzistues të Vetëm të Domosdoshëm prapa perdes së të padukshmes. Të Vetmin e Unitetit, dhe se Ai, Krijuesi, midis titujve të tjerë, është Kerim, Rahim, Murebbi, Mudebbir, Gjithëbujar, i Gjithëmëshirshëm, Furnizues dhe Rregullator.

    Dhe kështu, o mohues injorant, dhe o i shkujdesur i shthurur! Me çfarë mund ta shpjegosh ti këtë aktivitet të urtë, perceptues dhe me mëshirë? A me natyrën e shurdhët? A me forcën e verbër? A me rastësinë e pamend? A mund ta shpjegosh ti atë nëpërmjet shkaqeve të pafuqishme dhe të pajeta?..

    DRITARJA E DYTË

    Ndërsa në ekzistencën e tyre dhe në individualitetin, gjërat janë në një formë ngurruese, të hutuara dhe të paforma midis rrugëve të panumërta të mundshme, atyre befas u jepet aspekti më i mirërregulluar dhe i urtë i individualitetit. Për shembull, çdo qënie njerëzore ka në fytyrën e vogël të tij tipare të cilat e dallojnë atë nga të gjithë bijtë e llojit të tij njerëzor, dhe ajo pajiset me urtësi të plotë me shqisa të jashtme e të brendshme. Kjo provon se fytyra është stampoja më e ndritshme e Unitetit Hyjnor. Dhe ashtu siç dëshmon çdo fytyrë, nga qindra aspekte, ekzistencën e një Autori të Gjithurtë dhe tregon Njësinë ekzistencën e Tij, po ashtu, stampoja të cilën e shfaqin të gjitha fytyrat në tërësinë e tyre i tregon syrit të mendjes se të gjitha gjërat janë një vulë e veçantë e Krijuesit të tyre.

    O mohues! Cilës fabrike ti mund t’ia referosh këto stampo e vula të cilat kurrësesi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të imitohen, dhe stampon e ndritshme të të Adhuruarit të Përjetshëm e cila është mbi tërësinë?..

    DRITARJA E TRETË

    Ushtria e të gjitha specieve të ndryshme të kafshëve dhe të bimëve në faqen e tokës përbëhet nga katërqind mijë grupe të ndryshme. ([2]) Qënia e tyre e drejtuar dhe e ngritur me një drejtpeshim të përkryer dhe rregull nëpërmjet furnizimit të tyre, formave, armëve, uniformave, stërvitjeve dhe çmobilizimeve, të cilat që të gjitha janë të ndryshme, pa harruar asnjërën nga ato, dhe pa u ngatërruar asnjëra, kjo është një stampo e ndritshme si dielli e të Vetmit të Unitetit, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të dyshohet.

    Kush tjetër përveç Atij të Vetmit i Cili zotëron fuqi të pakufishme, njohje gjithëpërfshirëse dhe urtësi të pafundme, mund të ndërhyjë në këtë administrim, i cili është i çuditshëm në shkallën më të skajshme. Sepse në qoftë se ai i cili nuk mund t’i administrojë dhe t’i zhvillojë të gjitha këto specie e kombe, të cilat janë njëra brenda tjetrës, dhe nuk mundet të ndërhyjë në krijimin e njërës prej tyre, sepse në qoftë se do të ndodhte ndërhyrja e tij në cilëndo prej tyre, do të shfaqej pasoja, dhe do të dukej mangësia dhe ngatërresa. Ndërsa sipas kuptimit të vërsetit, فَار۟جِعِ ال۟بَصَرَ هَل۟ تَرٰى مِن۟ فُطُورٍ “Ktheje pra shikimin tënd përsëri; A mund të shohësh ndonjë të çarë?”([3]), nuk ndodhet asnjë shenjë ngatërrese. Kjo do të thotë se nuk mund të ndërhyjë asnjë gisht.

    DRITARJA E KATËRT

    Kjo është pranueshmëria e lutjeve të ofruara nëpërmjet gjuhës së aftësive të pazhvilluara e të pashfaqura nga të gjitha farat, dhe nëpërmjet gjuhës së nevojës së bashkëlindur nga të gjitha kafshët, dhe nëpërmjet gjuhës së ngushticës, gjendjes së vështirë, nga të dëshpëruarit prej llojit njerëzor.

    Po, ashtu si secila nga këto lutje të panumërta që në mënyrë të dukshme pranohet e përgjigjet, ku secila prej tyre tregon dhe dëshmon Ekzistuesin e Vetëm të Domosdoshëm dhe Unitetin e Tij, po ashtu në një shkallë më të gjërë ato pranueshmëri në tërësinë e tyrem në mënyrë të vetëkuptueshme, tregojnë një Krijues Mëshirëplotë, Gjithëbujar dhe përgjigjës të lutjeve dhe drejtojnë shikimet për te Ai xh.sh.

    DRITARJA E PESTË

    Ne shohim se gjërat dhe në mënyrë të veçantë qëniet e gjalla vijnë në ekzistencë papritmas, në çast, aty për aty. Por, ndërsa gjërat të cilat shfaqen papritmas nga një substancë e thjeshtë duhet të jenë shumë të thjeshta, të paforma, të patrajta, dhe pa art, ato krijohen me një art dhe me një bukuri që kërkojnë shumë aftësi mjeshtërore, ato zbukurohen me qëndisje të bëra me merak që kërkon shumë kohë, dhe stolisen me arte të mahnitshme që kërkojnë shumë vegëla të ndryshme zbukurimi dhe lëndë të shumta stolie.

    Atëherë, ashtu si secili nga këto arte të mahnit-shme të çastit, dhe këto kombinime të bukura që tregojnë ekzistencën e domosdoshme të Krijuesit të Gjithurtë dhe Unitetin e Hyjnisë së Tij, po ashtu në tërësinë e tyre, ato tregojnë, në mënyrën më të ndritshme, një të Plotfuqishëm të Gjithurtë dhe Ekzistuesin e domosdoshëm.

    Kështu, tani, o mohues i çmendur! Hë, vazhdo! Me çfarë mund ta shpjegosh këtë? A me natyrën, e cila është e pavetëdijshme, e pafuqishme dhe injorante, si ti? Apo dëshiron të bësh një gabim të pakufishëm dhe ta quash Krijuesin e Shenjtë “Natyrë”, dhe t’i japësh Natyrës cilësitë e Hyjnisë, dhe me këtë pretekst t’i atribuosh asaj mrekullitë e Fuqisë së Atij Autori madhështor, i Cili është i pastër, i lartësuar dhe larg çdo mangësie e defekti, dhe të bësh një pamundësi të njëmijëfishtë.

    DRITARJA E GJASHTË

    اِنَّ فٖى خَل۟قِ السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ وَاخ۟تِلَافِ الَّي۟لِ وَالنَّهَارِ وَال۟فُل۟كِ الَّتٖى تَج۟رٖى فِى ال۟بَح۟رِ بِمَا يَن۟فَعُ النَّاسَ وَمَٓا اَن۟زَلَ اللّٰهُ مِنَ السَّمَٓاءِ مِن۟ مَٓاءٍ فَاَح۟يَا بِهِ ال۟اَر۟ضَ بَع۟دَ مَو۟تِهَا وَبَثَّ فٖيهَا مِن۟ كُلِّ دَٓابَّةٍ وَتَص۟رٖيفِ الرِّيَاحِ وَالسَّحَابِ ال۟مُسَخَّرِ بَي۟نَ السَّمَٓاءِ وَال۟اَر۟ضِ لَاٰيَاتٍ لِقَو۟مٍ يَع۟قِلُونَ

    “Padyshim se në krijimin e qiejve dhe të tokës, në këmbimin me rradhë të ditës dhe të natës, në anijet që lundrojnë përmes detit me çfarë është e vlefshme për njerëzimin, në ujin që All-llahu derdh nga qielli duke e bërë tokën pas tij të gjallë pas vdekjes së saj, në lëvizjen (dhe gjallërinë) e të gjitha krijesave të cilat Ai i ka shpërndarë gjithandej, në ndryshimin e drejtimit të erërave dhe të reve që mbahen mes qiellit dhe tokës; të gjitha këto janë me të vërtetë prova (dëshmi, tregues) për popullin që mendon.”([4])

    Ashtu siç tregon ky vërset Ekzistencën e Domosdoshme Hyjnore dhe Unitetin, po ashtu ai është një Dritare e madhe duke shfaqur Emrin më të madh.

    Thelbi i vërsetit është ky:

    Të gjitha botët në nivelet më të larta e më të ulëta të universit tregojnë me të gjitha gjuhët e ndryshme një rezultat të vetëm, domethënë, Hyjninë e Autorit të Vetëm të Gjithurtë.

    Kjo është siç vijon:

    Ashtu si në qiej –madje edhe astronomia e pranon– lëvizjet jashtëzakonisht të mirëorganizuara për rezultate tej mase të mëdha tregojnë ekzistencën, Unitetin dhe Hyjninë e Plotë të një të Gjithëfuqishmi të lavdishëm,

    po ashtu në tokë, dhe madje edhe gjeografia e dëshmon atë dhe e pranon ndryshimet e mirëorganizuara si në stinët, për dobitë më të mëdha tregojnë ekzistencën, Unitetin dhe Hyjninë e plotë të të Njëjtit të Gjithëfuqishëm të gjithëlavdishëm.

    Gjithashtu, ashtu si, duke iu dhënë ushqimi me mëshirë të plotë, dhe duke u veshur në forma të ndryshme me urtësi të plotë, dhe duke u zbukuruar me të gjitha llojet e shqisave nëpërmjet Hyjnisë së Plotë, secila nga të gjitha kafshët në tokë dhe në det përsëri dëshmon ekzistencën e të Gjithëfuqishmit të Gjithëlavdishëm dhe tregon Unitetin e Tij, po ashtu në tërësinë e tyre ato shfaqin në një shkallë të gjërë madhështinë e Hyjnisë së Tij dhe plotësimin e hyjnisë së Tij.

    Dhe gjithashtu, ashtu si secila nga bimët e mirëorganizuara në kopshte dhe lulet e stolisura bukur, të cilat i shfaqin bimët, dhe lulet që tregojnë frutet e mirërregulluar, dhe frutat që tregojnë qëndisjet e zbukuruara, secili më vete dëshmon ekzistencën e Autorit të Gjithurtë dhe tregon Unitetin e Tij, po ashtu, në tërësinë e tyre ato tregojnë, në mënyrën më të ndritshme, bukurinë e mëshirës ës Tij dhe plotësimin e Hyjnisë së Tij...

    Gjithashtu, ashtu si pikat e shiut që dërgohen nga retë në qiell të ngarkuara me detyra për shembuj të rëndësishëm urtësie, për qëllime, për dobi të domosdoshme dhe për rezultate, përsëri demonstrojnë, sa numri i pikave të tyre, ekzistencën e domosdoshme,

    Unitetin dhe Hyjninë e përkryer të Autorit të Gjithurtë, po ashtu bëjnë të gjith malet mbi tokë dhe të gjitha mineralet e depozituara brenda tyre me të gjitha veçoritë e tyre të ndritshme për dobi të shumta të ndryshme, që tregojnë me fuqinë e tyre dhe qëndrueshmërinë e një mali, ekzistencën e domosdoshme, Unitetin e Autorit dhe plotësimin e Hyjnisë së Tij.

    Gjithashtu, ashtu si, duke u zbukuruar me varietet të shumta të luleve të mirëorganizuara, kodrat e vogëla të shkretëtirave dhe maleve, ku secila dëshmon ekzistencën e domosdoshme të një Autori të Gjithurtë dhe tregon Unitetin e Tij, dhe të gjitha së bashku tregojnë madhështinë e sovranitetit të Tij dhe plotësimin e Hyjnisë së Tij,

    po ashtu, bën shumëllojshmëria e madhe e formave të mirërregulluara të të gjitha gjetheve të pemëve, barit, dhe të gjitha fazat e ndryshme dhe gjendjet dhe lëvizjet e mirëbalancuara e të dalldisura, që përsëri tregojnë, sa numri i gjetheve, ekzistencën e domosdoshme, Unitetin dhe Hyjninë e përkryer të Autorit të Gjithurtë.

    Dhe gjithashtu, ashtu si zhvillimi i rregullt në kohën e rritjes së tyre të secilit prej trupave të gjallë, dhe secili duke u pajisur me të gjitha llojet e organeve, dhe qënia e tyre duke u drejtuar në mënyrë të vetëdijshme drejt fruteve të ndryshme të shumta, secila përsëri dëshmon ekzistencën e domosdoshme të Autorit të Gjithurtë dhe tregojnë Unitetin e Tij. Dhe në tërësinë e tyre ato tregojnë në një shkallë vërtet të madhe fuqinë e Tij Gjithëpërfshirëse, urtësinë e Tij të gjithanshme, bukurinë e artit të Tij dhe plotësimin e Hyjnisë së Tij.

    Gjithashtu nefset dhe shpirtërat duke u vendosur me një urtësi të plotë në të gjitha trupat shtazorë dhe armatosja e tyre në mënyrën më të regullt me lloje të shumta sistemesh dhe aftësishë, dhe qënia e tyre duke u dërguar në detyra të ndryshme të shumta me urtësi të plotë dëshmon sa nurm i kafshëve, madje sa numri i aftësive dhe i gjymtyrëve të tyre, ekzistencën e domosdoshme të Atij Autori të Gjithurtë dhe dëshmojnë e tregojnë unitetin e Tij, dhe në tërësinë e tyre tregojnë në mënyrën më të ndritshme Bukurinë e Mëshirës së Tij dhe plotësimin e Hyjnisë së Tij.

    Dhe gjithashtu, ashtu si “inspirimet” nga e padukshmja që u jepen të gjitha zemrave, të cilat i bëjnë të njohur njeriut çdo lloj shkence, njohurie dhe vërtetësie, dhe u mësojnë kafshëve se si t’i sigurojnë nevojat e tyre, që bëjnë të njohur ekzistencën e Krijuesit Mëshirëplotë dhe tregojnë Hyjninë e Tij,

    po ashtu bëjnë shqisat e tyre të jashtme e të brendshme, të cilat si rreze duke mbledhur lule jolëndore prej kopshtit të universit janë secili si një çelës për një botë të ndryshme, që demonstrojnë aq qartë si dielli ekzistencën e domosdoshme, Unitetin, Njësinë dhe Hyjninë e përkryer të Autorit të Gjithurtë, të Gjithëditur, Krijuesin Mëshirëplotë dhe Furnizuesin Gjithëbujar.

    Kështu, këto dymbëdhjetë Dritare të përmendura këtu, secila prej tyre përfaqëson një aspekt për një Dritare të gjërë, dhe tregon me atë dritë dymbëdhjetë ngjyra të realitetit që përbëhet nga dymbëdhjetë ngjyra, Njësinë, Unitetin dhe Hyjninë e plotë të Zotit të Plotëfuqishëm.

    Dhe kështu, o mohues fatkeq! Me çfarë mund tta mbyllësh këtë dritare e cila është aq e madhe sa globi tokësor, madje aq e gjërë sa gjërësia e orbitës së tij vjetore? Dhe me çfarë mund ta shuash këtë burim drite që shndrit si dielli? Dhe me çfarë perde pakujdesie mund ta fshehësh ti atë?..

    DRITARJA E SHTATË

    Rregulli i përkryer i veprave të artit të shpërndara sipër faqes së universit, dhe harmona dhe balanca e tyre e përkryer, dhe plotësimi i stolisë së tyre, dhe lehtësia në krijimin e tyre, dhe përngjasimi i tyre me njëra-tjetrën, dhe shfaqja e tyre një natyrë të vetme, demonstron në një shkallë të gjërë ekzistencën e domosdoshme, fuqinë e përkryer dhe Unitetin e një Autori të Gjithurtë.

    Dhe gjithashtu, ashtu si krijimi i qënieve komplekse të mirëvendosuara, të ndryshme e të panumërta nga elementet e thjeshta dhe të pajeta që përsëri dëshmon sa numri i atyre qënieve të përbëra ekzistencën e domosdoshme të Autorit të Gjithurtë dhe tregon Unitetin e Tij, po ashtu në tërësinë e tyre ato demonstrojnë në mënyrën më të ndritshme Unitetin e Tij dhe plotësimin e fuqisë së Tij.

    Po ashtu bëjnë dallimi i plotë dhe shquarsia e qënieve gjatë përtëritjes së rifreskimit të tyre –me shpërbërjen dhe përbërjen– pavarësisht qënies së tyre në përzierjen më të skajshme dhe në grumbullimin, përsëri tregojnë ekzistencën e domosdoshme, fuqinë e plotë, dhe Unitetin e Një të Gjithurti Absolut të Një të Gjithëfuqishmi absolut,dhe të Një të Gjithëdituri Absolut.

    Merr, për shembull, dallimin e filizave dhe rritjen e farërave në dhe, dhe rritjen e rrënjëve pa ngatërresën e tyre në një mënyrë të tillë që megjithëse ato janë të gjitha të përziera, dhe substancat e përziera që futen në pemët duke qenë të ndara për gjethet, lulet dhe frutat, dhe lëndët ushqyese të cilat hyjnë në trup në formë të përzier duke u dalluar e veçuar me urtësi të plotë dhe me balancë të përkryer për qelizat e trupit, gjithashtu, nënshtrimi i grimcave të pajeta të pafuqishme e injorante duke kryer detyra të panumërta në mënyrën më të organizuar, në mënyrën më të vetëdijshme, me urtësi dhe me aftësi,

    dhe bërja e botës së grimcave duke i ngjasuar një fushe të madhe të lërueshme, dhe në çdo minut duke mbjellur e korrur në të dhe duke marrë prodhime të freskëta botërash të ndryshme prej saj, përsëri këto tregojnë ekzistencën e domosdoshme të të Gjithëfuqishmit të lavdisë dhe të Autorit të Plotësimit, Fuqinë e Tij të plotë, Unitetin e Tij, dhe plotësimin dhe Madhështinë Hyjnisë së Tij.

    Kështu, një dritare e madhe hapet për njohjen Hyjnore nëpërmjet këtyre katër rrugve dhe ato shfaqin Autorin e Gjithurtë për mendjen në një shkallë të gjërë.

    Dhe tani, o i pavëmendshëm fatkeq! Në qoftë se nuk dëshiron ta shohësh dhe ta njohësh Atë në këtë mënyrë, atëherë nxirre dhe flake mendjen tënde, bëhu kafshë dhe shpëto!..

    DRITARJA E TETË

    Dëshmia e të gjithë profetëve, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ta, të cilët janë me shpirtërat më të ndritur, duke u mbështetur në mrekullitë e tyre të dukshme e të qarta, dhe dëshmia e të gjithë Evlijave, të cilët me emrat e tyre të ndritshme janë polet shpirtërore, duke u mbështetur në ndriçimet e tyre dhe në kerametet, dhe dëshmia e të gjithë dijetarëve të pastër, të cilët kanë mendje të ndritura, duke u mbështetur në kërkimet e tyre dhe në verifikimet, që të gjithë dëshmojnë ekzistencën e domosdoshme, Unitetin, Hyjninë e përkryer e të Vetmit në Unitet, Ekzistuesin e domosdoshëm, dhe Krijuesin e të gjitha gjërave.

    Kjo Dritare është shumë e madhe, e ndritshme dhe është gjithmonë e hapur për ta shfaqur atë rang të lartë të Hyjnisë.

    O mohues i mjerë! Tek kush tjetër e vë besimin tënd, sa që ti nuk po u kushton vëmendje këtyre? Ose, duke mbyllur sytë e tu ditën , a e imagjinon botën të jetë zhytur në errësirë?..

    DRITARJA E NËNTË

    Adhurimi i përgjithshëm në kozmos, në mënyrë të vetëkuptueshme demonstron një të Adhuruar Absolut. Në të vërtetë, bindja e plotë dhe adhurimi i të gjithë melekëve dhe i qënieve shpirtërore, që vërtetohet nga dëshmia e atyre që kanë depërtuar tek bota shpirtërore dhe tek dimensionet e brendshme të gjërave dhe janë takuar me melekë dhe me qënie shpirërore dhe dëshmia e të gjitha qënieve të gjalla që në mënyrë të vetëkuptueshme kryejnë detyrat e tyre me një rregull të përkryer dhe në mënyrë adhurimit.. dhe dëshmia e të gjitha gjërave të pajeta si elementet, që në mënyrë të vetëkuptueshme kryejnë shërbimet e tyre me nënshtrim të plotë dhe në një mënyrë adhurimi, të gjitha demonstrojnë ekzistencë e domosdoshme të Unitetit dhe Një të Adhuruar të vërtetë.

    Gjithashtu, të gjithë grupet e të gjitha njohjeve të vërteta të njohësve të saktë, të cilët mbajnë fuqinë e konsensusit, dhe falënderimet e frutshme që burojnë nga thellësitë e zemrave të mirënjohësve, dhepërmendje e ndritshme e të gjithë atyre që recitojnë Emrat e Zotit xh.sh., dhe falënderimet e të gjithë falënderuesve, të cilët shtojnë mirësinë, dhe të gjitha provat demonstrative dhe përshkrimet e Unitetit Hyjnor të Njësuesve, dhe dashuria e vërtetë e dashuruesve të Zotit xh.sh., dhe vullneti i vërtetë dhe dëshirat e atyre që e kërkojnë Atë dhe kërkimi i zellshëm dhe i sinqertë dhe pendesa e të gjithë atyre të cilët kthehen tek Ai demonstrojnë ekzistencën e domosdoshme, Hyjninë e përkryer, Unitetin e të Adhuruarit të Vetëm të parapërjetësisë Unitetin e të Njohurit, të Përmendurit, të Falënderuarit, të Lavdëruarit, të Vetmit, të Dashurit, të Dëshiruarit dhe të Synuarit.

    Gjithashtu, i gjithë adhurimi i pranuar i qënieve të përkryera njerëzore dhe rrezatimi shpirtëror dhe lutjet, shikimet dhe ndrçimet që burojnë nga adhurimi i tyre i pranueshëm, përsëri demonstron ekzistencën e domosdoshme të Unitetit, Hyjninë e plotë të Qënies së përjetshme, dhe të Adhuruarin e Amshuar.

    Kështu në këto tre aspekte hapet një dritare të gjërë dhe dritëdhënëse për unitetin Hyjnor.

    DRITARJA E DHJETË

    وَاَن۟زَلَ مِنَ السَّمَٓاءِ مَٓاءً فَاَخ۟رَجَ بِهٖ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِز۟قًا لَكُم۟ وَسَخَّرَ لَكُمُ ال۟فُل۟كَ لِتَج۟رِىَ فِى ال۟بَح۟رِ بِاَم۟رِهٖ وَسَخَّرَ لَكُمُ ال۟اَن۟هَارَ وَسَخَّرَ لَكُمُ الشَّم۟سَ وَال۟قَمَرَ دَٓائِبَي۟نِ وَسَخَّرَ لَكُمُ الَّي۟لَ وَالنَّهَارَ وَاٰتٰيكُم۟ مِن۟ كُلِّ مَا سَاَل۟تُمُوهُ وَاِن۟ تَعُدُّوا نِع۟مَتَ اللّٰهِ لَا تُح۟صُوهَا

    “Dhe Ai dërgon ujin nga qielli duke nxjerrë prej andej fruta si ushqim për ju, është Ai i Cili i ka bërë anijet të jenë të nënshtruara ndaj jush që të mund të lundrojnë nëpër det me lejen dhe vullnetin e Tij, po kështu Ai i ka bërë edhe lumenjtë të jenë të nënshtruara e në shërbimin tuaj. Dhe Ai ka bërë diellin dhe hënën të dy të ndjekin vazhdimisht drejtimin e tyre (për t’ju shërbyer juve), po kështu ka bërë edhe natën, edhe ditën të nënshtruara për ju. Dhe Ai ju dha gjithçka që ju kërkuat dhe po të numëroni mirësitë e All-lahut, ju kurrë nuk do të ishi në gjendje t’i numëroni ato.”([5])

    Ndihma reciproke, solidariteti i qënieve në univers dhe fakti se ato i përgjigjen njëri-tjetrit tregojnë se të gjitha krijesat ushtrohen e stërviten nga Një Instruktor i vetëm, organizohen nga një Drejtues i vetëm, janë nën juridiksionin dhe autoritetin e një Administratori të vetëm, janë shërbëtorët e një Prijësi të vetëm.

    Sepse nëpërmjet një ligji gjithëpërfshirës të ndihmës së ndërsjellë, duke filluar nga dielli i cili gatuan e pjek domosdoshmëritë për jetët e qënieve të gjalla në tokë nëpërmjet një urdhëri Hyjnor, dhe hëna e cila vepron si një kalendar për të treguar kohët, dhe duke përfunduar tek drita, ajri, uji dhe ushqimi që nxitojnë për të ndihmuar gjallesat, dhe bimët që shpejtojnë për të ndihmuar kafshët, dhe kafshët nxitojnë për të ndihmuar qëniet njerëzore, dhe gjymtyrët e trupit nxitojnë për të ndihmuar njëri-tjetrin, dhe madje edhe grimcat e ushqimit vrapojnë për t’u ardhur në ndihmë qelizave të trupit.

    Kjo ndihmë e ndërsjellë me urtësi dhe me bujari tek këto qënie të pajeta, të pavetëdijshme dhe krijesa bashkëndihmuese, dhe përgjigjja e tyre ndaj nevojave të njëra-tjetrës, dhe mbështetja e tyre njëra-tjetrën dhe përforcimi i tyre njëra-tjetrën nën një ligj bujarie, një ligj mëshire, dhe nën një ligj dhembshurie tregojnë qartë dhe në mënyrë të vetëkuptueshme se ato janë shërbëtorë, nëpunës dhe krijesa të Një të Vetmi, të veçanti të unitetit, të një të Adhuruari të Vetëm të Përjetshëm të pashok, Një të Gjithëfuqishmi Absolut, Gjithëdituri Absolut, një Mëshirëploti Absolut, një Gjithëbuajri Absolut, të Ekzistuesit të Vetëm të domosdoshëm.

    Dhe kështu, o filozof i mjerë i falimentuar! Çfarë do të thuash për këtë dritare madhështore? A mund të ndërhyjë në këtë rastësia jote?

    DRITARJA E NJËMBËDHJETË

    اَلَا بِذِك۟رِ اللّٰهِ تَط۟مَئِنُّ ال۟قُلُوبُ “Nuk ka dyshim se në përkujtimin e All-llahut vërtet që zemrat gjejnë prehje.”([6])

    Vetëm nëpërmjet njohjes së Krijuesit të vetëm, të gjitha shpirtërat dhe zemrat shpëtojnë nga ankthet, nga brengat, nga konfuzioni që buron nga çudhëzimi, dhe nga vujatjet shpirtërore që vijnë nga dëshpërimi. Ato shpëtojnë duke ia atribuuar të gjitha qëniet një Autori të Vetëm. Ata gjejnë një siguri e qetësi nëpërmjet të kujtuarit të një Zoti të vetëm, All-llahun xh.sh..

    Sepse, ashtu siç është provuar në mënyrë vendimtare në Fjalën e Njëzet e Dy, në qoftë se të gjitha qëniet nuk do t’i atribuoheshin një Të Vetmi, do të bëhej e domosdoshme që çdo gjë e vetme t’i atribuohej shkaqeve të panumërta, dhe atëherë ekzistenca e një gjëje të vetme do të bëhej aq e vështirë sa ajo e të gjitha qënieve. Ndërsa në qoftë se do t’i atribuoheshin Zotit xh.sh., atëherë gjëra të panumërta i përshkruhen një të Vetmi; dhe në qoftë se ato nuk do t’i atribuoheshin Atij, atëherë do të bëhej e domosdoshme që çdo gjë t’ia atribuoje shkaqeve të panumërta. Atëherë një frut do të bëhej aq i vështirë sa universi, dhe madje akoma më i vështirë.

    Sepse ashtu si në qoftë se drejtimi i një ushtari do t’u jepej njëqind njerëzve të ndryshëm, do të lindnin njëqind vështirësi, ndërsa në qoftë se drejtimi i njëqind ushtarëve do t’i jepej një oficeri të vetëm, ai bëhet aq i lehtë sa drejtimi i një ushtari të vetëm.

    Po ashtu përputhshmëria e shkaqeve të ndryshme të shumta në krijimin e një gjëje të vetme do të ishte e vështirë me shkallën e njëqindtë. Dhe në qoftë se krijimi i gjërave të shumta do t’i jepej një qënieje të vetme, atëherë ajo bëhet e lehtë me shkallën e njëqindtë.

    Kështu, është vetëm njohja e Unitetit të Krijuesit dhe njohja e Zotit ajo që e shpëton njeriun nga dëshpërimi i pakufishëm që buron nga kurioziteti dhe dëshira për të kërkuar të vërtetën e bashkëlindur në natyrën e tij.

    Meqenëse ndodhen vështirësi të panumërta dhe dhimbje në mosbesim dhe në të përshkruarit ortakë me All-llahun, ajo rrugë sigurisht është e oamundur dhe nuk përmban asnjë të vërtetë. Ndërsa meqenëse Njësia përmban një lehtësi absolute në krijimin e qënieve me këtë shumësi dhe me art të hollë e të bukur krijueshmërie, ndodhet një kollajllëk i pakufishëm në vërtetimin e Unitetit Hyjnor, ajo rrugë, sigurisht është e domosdoshme dhe e vërtetë.

    Dhe kështu, o ju njerëz të mjeruar të çudhëzimit! Shikoni se sa e errët dhe plot dhimbje është rruga e çudhëzimit! Çfarë ju shtyn ju ta merrni atë: Dhe shikoni se sa e lehtë dhe e këndshme është rruga e besimit dhe e vërtetimit të Unitetit Hyjnor! Merreni atë rrugë dhe shpëtoni!..

    DRITARJA E DYMBËDHJETË

    سَبِّحِ اس۟مَ رَبِّكَ ال۟اَع۟لٰى  اَلَّذٖى خَلَقَ فَسَوّٰى  وَالَّذٖى قَدَّرَ فَهَدٰى “Lavdëro Emrin e Zotit tënd, më të Lartit, i Cili krijoi (gjithçka) dhe pastaj e përpjesëtoi drejt (këtë krijim) dhe i Cili parapërcaktoi drejt (natyrën e të gjitha gjërave); pastaj i udhëzoi (ato drejt përmbushjes së tyre).”

    Sipas kuptmit të këtij vërseti, të gjitha gjërave, dhe në mënyrë të veçantë krijesave të gjalla, u është dhënë një formë dhe një përpjesëtim i drejtpeshuar në përputhje me një urtësi sikur ato të shfaqeshin nga një kallëp. Dhe ndodhen ekstreme të ndërlikuara dhe të ngatërruara në ato përpjesëtime me urtësi për dobi e përdorime të ndryshme. Dhe forma e veshjeve të tyre dhe e përpjesëtimeve të tyre, të cilat ndryshojnë gjatë gjithë periudhave të jetëve të tyre, janë gjithësecila jolëndore, të drejtpeshuara dhe të matura, dhe janë të përbëra nga rrethanat e caktuara të jetëve të tyre, përsëri në një mënyrë të përshtatshme me urtësinë dhe dobitë.

    Kjo tregon në mënyrë të qartë se ato krijesa të panumërta, që format e të cilave dhe përpjesëtimet janë planifikuar në sferën e Kaderit të një të Gjithëfuqishmi të Vetëm të lavdisë, Një të Gjithurti të Vetëm të plotësimit, dhe të cilave u janë dhënë format e modeluara në punishten e fuqisë Hyjnore tregojnë Atë ekzistencë të domosdoshme të Qënies së Tij, dëshmojnë Unitetin e Tij dhe fuqinë e Tij absolute me gjuhë të pafundme.

    Shiko o njeri se çfarë përmban trupi yt dhe gjymtyrët e tij dhe vendet e tij të ndërlikuara dhe komplekse! Studioji frutat e shërbimeve të tyre dhe dobive, dhe shiko plotësimin e fuqisë brenda plotësimit të urtësisë.

    DRITARJA E TREMBËDHJETË

    Sipas misterit të: وَ اِن۟ مِن۟ شَى۟ءٍ اِلَّا يُسَبِّحُ بِحَم۟دِهٖ “Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”([7]),

    çdo gjë e thërret dhe e përmend Krijuesin e saj, dhe e lavdëron dhe e shenjtëron Atë nëpërmjet gjuhës së saj të veçantë. Po, në të vërtetë, lavdërimet të cilat të gjitha qëniet i shfaqin qoftë nëpërmjet gjuhëve të gjendjeve të tyre të natyrshme, qoftë përmes fjalëve, dësmhojnë ekzistencën e një Esenceje të Shenjtë të Një të Vetmi.

    Po, dëshmia e gjendjes së natyrshme nuk mund të refuzohet, ajo është e vërtetë. Në mënyrë të veçantë, në qoftë se dëshmia që ajo paraqet ka shumë aspkete, ajo nuk mund të shkaktojë dyshim.

    Shiko! Secila nga format e mirërregulluara të këtyre qënieve, të cilat përfshijnë dëshmi të pafundme nëpërmjet mënyrës së krijimit të tyre, dhe japin dëshmi në mënyra të shumta nëpërmjet gjuhës së gjendjes dhe shikojnë tek një qendër e vetme si rrathë të përqëndruar, secili prej tyre është një gjuhë e vërtetë. Dhe grumbullimet e harmonizuara mirë dhe të drejtpeshuara janë secila gjuhë dëshmuese.

    Jetët e tyre të përkryera secila janë gjuhë lavdëruese. Atëherë, ashtu siç është provuar në Fjalën e Njëzet e Katër, lavdërimet e tyre, bekimet dhe të dëshmuarit për një Esencë të Vetme të Shenjtë, nëpërmjet të gjitha këtyre gjuhëve, demonstrojnë Ekzistuesin e Vetëm të Domosdoshëm ashtu siç tregon drita diellin, dhe tregojnë plotësimin e Hyjnisë së Tij.

    DRITARJA E KATËRMBËDHJETË

    قُل۟ مَن۟ بِيَدِهٖ مَلَكُوتُ كُلِّ شَى۟ءٍ  وَ اِن۟ مِن۟ شَى۟ءٍ اِلَّا عِن۟دَنَا خَزَٓائِنُهُ   مَا مِن۟ دَٓابَّةٍ اِلَّا هُوَ اٰخِذٌ بِنَاصِيَتِهَا  اِنَّ رَبّٖى عَلٰى كُلِّ شَى۟ءٍ حَفٖيظٌ

    “Thuaju: ‘Në dorë të kujt është mbisundimi i gjithçkaje?”([8])

    “Dhe s’ka asgjë që Ne të mos i kemi për të thesaret e pashtershëm.”([9]) “Nuk ka asnjë krijesë të gjallë që Ai të mos e ketë mbërthyer pas balukeve të ballit (ta ketë nën sundimin e Tij të plotë).”([10]) “Vërtetë që Zoti im është përmbi gjithçka Gjithëruajtës.”([11])

    Sipas mistereve të këtyre vërseteve, të gjitha gjërat janë në nevojë të Një Krijuesi të Vetëm të Gjithëlavdishëm në çdo çështje e rrethanë.

    Po, në të vërtetë, ne vështrojmë tek qëniet në univers dhe ne shohim se ndodhet manifestimi i një force abslute brenda një dobësie absolute. Dhe gjurmët e një fuqie absolute janë të dukshme brenda një pafuqie absolute. Ashtu si, për shembull, gjendjet e çuditshme e të mrekulluesh- me dhe fazat që shfaqin bimët kur forca jetike zgjohet në farërat dhe në rrënjët e tyre...

    Dhe ndodhet manifestimi i një pasurie absolute brenda një varfërie absolute dhe një thatësire. Ashtu si varfëria e pemëve dhe e dheut në dimër dhe pasuria e tyre e shndritshme dhe mbushullia në pranverë,

    dhe spërkatjet e një jete absolte të dukshme brenda një pagjallërie absolute, ashtu si transformimi i elementeve si dheu dhe uji në lëndë të gjalla, në krijesa të gjalla...

    Gjithashtu, ndodhet manifestimi i një vetëdje gjithëpërfshirëse me një injorancë absolute. Ashtu si gjithçka, duke filluar nga grimcat e vockëla për tek yjet, duke veptuar me vetëdije dhe në harmoni me rregullin e universit, me kërkesat e urtësisë dhe gjërave që i sjellin dobi jetës.

    Kështu, kjo fuqi brenda pafuqisë, kjo forcë brenda dobësisë, kjo pasuri e mbushulli brenda varfërisë e vetëdija brenda pagjallërisë dhe injorancës, në mënyrë të domosdoshme dhe të vetëkuptueshme hapin një dritare secila nga ana e saj për Ekzistencën e domosdoshme dhe Unitetin e një të Gjithëfuqishmi Absolut, të Forti Absolut, të Pasuri Absolut, të Gjithëdituri Absolut, të Gjalli të përjetshëm dhe për Të të Vetëmjaftueshmin e përjetshëm.

    Në tërësinë e tyre ato tregojnë një rrugë të ndritshme në një shkallë të gjërë.

    Dhe kështu, o i pavëmendshëm që ke rënë në moçalin e Natyrës! Në qoftë se ti nuk heq dorë nga Natyra dhe nuk pranon fuqinë Hyjnore, atëherë ti do të të duhej të pranoje se në çdo gjë, madje, në çdo grimcë të vogël, të qëndronte një forcë dhe një fuqi e pafundme, një urtësi e pakufishme dhe mjeshtëri, dhe aftësia për të shikuar, për të njohur dhe për të administruar shumicën e qënieve të tjera.

    DRITARJA E PESËMBËDHJETË

    Sipas misretit të vërsetit: اَلَّذٖٓى اَح۟سَنَ كُلَّ شَى۟ءٍ خَلَقَهُ “Ai i Cili e ka krijuar çdo gjë në mënyrën më të mirë.”([12])

    Çdo gjë është prerë në përputhje me aftësitë e saja të natyrshme, të bashkëlindura, me masë të përkryer e me rregull, dhe bashkohet e montohet me artin më të përsosur, në mënyrën më të shkurtër, në formën më të bukur, në mënyrën më të lehtë dhe në trajtën më praktike. Shikoji veshjet e zogjve, për shembull, që veshjet e të cilëve janë puplat e buta dhe mënyrën e lehtë se si puplohen ato, si mbushen me pupla, dhe si i përdorin ato të gjithë kohën.

    Gjithashtu, gjërat u jepen trupave në forma në një mënyrë të urtë pa tepricë, pa çuarje dëm, dhe asgjë më kot, secila prej tyre në ekzistencë është një gjuhë folëse, që dëshmojnë aq sa numri i tyre, ekzistencën e domosdoshme të jë Autori të Gjithurtë dhe tregojnë të Gjithëfukishmin e Gjithëditur Absolut.

    DRITARJA E GJASHTËMBËDHJETË

    Rregulli dhe sistemimi në krijimin dhe në vendosjen e krijesave, të cilat përtërihen stinë pas stine në tokë, tregojnë qartë një urtësi të përgjithshme. Meqenëse Atributi nuk mund të jetë pa atë që cilësohet me atë atribut, atëherë kjo urtësi e përgjithshme tregon medoemos një të Gjithurtë.

    Dhe stolia e mrekullueshme brenda perdes së urtësisë, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregon një mirëbërësi të përkryer. Dhe ajo mirëbërësi e përkryer në mënyrë të domosdoshme tregon një Krijues Gjithëbujar.

    Dhe llojet e mirëbërësisë dhe dhuratat mirëbërëse brenda perdes së mirëbërësisë tregojnë në mënyrë të vetëkuptueshme një mëshirë të gjërë, dhe kjo mëshirë e gjërë tregon medoemos një Gjithëmëshirshmin të Vetëm Mëshirëplotë.

    Dhe llojet e rizkut, të ushqimit dhe të mjeteve të jetesës të të gjitha krijesave të gjalla mbi perden e mëshirës, të gjitha plotësisht të përshtatshme për nevojat e tyre tregojnë qartë një furnizueshmëri mbështetëse dhe një Hyjni dhembshurie e mëshirëgjërësie. Dhe ajo mbështetje dhe ai administrim tregon një Furnizues Gjithëbujar.

    Po, secila nga krijesat në faqen e tokës, të cilat u ngritën kështu me urtësi të plotë, u zbukuruan me mirëbërësi të plotë, u dhuruan me mëshirë të plotë, dhe u ushqyen me dhembshuri të plotë, dëshmon për ekzistencën e domosdoshme të Një Krijuesi të Gjithurtë, Gjithëbujar, Mëshirëplot dhe Furnizues dhe tregon Unitetin e Tij.

    Gjithashtu shikoje dhe shyqyrtoje të gjthë urtësinë e përgjithshme e cila është e dukshme në faqen e tokës, si një e tërë, dhe duhet të shihet në tërësinë e saj, e cila tregon qartë qëllimin dhe dëshirën; dhe mirëbërësia e plotë duke përqafuar gjithë krijimin, e cila përfshin urtësinë; dhe mëshira gjithëpërfshirëse e cila përmban mirëbërësinë dhe i përfshin të gjitha qëniet e tokës, dhe mbështetja më me bujari dhe të ushqyerit, të cilat përfshijnë mëshirën, urtësinë dhe mirëbërësinë dhe që përqafojnë të gjitha krijesat e gjalla!

    Ashtu si shtatë ngjyrat që formojnë dritën, dhe drita e cila ndriçon faqen e tokës, që padyshim tregojnë diellin, po ashtu, ajo mirëbërësi brenda urtësisë, ajo mëshirë brenda mirëbërësisë, dhe ajo mbështetje dhe mirërritje brenda mëshirës tregojnë në mënyrë të shkëlqyer në një shkallë të gjërë dhe tek një nivel i lartë unitetin dhe Hyjninë e plotë të një të Gjithurti të plotë, Gjithëbujari, Mëshirëploti, Furnizuesi dhe Ekzistuesin e Vetëm të Domosdoshëm.

    Dhe kështu, o mohues i trullosur dhe i pavëmendshëm! Me çfarë mund ta shpjegosh ti këtë urtësi, dorëgjërësi, mëshirëgjërësi, mbështetje me furnizim, këtë gjendje të çuditshme, të mahnitshme e të mrekullueshme të çështjeve, e cila është para syve të tu? A me rastësinë tënde të trullosur? A me forcën, e cila është e verbër si zemra jote? A me natyrën, e cila është e shurdhët si koka jote? A me shkaqet, të cilat janë të pafuqishme, të pajeta dhe injorante? Apo dëshiron t’ia japësh Emrin e ‘Natyrës’, e cila është krejtësisht e pafuqishme, injorante, e shurdhët, e verbër, e mundshme, dhe e mjerë, të Gjithëlavdishmit të Vetëm, i Cili është krejtësisht i shenjtë, i pastër, i lartësuar, pa asnjë mangësi, i Gjithëfuqishëm absolut, i Gjithëditur, Gjithëdëgjues dhe Gjithëshikues dhe kështu po kryen një gabim të pafundme? Atëherë me çfarë force mund ta shuash ti këtë të vërtetë të ndritshme si dielli? Nën cilën perde pakujdesie mund ta fshehësh ti atë?..

    DRITARJA E SHTATËMBËDHJETË

    اِنَّ فِى السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ لَاٰيَاتٍ لِل۟مُؤ۟مِنٖينَ

    “Vërtet që në qiejt dhe në tokë ka tregues për besimtarët.” ([13])

    Në qoftë se e vëzhgojmë faqen e tokës në verë, shohim një bujari absolute dhe një dorëgjërësi të tillë; dhe ndërsa një bujari e tillë bën të domosdoshme që gjërat të jenë në rrëmujë e në çrregullim, kur ç’të shohësh! Ato janë brenda një harmonie të plotë dhe rregulli. Shikoji të gjitha bimët të cilat stolisin faqen e tokës?

    Shpejtësia absolute në krijimin e gjërave, e cila bën të domosdoshme çekuilibrin dhe çrregullimin, është e dukshme brenda një ekuilibri të plotë. Shikoji të gjitha frutat të cilat zbukurojnë faqen e tokës!

    Një shumësi absolute, e cila bën të domosdoshme parëndësinë dhe madje shëmtinë, është e dukshme brenda një bukurie të plotë arti. Shikoji të gjitha lulet të cilat zbukurojnë faqen e tokës!

    Lehtësia absolute në krijimin e gjërave, e cila bën të domosdoshme mungesën e artit dhe thjeshtësinë, shihet brenda një arti të plotë, një mjeshtërie dhe një kujdesi. Shikoji me vëmendje të gjitha farërat, të cilat janë si kutia të vockëla dhe programe për anëtarët e bimëve dhe të pemëve dhe si sënduqe të holla që përmbajnë biografitë e jetës së tyre!

    Distancat e mëdha, të cilat bëjnë të domosdoshme dallimin dhe ndryshimin, shfaqen brenda një bashkëpërgjigjjeje dhe harmonie. Shikoji të gjitha llojet e kokrrave të mbjella në çdo pjesë të tokës, dhe përzierjen absolute, e cila bën të domosdoshme ngatërresën dhe çrregullimin; ato shihen brenda një dallimi të plotë dhe ndarjeje.

    Merr në konsideratë dallimin e plotë të farërave kur mbijnë e mugullojnë, pavarësisht qënieve të tyre të hedhura nën tokë të gjitha të përziera bashkë dhe të gjitha duke i ngjasuar njëra-tjetrës për sa i përket substancës së tyre, dhe shiko tek substancat e ndryshme të cilat futen në pemët dhe transformimin e tyre në fomra të ndryshme në gjethe, lule dhe fruta.

    Shikoji llojet e ndryshme të ushqimeve që futen në stomak, ndonëse të përziera së bashku, dallohen e veçohen nga njëra-tjetra, dhe hyrjen e secilës prej tyre në gjymtyrën që i përshtatet asaj, madje tek qelizat që i përshtaten me një dallim të qartë. Shikoje fuqinë e plotë brenda urtësisë së plotë!

    Shikoje bollëkun e madh dhe shumicën e pafundme, të cilat bëjnë të domosdoshme parëndësinë dhe pavlefshmërinë, shihen si më të vlefshmet dhe më të shtrenjtat për sa ka të bëjë me krijesat dhe artin në faqen e tokës. Brenda këtyre çudirave të panumërta të artit, merr në konsideratë vetëm shumëllojshmëritë e manave, e atyre ëmbëlsirave të Fuqisë Hyjnore, në tryezën e të Gjithëmëshirshmit në faqen e tokës! Shikoje plotësimin e mëshirës brenda plotësimit të artit!

    Dhe kështu, ashtu si dita që tregon dritën dhe drita diellin, vlera e madhe së bashku me shumicën e plotë, përzierja e pakufishme dhe ngatërresa së bashku me dallimin më të skajshëm dhe me ndarjen brenda bollëkut të plotë, distanca e madhe, largësia e madhe së bashku me harmoninë e skajshme dhe ngjashmëria brenda dallimit të pakufishëm dhe ndarjes, lehtësia e pafundme dhe kollajllëku së bashku me kujdesin e pafundmë në bërjen brenda ngjasimit më të skajshëm, shpejtësia absolute dhe nxitimi së bashku me ekuilibrin e plotë dhe drejtpeshimin, mungesa e teprisë, e çuarjes dëm, brenda bërjes të bukur, shumica e pafundme dhe shumësia së bashku me shkallën më të lartë të bukurisë së artit brenda mungesës së plotë të çuarjes dëm, dhe bujaria më e skajshme së bashku me rregulla absolute brenda shkallës më të lartë të bukurisë së artit, që të gjitha dëshmojnë ekzistencën e domosdoshme, fuqinë e plotë, Hyjninë e bukur dhe Unitetin dhe Njësinë e të Gjithëfuqishmit të Lavdisë, të Gjithurtit të plotësimit dhe të Mëshirëplotit Hirplot. Ato demonstrojnë misterin e vërsetit: لَهُ ال۟اَس۟مَٓاءُ ال۟حُس۟نٰى “Atij i takojnë Emrat më të bukur.”([14])

    Tani, o i mjerë, injorant, i pavëmendshëm, kokëfortë dhe i kotë! Me çfarë mund ta interpretosh ti këtë të vërtetë të fuqishme? Me çfarë mund ta shpjegosh këtë gjendje pafundësisht të mrekullueshme dhe të çuditshme të punëve? Kujt mund t’ia atribuosh ti këto arte vërtetë të jashtëzakonshme? Me çfarë perde pakujdesie mund ta mbulosh ti këtë dritare aq të gjërë sa toka dhe ta mbyllësh atë? Ku është rastësia jote dhe shoku yt i pavetëdijshëm mbi të cilin ti mbështetesh dhe e quan ‘Natyrë’, miku yt dhe mbështetja në çudhëzim? Është krejtësisht e pamundur njëqind shkallë për rastësinë të ndërhyjë në këto çështje, apo jo? Dhe a nuk është pamundësi në një mijë herë që t’i atribuohej Natyrës një e mijta e këtyre çështjeve, apo jo?

    Ose, a ka Natyra jote e pajetë dhe e pafuqishme makineri jolëndore dhe shtypshkronja brenda çdo gjëje të vetme, t’i bënte prej secilës dhe sa numri i secilës? O çfarë çudhëzimi!

    DRITARJA E TETËMBËDHJETË

    اَوَلَم۟ يَن۟ظُرُوا فٖى مَلَكُوتِ السَّمٰوَاتِ وَ ال۟اَر۟ضِ

    “A nuk shohin ata në sundimin e qiejve e të tokës?”([15])

    Shqyrtoje këtë shembëllim, i cili është shpjeguar në Fjalën e Njëzet e Dy; një vepër e bukur, e mirëvendosur dhe e punuar me mjeshtërì të madhe si një pallat, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregon një akt të përkryer. Domethënë, ndërtesa tregon aktin e ndërtimit. Dhe një akt i plotë i përkryer, domosdoshmërisht tregon një veprues të aftë, një mjeshtër të aftë, një ndërtues. Dhe titujt e një mjeshtri të aftë dhe të ndërtuesit tregojnë në mënyrë të vetëkuptueshme, një atribut të plotë, domethënë, tregon aftësinë e artet tekai. Dhe se aftësia e plotë për mjeshtërin, dhe atributi i plotë, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregojnë ekzistencën e një aftësie të plotë të bashkëlindur. Dhe një aftësi e plotë e bashkëlindur tregon ekzistencën e një shpirti të lartësuar dhe të një esence të lartësuar.

    Në të njëjtën mënyrë, veprat gjithmonë të përtërira të cilat mbushin faqen e tokës, dhe në të vërtetë universin, tregojnë në mënyrë të qartë aktet e plotësimit më të skajshëm. Dhe këto akte, të cilat janë në sferën e një rregulli të plotë dhe të urtësisë, tregojnë qartë një veprues që titujt dhe Emrat e të Cilit janë të plotë.

    Sepse dihet me siguri se aktet e vendosura në rregull dhe me urtësi nuk mund të jenë pa dikë që t’i kryejë ato... Dhe titujt e plotësimit më të skajshëm tregojnë Atributet krejtësisht të plota të Atij vepruesi. Sepse ashtu si në përputhje me rregullat e gramatikës, emri i vepruesit formohet nga ‘masdari’ -rrënja, emri prejfoljor-, dhe gjithashtu, burimi dhe rrënjët e emrave dhe të titujve janë Atributet. Dhe atributet në shkallën më të skajshme të plotësimit, padyshim tregojnë cilësitë esenciale krejtësisht të plota. Dhe ajo aftësi esenciale ose ato cilësi të plota esenciale –të cilat ne jemi të paaftë që t’i përshkruajmë– tregojnë me sigurinë më të madhe një Esencë e cila është në shkallën më të lartë të plotësimit.

    Kështu, meqenëse në çdo pjesë të botës të gjitha veprat e artit dhe të gjitha krijesat janë secila një vepër e plotë, secila dëshmon një akt, akti dëshmon një emër, ai emër një atribut, ai atribut një cilësi, dhe cilësia esencën. Kështu, ashtu si secila nga ato që dëshmon sa numri i krijesave ekzistencën e domosdoshme të Krijuesit të Gjithëlavdishëm dhe tregon Njësinë e Tij, po ashtu ato të gjitha së bashku formojnë një ngjitje të madhe për njohjen e Zotit xh.sh. aq të fuqishme sa zinxhirët e qënieve. Ato formojnë një provë realiteti në një vijimësi të pandërprerë tek e cila në asnjë mënyrë nuk mund të hyjë dyshimi.

    Tani, o mohues i mjerë e i pavëmendshëm! Me çfarë mund ta thyesh ti këtë provë e cila është aq e fortë sa zinxhiri i universit? Me çfarë mund ta mbulosh ti këtë dritare të gjërë e cila shfaq rrezet e të vërtetës prej vrimave të shumta të rrjetës së saj, madje aq të shumta sa numri i krijesave? Dhe me çfarë perde pakujdesie mund ta mbulosh atë?

    DRITARJA E NËNTËMBËDHJETË

    تُسَبِّحُ لَهُ السَّمٰوَاتُ السَّب۟عُ وَال۟اَر۟ضُ وَمَن۟ فٖيهِنَّ وَاِنْ مِنْ شَىْءٍ اِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ

    “E lavdërojnë dhe e ngrenë në lavdi e madhështi Atë shtatë qiejt dhe toka dhe gjithë ç’është në ta dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.”([16])

    Krijuesi i Gjithëlavdishëm u ka bashkangjitur shumë kuptime e shembuj urtësie trupave qiellorë, dhe është sikur me qëllim që të shprehë lavdinë e Tij dhe bukurinë, Ai i ka stolisur qiejt me fjalët e diejve, me hënat dhe yjet. Dhe qënieve në atmosferë Ai gjithashtu u ka bashkangjitur shembuj urtësie, kuptime dhe qëllime, sikur t’i bënte ato të flasin nëpërmjet rrufesë, vetëtimës dhe pikave të shiut, dhe nëpërmjet tyre Ai njofton plotësimin e urtësisë së Tij dhe bukurinë e mëshirës së Tij.

    Dhe ashtu siç i shkakton Ai globit tokësor -që i ngjason një koketë flasë me fjalët e tij kuptimplote të njohura si kafshët dhe bimët dhe shfaq plotësimet e artit të Tij në univers, po ashtu Ai i bën të flasin bimët dhe pemët, -që janë secila si një fjalë e asaj koke- nëpërmjet gjuhëve të gjetheve të tyre, të luleve dhe të frutave, dhe përsëri shpall plotësimin e artit të Tij dhe bukurinë e Mëshirës së Tij. Dhe lulet e tyre dhe frutat gjithashtu të cilat janë secila si një fjalë, Ai i bën të flasin nëpërmjet fjalëve të farërave të tyre dhe u jep mësim atyre që janë të vetëdijshëm për hollësitë e arti të Tij dhe për plotësimet e Hyjnisë së Tij.

    Dhe kështu, prej këtyre fjalëve të panumërta të lavdërimit ne do t’ia vëmë veshin e të dëgjojmë mënyrën e shprehjes së vetëm të një filizi të vetme dhe një luleje të vetme dhe të mësojmë se në çfarë mënyre ato dëshmojnë.

    Po, në të vërtetë, të gjitha bimët dhe të gjitha pemët e përshkruajnë Krijuesin e tyre me gjuhë të shumta në një mënyrë të tillë sa që ato i lënë të habitur ata që i studiojnë, duke u shkaktuar atyre të thonë: “Subhanall-llah! Sa mrekullueshëm e dëshmojnë ato Atë! ”

    Po, lavdërimi i të gjitha bimëve në kohën kur hapen, çelin, lulet e tyre, dhe në momentin kur ato prodhojnë filiza të reja, dhe kur ato japin fjalët e tyre jolëndore buzëqeshëse, është aq i bukur dhe i qartë sa vetë ato. Sepse rregulli duke demonstruar urtësi nëpërmjet gojës së bukur të çdo luleje, dhe gjuha e filizave të saj dhe fjalët e farërave të saj të peshuara mirë është, siç vëzhgohet, brenda një drejtëpeshimi i cili demonstron njohje. Dhe drejtpeshimi është brenda një qëndisjeje arti i cili demonstron mjeshtërì dhe artizanat. Dhe qëndisja e artit është brenda një zbukurimi i cili demonstron mëshirë dhe mirëbërësi të cilat janë në brendinë e erërave të këndshme. Dhe këto cilësi kuptimplote njëra btrenda tjetrës formojnë një gjuhë të tillë dëshmie, saqë ajo edhe përshkruan Krijuesin Hirplot nëpërmjet Emrave të Tij, edhe e përshkruan Atë nëpërmjet Atributeve të Tij, dhe shpjegon manifestimin e Emrave të Tij, dhe shpreh bërjen e Vetes së tij të dashur e të njohur.

    Dhe kështu, në qoftë se ti dëgjon një dëshmi të tillë nga një lule e vetme, po kur ti i dëgjon të gjitha lulet në faqen e tokës që e cila është lulnaja Hyjnore dhe dëgjon se me çfarë fuqie të lartë e shpallin ato ekzistencën e domosdoshme dhe unitetin e Krijuesit të Gjithëlavdishëm, a mbetet më tek ti ndonjë dyshim apo mosbesim e pakujdesi? Në qoftë se ato mbeten akoma tek ti, a mund të thuhet që ti je një qënie humane e vetëdijshme?..

    Tani, eja dhe shiko me vëmendje një pemë! Shikoje gojën e saj delikate, brenda shfaqjes me rregull të gjetheve në pranverë dhe lulet duke u çelur në një mënyrë të drejtpeshuar dhe frutat duke u rritur me urtësi e mëshirë dhe duke vallëzuar me fryrjen e erës në duart e degëve si fëmijët e pafajshëm. Shikoje peshimin e drejtë brenda rregullit të urtë të shprehur nëpërmjet gjuhës së gjetheve e duke u bërë jeshile, nëpërmjet gjuhës së luleve duke buzëqeshur me gëzim për një mirësi që e morën, dhe nëpërmjet fjalëve të frutave duke qeshur nëpërmjet manifestimit të mëshirës. Shikoji artet e kujdesshme dhe qëndisjet brenda balancës duke demonstruar drejtësi, dhe mëshirën brenda qëndisjeve me mjeshtri e stoli, dhe shijet e ëmbëla të ndryshme dhe erërat e këndshme, të cilat tregojnë mëshirë dhe mirëbërësi, farërat dhe bërthamat që secila prej tyre është një mrekulli e fuqisë brenda shijeve; këto tregojnë në mënyrën më të qartë ekzistencën e domosdoshme dhe Unitetin e Krijuesit të Gjithurtë, Gjithëbujar, Mëshirëplotë, Mirëbërës, Dhurues i mirësish, Zbukurues, Favorizues, bukurinë e mëshirës së Tij dhe plotësimin e Hyjnisë së Tij.

    Kështu, më qoftë se ti mund t’i dëgjosh në të njëjtën kohë gjuhët e gjendjes së të gjitha pemëve në tokë, ti do të shikoje e kuptoje se çfarë xhevahiresh të përsosur gjenden në thesarin e vërsetti:

    يُسَبِّحُ لِلّٰهِ مَا فِى السَّمٰوَاتِ وَمَا فِى ال۟اَر۟ضِ Gjithë ç’është në qiej dhe gjithë ç’është në tokë lavdëron All-llahun.”([17])

    Dhe kështu, o ti i pavëmendshëm fatkeq që e pandeh veten të jesh i lirë pa llogari, dhe o ti që je mbytur në mosmirënjohje e mohim! Në qoftë se Gjithëbujari i bukurisë i Cili e bën Vetveten e Tij të njohur për ty dhe të dashur nëpërmjet këtyre gjuhëve të panumërta, nëse nuk doni ta njihni Atë, atëherë ju duhet t’i heshtni ato gjuhë. Meqenëse ato nuk mund të heshten kurrë, atyre duhet t’u kushtohet vëmendje. Ti nuk mund të shpëtosh nga mbyllja e veshëve të tu nga pakujdesia. Sepse nëse ti e mbyll veshin, gjithësia nuk hesht. qëniet brenda tij nuk do të jenë të heshtura, dëshmitarët e unitetit Hyjnor nuk do t’i ndalin zërat e tyre. Dhe sigurisht ato do të të dënojnë ty...

    DRITARJA E NJËZET

    (SHËNIM)([18]) فَسُب۟حَانَ الَّذٖى بِيَدِهٖ مَلَكُوتُ كُلِّ شَى۟ءٍ

    “Kështu pra, i lavdëruar është Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ata ia bashkojnë Atij në Duart e të Cilit është mbizotërrimi i çdo gjëje.”([19])

    وَ اِن۟ مِن۟ شَى۟ءٍ اِلَّا عِن۟دَنَا خَزَٓائِنُهُ وَمَا نُنَزِّلُهُٓ اِلَّا بِقَدَرٍ مَع۟لُومٍ  وَ اَر۟سَل۟نَا الرِّيَاحَ لَوَاقِحَ فَاَن۟زَل۟نَا مِنَ السَّمَٓاءِ مَٓاءً فَاَس۟قَي۟نَاكُمُوهُ وَ مَٓا اَن۟تُم۟ لَهُ بِخَازِنٖينَ

    “Dhe s’ka asgjë që Ne të mos i kemi për të thesaret e pashtershëm dhe Ne nuk e dërgojmë atë veçse në masë të drejtë e të ditur. Dhe Ne dërgojmë erërat ngarkuese (që të mbushin retë me ujë), pastaj Ne bëjmë që uji të zbresë nga qielli duke ua dhënë atë Ne për ta pirë dhe nuk jeni ju pronarët e rojet e depozitave dhe burimeve të tij.”([20])

    Ashtu si urtësia e plotë dhe bukuria e artit që janë të dukshme në të pjesshmet e degëzimet, në rezultatet e përfitimet dhe në hollësirat, po ashtu elementet universale dhe krijesat e mëdha marrin pozitat e tyre në përputhje me urtësinë dhe artin, pavarësisht qënies së tyre në dukje të përziera së bashku nga rastësia pa rregull,

    kështu, ashtu siç tregojnë detyrat e tjera të urta, drita shndrit me qëllim që të shpallë dhe të bëjë të njohur krijesat Hyjnore në faqen e tokës, me lejen e Krijuesit të saj. Kjo do të thotë se drita është vënë në shërbim nga Autori i Gjithurtë. Nëpërmjet saj, Ai bën të dukshme veprat e Tij antike të artit në ekspozitën e tregut të kësaj bote.

    Tani merr në konsideratë erërat! Në përputhje me dëshminë e përfitimeve dhe detyrave të tjera të urta e bujare, ato shpejtojnë për tek detyra tej mase të shumta dhe të rëndësishme. Kjo do të thotë se valët e erërave vihen në shërbim, drejtohen dhe përdoren nga një Krijuesi i Gjithurtë; është një veprim që me shpejtësi e shkathtësi zbaton urdhrin Hyjnor.

    Tani merr në konsideratë burimet, rrëketë dhe lumenjtë! Brufullimi a çurgimi i tyre nga toka e nga malet nuk është nga rastësia. Sepse demonstrohet nga dëshmia e përfitimeve të tyre dhe frutave, nga veprat e Mëshirës Hyjnore dhe nga pohimi i qënies së tyre të depozituara e të rezervuara në male me peshën e urtësisë në përpjesëtim me nevojën, dhe se ato u nënshtrohen e depozitohen nga Një Krijues i Gjithurtë, dhe se vërshimi i tyre është përshtatja e tyre gjallërisht me urdhërat e Tij.

    Tani merr në konsideratë të gjitha shumëllojshmëritë e gurëve dhe xhevahiret dhe mineralet në tokë! Zbukurimet e tyre dhe veçoritë e dobishme, përfitimet e urta që lidhen me to, dhe qënia e tyre të bëra gati në një mënyrë të përshtatshme për kërkesat e njeriut dhe të kafshëve, dhe domosdoshmëritë jetike, të gjitha tregojnë se ato janë bërë në atë mënyrë nëpërmjet dekorimit, rregullimit, planifikimit dhe reformimit të Një Krijuesi të Gjithurtë.

    Tani shiko lulet dhe frutat! Buzëqeshjet e tyre, shijet, bukuritë, qëndisjet, dhe erërat, secila si një ftesë dhe meny (listë gjelle) për tryezën e Krijuesit Gjithëbujar dhe Dhuruesit Mëshirëplotë të mirësive. Ato u jepen si meny të ndryshme dhe si ftesa secilës specieje prej qënieve nëpërmjet ngjyrave të tyre të ndryshme, erërave dhe shijeve.

    Tani shiko zogjtë! Një argument i sigurtë që cicërima e tyre, ligjërimi e pingërimi i tyre është shkaktimi që u bën Krijuesi i Gjithurtë për të folur, është mënyra e habitshme në të cilën ata shprehin ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin me ato tinguj, dhe pohojnë qëllimet e tyre.

    Tani shiko retë! Një argument i sigurt se kërcitja e shiut nuk është një tingull i pakuptim dhe se krisja e bubullimës dhe e rrufesë nuk është një gjëmim i kotë, pasi ato zëra të çuditshme janë krijuar në atë hapësirë të madhe. Gjithashtu pikat e shiut si uji i jetës shtrydhen, mjelen nga retë duke u dhënë gji krijesave të gjalla në tokë të cilat janë aq të nevojshme e të mallëngjyera për to. Këto fakte tregojnë se kërcitja dhe krisma janë më domethënëse dhe plotë urtësi. Sepse me urdhërin e Krijuesit Gjithëbujar, shiu u bën thirrje atyre që mallëngjehen për të duke u thënë: “Merrni lajme të gëzueshme! Ne jemi duke ardhur! Ato shprehin këtë kuptim!..”

    Tani shiko tek qielli dhe shqyrtoje me kujdes vetëm hënën prej të gjithë trupave të panumërt në të! Se lëvizja e saj është me urdhërin e një të Gjithëfuqishmi dhe të Gjithurti demonstrohet nga shembujt e rëndësishëm të urtësisë që lidhen me të, dhe për sa ka të bëjë me tokën. Meqenëse ne i kemi shpjeguar këto në vende të tjera në Risale-i Nur, ne po e presim shkurt këtu.

    Kështu, elementet unversale që ne i kemi numëruar nga drita për tek hëna hapin në një shkallë të madhe dritaren më të gjërë. Ato shpallin dhe tregojnë Unitetin e Ekzistuesit të Vetëm të Domosdoshëm dhe plotësimin e fuqisë së Tij, dhe madhështinë e sovranitetit të Tij.

    Dhe kështu, o i pavëmendshëm! Në qoftë se je i aftë ta heshtësh këtë zë si krisma e rrufesë dhe ta shuash këtë dritë të ndritshme si dielli, harroje All-llahun! Përndryshe, eja në vete, dhe thuaj:

    سُب۟حَانَ مَن۟ تُسَبِّحُ لَهُ السَّمٰوَاتُ السَّب۟عُ وَال۟اَر۟ضُ وَمَن۟ فٖيهِنَّ

    E gjithë lavdia të takon Ty! Dhe “E lavdërojnë dhe e ngrenë në lavdi e madhështi Atë shtatë qiejt dhe toka dhe gjithë ç’është në të.”([21])

    DRITARJA E NJËZET E NJË

    وَ الشَّم۟سُ تَج۟رٖى لِمُس۟تَقَرٍّ لَهَا ذٰلِكَ تَق۟دٖيرُ ال۟عَزٖيزِ ال۟عَلٖيمِ

    “Edhe dielli rend në rrugën e tij për një kohë (të përcaktuar). Ky është vendimi i përcaktuar i të Gjithëfuqishmit, të Gjithëditurit.” ([22])

    Llamba e universit, dielli, është një dritare për ekzistencën e Unitetit të Krijuesit të Universit; ajo dritare është aq brilante dhe e ndritshme si vetë dielli.

    Po, në të vërtetë, pavarësisht diferencave të tyre të mëdha, për sa ka të bëjë me madhësinë, pozitën dhe shpejtësinë, dymbëdhjetë planetët, duke përfshirë globin tonë tokësor, të njohur si sistemi diellor, janë në lëvizje dhe rrotullohen me rregull të plotë e me urtësi dhe me ekuilibër të plotë, pa u ngatërruar, madje as edhe një sekond, dhe janë lidhur me diellin nëpërmjet një ligji Hyjnor i njohur si ‘graviteti’, domethënë, ato e ndjekin udhëheqësin e tyre sikur në falje. Kjo demonstron në një shkallë të gjërë madhështinë e Fuqisë Hyjnore dhe Unitetin e Mbështetësit të tyre.

    Sepse, ato trupa të pajetë, ato masa të mëdha dhe të pavetëdijshme, rrotullohen dhe vihen në veprim brenda rregullit më të skajshëm dhe drejtëpeshimit më të urtë, në forma të ndryshme dhe mbi distanca të ndryshme, duke provuar shkallën e fuqisë dhe të urtësisë; në qoftë se mundesh ta vlerësosh madhështinë e kësaj çështje me veten tënde, bëje. Në qoftë se do të ndërhyhej me sasinë më të vogël në këtë çështje të gjërë e komplekse, do të shkaktohej një shpërthim aq i madh sa që do të shpartallonte universin. Në qoftë se do të ndalonte për një minutë lëvizja e ndonjërës prej tyre, ajo do t’i shkaktonte asaj të lë orbitën e saj dhe të hapte mundësinë e përplasjes së saj me një planet tjetër. Ti mund ta krahasosh se sa e frikshme do të ishte përplasja e trupave një mijë herë më të mëdha se sa toka.

    Tani ne do t’ia referojmë njohjes gjithëpërfshirëse të Zotit çudirat e sistemit diellor, domethënë dymbëdhjetë planetët të cilët janë ndjekësit e diellit dhe frutat, dhe të marrim në konsideratë vetëm planetin tonë, tokën, e cila është këtu para syve tanë. Ne shohim se planeti ynë është bërë të udhëtojë në një udhëtim të gjatë rreth diellit nëpërmet një urdhëri Hyjnor si një detyrë e rëndësishme ashtu siç është përshkruajtur në Letrën e Parë në një mënyrë që demonstron madhështinë e lartësisë Hyjnore dhe madhërinë e sovranitetit të Hyjnisë dhe plotësimin e mëshirës së Tij dhe të urtësisë. Atij i është dhënë forma e një anieje Hyjnore e mbushur me çudirat e artit Hyjnor dhe të një vendbanimi udhëtues si një ekspozitë, për ta shikuar adhuruesit e vetëdijshëm të Zotit xh.sh.. Edhe hëna i është bashkangjitur tokës me një përllogaritje të saktë për shembuj madhështorë urtësie, si të ishte një orë dore për të treguar kohën. Hënës, gjithashtu, i janë dhënë vendbanime të ndryshme përmes të cilave të udhëtojë.

    Kështu, këto aspekte të këtij planeti tonë të bekuar provojnë ekzistencën e domosdoshme dhe Unitetin e të Gjithëfuqishmit Absolut me një dëshmi aq madhështore sa vetë globi tokësor. Ti mund të bësh një analogji nga kjo me pjesën e mbetur të sistemit diellor.

    Për më tepër, dielli është bërë të rrotullohet në boshtet e tij si një çikrik i tjerrëses me qëllim që të mbështjellë fijet jolëndore që quhen ‘gravitet’, dhe t’i lidhë planetët me to dhe t’i vendosë ato në rregull. Po ashtu ai shtyhet së bashku me planetët e tij me një shpejtësi që pret e përshkon distancën e pesë orëve në një sekondë sipas llogaritjes së shkencëtarëve drejt “Yjësisë së Herkulit”, ose drejt ‘Diellit të diejve’. Kjo sigurisht ndodh nëpërmjet Fuqisë dhe me urdhërin e të Gjithëlavdishmit të vetë Sulltanit të parapërjetësisë dhe të paspërjetësisë. Është sikur Ai e bën sistemin diellor t’i kryejë këto manovra si një togë e ushtarëve nën urdhëra dhe kështu demosntron madhështinë e Hyjnisë së Tij.

    Dhe kështu, o astronom i nderuar! Çfarë rastësie mund të ndërhyjë në këto çështje? Duart e çfarë shkaqeve mund t’i arrijnë ato? Çfarë force mund t’i afrohet kësaj? Eja, thuaj! Një Sulltan i Gjithëlavdishëm i Tillë si Ky a do të mund të shfaqte pafuqi dhe të lejonte të tjerët të kenë rol në sovranitetin e Tij?

    Dhe veçanërisht, a do të ishte e mundur që Krijuesi xh.sh. t’ua dorëzonte çështjet e gjallesave të cilat janë fruti, rezultati, qëllimi dhe esenca e universit, duarëve të tjera? A do të lejonte Ai dikë tjetër të ndërhynte në çështjet e Tij plot urtësi? Dhe në mënyrë të veçantë njeriun, a do ta linte Ai atë në tekat e tij, i cili është më gjithëpërfshirësi i atyre frutave, më i përkryeri i rezultateve, Kalifi i Tij në tokë, dhe mysafir i nderuar i Sulltanit? A do t’ua referonte Ai atë Natyrës dhe rastësisë dhe ta zvogëlonte madhështinë e sovranitetit të Tij në asgjë? Dhe të katandiste në hiç gjë urtësinë e Tij të plotë?

    DRITARJA E NJËZET E DY

    اَلَم۟ نَج۟عَلِ ال۟اَر۟ضَ مِهَادًا وَ ال۟جِبَالَ اَو۟تَادًا وَخَلَق۟نَاكُم۟ اَز۟وَاجًا فَان۟ظُر۟ اِلٰٓى اٰثَارِ رَح۟مَتِ اللّٰهِ كَي۟فَ يُح۟يِى ال۟اَر۟ضَ بَع۟دَ مَو۟تِهَا

    A nuk e kemi bërë Ne tokën si shtrojë?Dhe malet si shtylla mbështetëse?“Dhe Ne ju kemi krijuar në palë (çiftë)”([23]) “Shihni pra te pasojat e mëshirës së All-llahut, se si Ai ringjall tokën pas vdekes së saj. Sigurisht që Ai do t’i ngrejë me siguri të vdekurit dhe Ai është i Zoti për të bërë çdo gjë.”([24])

    Globi tokësor është një kokë me njëqindmijë gojë. Në secilën gojë janë njëqind mijë gjuhë. Në secilën gjuhë janë njëqind mijë prova, secila nga ato dëshmon në mënyra të ndryshme Ekzistuesin e Vetëm të domosdoshëm, Unitetin, të plotfuqishmin mbi gjithçka, të Gjithëditurin për çdo gjë, Atributet e Shenjta dhe Emrat më të bukur të Një të Gjithëlavdishmi.

    Po, në të vërtetë, ne e shqyrtojmë krijimin e parë të tokës dhe shohim se shkëmbi u krijua nga lënda në një gjendje të lëngët, dhe se dheu u krijua nga shkëmbi. Në qoftë se toka, ajo lëndë, do të kishte mbetur lëng, ajo nuk do të ishte e banueshme, dhe në qoftë se ai lëng pasi u bë shkëmb i fortë do të ishte bërë i fortë si hekuri, ai nuk do të ishte i përshtatshëm për përdorim. Kështu, ajo çfarë i dha asaj gjendjen e saj ishte, sigurisht, urtësia e Një Krijuesi të Gjithurtë, i Cili i shikoi nevojat e nanorëve të tokës.

    Pastaj shtresa e dheut u lëshua, u hodh, sipër shtyllave të maleve me qëllim që tërmetet që shkaktohen nga ngritja e zhvendosja e shtresave të brendshme të pushojnë, të marrin frymë, nëpërmjet maleve dhe të mos i shkaktojnë tokës që të tronditet nga lëvizja e saj dhe nga detyrat, dhe me qëllim që malet ta ruajnë tokën nga shkelja e detit, dhe që secili të ishte një depo për domosdoshmëritë jetike dhe që ta krehte e pastronte ajrin nga gazrat e dëmshëm duke i lejuar kështu gjallesat të marrin frymë lirisht dhe me qëllim që ato të grumbullojnë e të mbajnë rezervat e ujit dhe që të jenë një burim dhe minierë për mineralet e domosdoshme për krijesat e gjalla.

    Kështu, kjo situatë dëshmon në mënyrën më të qartë dhe më fuqishëm për ekzistencën e domosdoshme dhe Unitetin e Një të Gjithëfuqishmi Absolut dhe Një të Gjithurti Mëshirëplotë.

    O gjeograf i nderuar! Me çfarë mund ta shpjegoni këtë? Çfarë rastësie mund ta bëjë këtë anije Hyjnore të mbushur plot me krijesa të mahnitshme një ekspozitë mrekullishë, dhe ta bënte atë të rrotullohej me shpejtësinë që mbulon distancën e njëzet e katër mijë viteve në një vit ndërsa duke mos lejuar as edhe një nga objektet e vetme të renditura sipër faqes së saj që të bie?

    Shiko gjithashtu artet e çuditshme në faqen e tokës. Sa me urtësi janë vënë në punë elementet në funksionet e tyre! Sa mirë u shërbejnë ato mysafirëve të të Gjithëmëshirshmit në tokë nëpërmjet urdhërit të Një të Gjithëfuqishmi të Gjithurtë, dhe shpejtojnë për t’u shërbyer atyre!

    Gjithashtu shikoji brenda arteve të çuditshme e të mahnitshme në faqen e tokës, shumëngjyrëshe dhe plotë urtësi të çuditshme! Shiko se si përrenjtë dhe rrëketë, detet e lumenjt, malet dhe kodrat, secili janë bërë si vendbanime dhe mjete transporti të përshtatshëm për krijesat e Tij të ndryshme dhe për shërbëtorët. Pastaj shiko se me sa urtësi të përkryer dhe me rregull Ai i ka mbushur ato me qindra e mijëra shumëllojshmëri bimësh dhe kafshësh, dhe u ka dhënë atyre jetë dhe i ka bërë ato të gëzohen, dhe sa me rregull, minutë pas minuti, Ai i shkarkon nga detyra krijesat dhe i boshatis ato vendbanime me vdekjen, dhe përsëri në mënyrë të rregullt i rimbush ato në formën e ‘Ringjalljes pas vdekjes’. Dhe kjo dëshmon me qindra e mijëra gjuhë ekzistencën e domosdoshme dhe Unitetin e Një të Gjithëfuqishmi të Lavdisë, Një të Gjithurti të plotësimit.

    Shkurtazi: Toka, faqja e të cilës është një ekspozitë e mrekullive të artit, një shfaqje e çudirave të krijimit, një vendkalim për karvanët e qënieve, dhe një xhami dhe vendbanim për rangjet e adhuruesve, është si zemra e të gjithë universit, kështu ajo shfaq dritën e Unitetit Hyjnor në të njëjtën shkallë si universi.

    Dhe kështu o gjeografi i nderuar! Në qoftë se koka e tokës, ka njëqind mijë gojë dhe me njëqind mijë gjuhë në secilën, ajo bën të njohur Allahun xh.sh., dhe akoma ti nuk e njeh Atë dhe zhyt kokën tënde në moçalin e Natyrës, atëherë mendoje madhësinë e krimit tënd! Mësoje se çfarë ndëshkim të rreptë të bën ajo ty të meritosh! Eja në vete, dhe nxirre kokën tënde nga moçali!

    Thuaj اٰمَن۟تُ بِاللّٰهِ الَّذٖى بِيَدِهٖ مَلَكُوتُ كُلِّ شَى۟ءٍ “Unë besoj në Zotin në Dorën e të Cilit është sunidmi i të gjitha gjërave.

    DRITARJA E NJËZET E TRE

    اَلَّذٖى خَلَقَ ال۟مَو۟تَ وَال۟حَيٰوةَ “Ai i Cili krijoi vdekjen dhe jetën.”([25])

    Jeta është më e ndritshmja dhe më e bukura e mrekullive të Fuqisë Hyjnore. Ajo është më e fuqishmja dhe më brilantja e provave të Unitetit Hyjnor. Ajo është më gjithëpërfshirësja dhe më e ndritshmja e pasqyrave që shfaq manifestimet e të Adhuruarit të Përjetshëm.

    Po, më vete, jeta bën të njohur të Gjallin e Përjetshëm dhe Vetëekzistuesin e Vetëm së bashku me të gjithë Emrat e Tij dhe aktet. Sepse jeta është një dritë, një ilaç, si një bar i përzier prej atributeve të shumta. Ashtu si shtatë ngjyrat që janë kombinuar në dritë, dhe barna të ndryshëm janë përzier së bashku në një ilaç, po ashtu jeta është një realitet i bërë nga atribute të shumta. Disa nga atributet në realitetin e saj zgjerohen nëpërmjet shqisave; ato zhvillohen dhe janë të dallueshme. Megjithatë, pjesa më e madhe e bëjnë vetveten të kapshme e të perceptueshme në formën e ndjenjave; ato e bëjnë vetveten të njohur duke çurguar nga jeta.

    Për më tepër, jeta përmban rizkun (ushqimin) mëshirën, përkujdesjen dhe urtësinë, të cilat janë mbisunduese në planifikimin dhe administrimin e universit. Është tamam, sikur jeta t’i mbërthente e t’i lidhte ato prapa saj dhe t’i tërhiqte ato në vendin ku ajo futet. Për shembull, kur jeta futet në trup, Emri ‘El-Hakim’, (i Gjithurti), gjithashtu shfaqet; Ai e bën vendin mirë aty dhe e urdhëron atë me urtësi. Në të njëjtën mënyrë, Emri ‘El-Kerim, (Gjithëbujari), shfaqet, dhe Ai organizon dhe zbukuron vendbanimin e saj në përputhje me të gjitha nevojat e saj. Në të njëjtën kohë manifestim i Emrit ‘Er-Rahim’ (Mëshirëploti), bëhet i dukshëm; Ai dhuron të gjitha llojet e mirësive për vazhdimësinë e plotësimit të jetës. Dhe përsëri në të njëjtën kohë, manifestimi i Emrit ‘Er-Razzak’ (Furnizuesi) shfaqet; Ai prodhon ushqimin lëndor dhe jolëndor, të domosdoshme për vazhdimësinë dhe zhvillimin e jetës, dhe pjesërisht i ruan, dhe i depoziton ato brenda trupit të saj.

    Domethënë, jeta është si një pikë qëndrore ku atribute të ndryshme futen tek njëri-tjetri, madje ato bëhen një dhe i njëjti. Është sikur, në tërësinë e saj jeta është edhe dituri, dhe njëkohësisht fuqi, dhe në të njëjtën kohë urtësi e mëshirë, dhe kështu me radhë...

    Kështu, për sa ka të bëjë me këtë esencë gjithëpërfshirëse, jeta është një pasqyrë e të Adhuruarit të Vetëm të përjetshëm duke reflektuar Atributet esenciale Hyjnore.

    Është për shkak të këtij misteri që Ekzistuesi i domosdoshëm i Cili është i Gjallë i përjetshëm dhe vetëekzistuesi, e krijon jetën në shumicë të madhe dhe me bollëk, dhe e transmeton atë në të gjitha anët e ekzsitencës, duke e grumbulluar çdo gjë rreth jetës dhe duke e bërë atë t’i shërbejë asaj. Sepse detyra e jetës është e madhe.

    Po, nuk është e lehtë të jesh ‘pasqyra e të Adhuruarit të përjetshëm’, ajo nuk është detyrë e vogël.

    Kështu, ardhja e befasishme dhe e vezhdueshme në ekzistencë nga asgjëja e këtyre jetëve të panumërta e të pallogaritshme, të cilat ne i shohim gjithë kohën para syve tanë, dhe e shpirtërave të cilat janë origjinat dhe esencat e jetëve qënia e tyre duke u dërguar, demonstrojnë ekzistencën e domosdoshme me, atributet e shenjta, dhe Emrat më të Bukur të Një ekzistuesi të vetëm të domosdoshëm, të Gjalli të Përjetshëm në mënyrë aq të qartë ashtu siç tregojnë rrezet ekzistencën e diellit. Ashtu si dikush i cili nuk e njeh dhe nuk e pranon erkzistencën e diellit që është i detyruar të mohojë dritën e cila mbush ditën, po ashtu ai që nuk e njeh dhe nuk e pranon Diellin e Njësisë Hyjnore, i Cili është i Gjalli i Përjetshëm, Vetëekzistuesi i pafillim e i pambarim, dhe Dhënësi i jetës dhe i vdekjes, detyrohet të mohojë ekzistencën e krijesave të cilat mbushin tokën dhe madje të shkuarën dhe të ardhmen, ai duhet të binte njëqind herë më poshtë se një kafshë, të binte nga niveli i jetës dhe të bëhej krejtësisht injorant dhe i pajetë.

    DRITARJA E NJËZET E KATËR

    لَٓا اِلٰهَ اِلَّا هُوَ كُلُّ شَى۟ءٍ هَالِكٌ اِلَّا وَج۟هَهُ لَهُ ال۟حُك۟مُ وَ اِلَي۟هِ تُر۟جَعُونَ

    “Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Atij. Çdo gjë do të shuhet e do të shkatërrohet përveç Fytyrës së Tij. Atij i takon gjykimi i vendimi dhe tek Ai ju të gjithë do të ktheheni.” ([26])

    Vdekja ashtu si jeta është prova e Hyjnisë; ajo është prova më e fuqishme e unitetit Hyjnor, sepse vërseti: اَلَّذٖى خَلَقَ ال۟مَو۟تَ وَال۟حَيٰوةَ “Ai i Cili krijoi vdekjen dhe jetën.” ([27]) , tregon se vdekja nuk është mosekzistencë, asgjësim, mosqënie, një shuarje (zhdukje) e pa një autor, por ashtu siç është treguar në “Letrën e Parë”, ajo është një shkarkim nga shërbimi nga një Autor i Gjithurtë, është një ndryshim banese, një shkëmbim trupash, një pushim nga detyra, një lirim nga burgu i trupit, ajo është krijimi i ri i organizuar dhe qëniet e në përputhje me urtësinë Hyjnore.

    Po, ashtu si krijesat e gjalla shpërndara në të gjithë faqen e tokës që tregojnë me jetën e tyre Krijuesin e Gjithurtë dhe Unitetin e Tij, po ashtu me vdekjet e tyre ato gjallesa dëshmojnë për Përjetësinë dhe Unitetin e të Gjallit të Përjetshëm. Meqenëse është provuar e sqaruar në Fjalën e Njëzet e Dy se vdekja është një provë shumë e fuqishme Unitetit dhe e përjetësisë, ne ia referojmë diskutimin asaj Fjale, dhe këtu vetëm do të shpjegojmë një pikë të rëndësishme. Ajo është siç vijon:

    Ashtu si me ekzistencën e tyre, qëniet e gjalla tregojnë ekzistencën e një Ekzistuesi të domosdoshëm, po ashtu me vdekjet e tyre ato qënie të gjalla dëshmojnë përjetësinë dhe unitetin e të Gjallit të Përjetshëm. Për shembull, faqja e tokës, e cila është një krijesë e gjallë e vetme, tregon Krijuesin e saj me rregullin e saj dhe rrethanat, dhe po ashtu ajo tregon pikërisht Krijuesin kur ajo vdes. Domethënë, kur dimri e fsheh faqen e tokës me qefinin e tij të bardhë, ai heq shikimet e njerëzve nga vetvetja –shikimi lëviz tek e shkuara prapa kufomës së asaj pranvere që kaloi– dhe ai e tregon atë në një skenë shumë më të gjërë.

    Domethënë, të gjitha pranverat e kaluara të tokës, ku secila prej tyre ishte një mrekulli e fuqisë, bën të kuptueshme se krijesa të reja të lulëzuara të tokës do të vijnë në pranverën e ardhshme, dhe meqenëse secila nga ato dëshmon ekzistencën e atyre çudirave të ardhshme të fuqisë Hyjnore, secila një tokë e gjallë, ato dëshmojnë në mënyrë të ndritshme dhe fuqishëm dhe në një shkallë të gjërë ekzistencën e domosdoshme, unitetin, amshimin dhe përjetësinë e Krijuesit të Gjithëlavdishëm, të Gjithëfuqishmin e plotësimit, të Gjallin e përjetshëm dhe diellin e Amshuarit; ato demonstrojnë prova të tilla brilante që, me dashje apo pa dashje, ato e bëjnë njeriun të deklarojë, اٰمَن۟تُ بِاللّٰهِ ال۟وَاحِدِ ال۟اَحَدِ “Unë besoj në Zotin, të Vetmin, Një i pashoq.”

    Shkurtazi: Sipas misterit të vërsetit, وَ يُح۟يِى ال۟اَر۟ضَ بَع۟دَ مَو۟تِهَا “Dhe Ai i jep jetë tokës pas vdekjes së saj.”([28]), ashtu siç dëshmon kjo tokë e gjallë Krijuesin e Gjithurtë me pranverën, jetën e saj, po ashtu me vdekjen e saj ajo kthen shikimin mu drejt mrekullive të fuqisë Hyjnore të rreshtuara në dy krahët e kohës, të shkuarën dhe të ardhmen; dhe ajo tregon mijërat e pranverave në vend të një pranvereje të vetme; dhe tregon mijërat e mrekullive të fuqisë në vend të një mrekullie. Dhe secila nga ato pranvera dëshmon më me siguri se sa kjo pranverë e tanishme. Sepse ato të cilat kanë kaluar drejt të shkuarës kanë shkuar së bashku me shkaqet e tyre të dukshme, dhe pas tyre të tjerat si ato kanë ardhur në vendet e tyre.

    Kjo do të thotë se shkaqet e jashtme nuk janë asgjë. Vetëm Një i Gjithëfuqishëm i lavdisë i krijon pranverat, dhe duke ia lidhur ato shkaqeve me urtësi tregon se Ai i ka dërguar ato. Dhe sa për faqet e tokës të rreshtuara në kohën e ardhme, ato dëshmojnë në mënyrën më të shndritshme, se ato do të bëhe rishtaz, përsëri, nga asgjëja, nga mosqënia, dhe do të vendosen në atë vend ku do të dërgohen, do të bëhen të kryejnë detyrën e tyre, dhe pastaj do të detyrohen të largohen.

    Dhe kështu, o i pavëmendshëm i shmangur në Natyrë dhe i mbytur në moçalin e saj! Ai që dora shpirtërore e urtësisë së tij dhe e fuqisë nuk shfaqet në të gjithë të ardhmen, dhe ai që nuk lë gjurmët e gishtërinjve të kësaj dore në të gjithë të shkuarën, si mundet të ndërhyjë në jetën e tokës? A munden rastësia dhe natyra të cilat janë asgjëja e asgjësë, si ti,të ndërhyjnë në çështjen e jetës në tokë? Në qoftë se dëshiron të jesh i shpëtuar, thuaj tek e shumta: “Natyra është një fletore e fuqisë Hyjnore. Dhe sa për rastësinë, ajo është një perde e urtësisë Hyjnore të fshehur e cila mbulon injorancën jonë.” Afrohu tek e vërteta!

    DRITARJA E NJËZET E PESTË

    Ashtu si i godituri që tregon goditësin, dhe ashtu si një vepër e modeluar bukur arti që bën të domosdoshëm artistin, dhe ekzistenca e një fëmije kërkon një prind nga i cili u lind, dhe një nën sipërfaqe kërkon një mbi sipërfaqe, e kështu me radhë... Ashtu si të gjitha cilësitë e njohuar si çështje relative të cilat nuk janë absolute dhe nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën, mundësia gjithashtu, e cila është e dukshme në të pjesshmet në univers, gjithashtu si një e tërë që tregon domosdoshmëri, dhe gjendja e të qënit i vepruar mbi të, gjë e cila shihet në të gjitha ato, që tregon një veprim, dhe qënia e tyre e krijuar që hikohet qartë tek të gjitha ato tregon krijueshmërinë, dhe shumësia dhe përbërja që shikohet tek të gjitha ato kërkon Unitetin. Atëherë, domosdoshmëria, veprimi aktiv, Krijueshmëria dhe Uniteti, në mënyrë të qartë dhe të domosdoshme, kërkojnë dikë i cili është cilësuar me Atributet “el Vaxhibu, el Failu, el Haliku, el Vahidu”, Ekzistuesi i domosdoshëm, Vepruesi, Krijuesi dhe Një i Vetmi, i Cili nuk është i mundshëm, as pasiv (mbi të cilin veprohet), as i krijuar, as i shumtë, dhe as i përbërë.

    Mbi këtë bazë, e gjithë mundësia, gjendjet e të qënit pasiv (diçka mbi të cilën veprohet), qënia e krijuar, shumësia dhe përbërja dëshmojnë Ekzistuesin e Vetëm të Domosdoshëm, të Vetmin i Cili vepron siç dëshiron, Krijuesin e të gjitha gjërave, të Vetmin e Unitetit.

    Shkurtazi: Ashtu si domosdoshmëria që është e dukshme nga mundësia, veprimi nga gjendja e të qënit i vepruar mbi të cilin është vepruar dhe uniteti nga shumësia, dhe siç tregon ekzistenca e secilës prej tyre ekzistencën e e tjetrës, në mënyrë të sigurt, po ashtu, cilësitë e shikuara në krijesa si ‘të qënit i krijuar dhe i furnizuar’ tregojnë aktin e ‘Krijueshmërisë dhe të Dhënies së furizimit’.

    Dhe me radhë, ekzistenca e këtyre atributeve tregon në një mënyrë të domosdoshme dhe të vetëkuptueshme ekzistencën e një Autori Mëshirëplotë, i Cili është Krijues dhe Furnizues.

    Domethënë, çdo qënie dëshmon Esencën më të shenjtë të Ekzistuesit të domosdoshëm, dhe me qindra nga Emrat më të bukur të Tij, me qindrat nga ky lloj i gjuhëve të cilat i mbajnë çdo qënie. Në qoftë se nuk do të pranoheshin këto dëshmi, atëherë do të bëhej e domosdoshme, o njeri, t’i mohoje të gjitha atributet e këtij lloji që u përkasin qënieve...

    DRITARJA E NJËZET E GJASHTË

    ([29])

    Shembujt gjithmonë të përtërirë të bukurisë dhe të hijeshisë duke kaluar sipër fytyrave të qënieve në univers tregojnë se ato janë hijet e një lloji të manifestimeve të një të Adhuruari të vetëm të përjetshëm. Po, fluskat duke shkumëzuar e shkëndijuar mbi sipërfaqen e një lumi dhe pastaj duke u zhdukur, dhe fluskat e tjera duke ardhur pas tyre dhe duke shkëndijuar si ato që erdhën para tyre, tregojnë se ato janë pasqyra për rrezet e një dielli të përjetshëm. Në të njëjtën mënyrë, shkreptimat e bukurisë të cilat shkëndijojnë mbi qëniet udhëtuese në lumin e kohës rrjedhëse tregojnë Një të Bukur të Përjetshëm, dhe janë shenjat e Tij dhe përfaqësojnë treguesit e asaj bukurie.

    Gjithashtu, dashuria e zjarrtë në zemrën e universit tregon për Një të Dashur të Pavdekshëm. Sigurisht, ashtu siç tregohet nga fakti se ndonjë gjë që nuk gjendet në vetë pemën nuk do të ishte e pranishme në formën e vërtetë në frutin e saj, domethënë, ashtu siç nuk shfaqet diçka në frut nëse ajo nuk do të gjendej në vetë pemën, po ashtu dashuria e zjarrtë Hyjnore që është e pranishme në zemrën e njeriut, i cili është fruti i ndjeshëm i pemës së universit, tregon se një dashuri e vërtetë dhe një pasion gjendet në të gjithë universin, por në forma të tjera.

    Në çdo rrethanë, kjo dashuri e vërtetë dhe ky pasion në zemrën e universit tregon të Dashurin e Parapërjetësisë.

    Për më tepër, të gjitha tërheqjet dhe forcat magnetike të cilat shfaqen në forma të shumta në zemrën e universit, u tregojnë zemrave të vetëdijshme se ato janë kështu nëpërmjet tërheqjes së një të vërtete tërheqëse.

    Gjithashtu, sipas konsensusit të Evlijave, dhe të atyre që u zbulohen misteret e krijimit, të cilët janë më të ndjeshmit dhe më të ndritshmit të krijesave, duke u mbështetur në ndriçimet e tyre dhe në shikimet, ata kanë marrë manifestimin e Hirplotit të lavdisë dhe nëpërmjet ndriçimeve të tyre kanë perceptuar se i Gjithëlavdishmi i bukurisë është duke e bërë vetveten të njohur për ta dhe duke u dashur nga ata. Tregimi i tyre me unanimitet për këtë, përsëri dëshmon me siguri për Ekzistuesin e domosdoshëm të lavdisë, dhe bërjen e vetvetes së Tij të njohur tek njeriu.

    Gjithashtu, pena e zbukurimit dhe e stolisjes e cila vepron mbi qëniet dhe mbi faqen e universit tregon në mënyrë të qartë bukurinë e Emrave të Pronarit të asaj pene.

    Kështu, bukuria në faqen e universit, dhe dashuria në zemrën e saj, dhe tërheqja në kraharorin e saj, dhe zbulimi e shikimi në syrin e saj, dhe bukuria e stolia mbi të si një tërësi, hapin Dritaren më të hollë e më të ndritshme. Ajo u shfaq mendjeve të vetëdijshme dhe zemrave, Hirplotin e Vetëm të Lavdisë, të Dashurin e Pavdekshëm, të Adhuruarin e Përjetshëm, të Vetmin, që të gjithë Emrat e të Cilit janë të bukur.

    Dhe kështu, o i pavëmendshëm që përpëlitesh e ngatërrohesh midis dyshimeve mbytëse në errësirën e materies dhe në terrin e mashtrimit! Eja në vete! Ngjitu tek një gjendje që i përshtatet humanizmit! Shiko nëpërmjet këtyre katër hapjeve, shihe bukurinë e unitetit, fito besim të plotë, dhe bëhu një njeri i vërtetë!..

    DRITARJA E NJËZET E SHTATË

    اَللّٰهُ خَالِقُ كُلِّ شَى۟ءٍ وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَى۟ءٍ وَكٖيلٌ

    “All-llahu është Krijuesi i çdo gjëje, dhe për të gjitha gjërat Ai është Ruajtës dhe kujdestar.”([30])

    Ne i shohim gjërat, të cilat duken të jenë ‘shkaqe dhe pasoja’ në univers, dhe ne shikojmë se shkaku më i lartë e ka të shkurtër dorën e tij për të arritur madje pasojën më të zakonshme. Kjo do të thotë se shkaqet janë një perde, ajo që i bën pasojat është diçka tjetër dhe jo shkaqet.

    Për të marrë vetëm një shembull të vogël nga krijesa të panumërta, le të marrim në konsideratë aftësinë e kujtesës, e cila është vendosur në kokën e njeriut në një hapësirë aq të vogël sa një farë sinapi: ne shohim se ajo është si një libër aq gjithëpërfshirës, madje, si një librari që brenda saj shkruhet pa ngatërresë historia e plotë e jetës së njeriut.

    Çfarë shkaku mund të tregohet për këtë mrekulli fuqie? A lënda e përhime (e bardhë) e trurit? A grimcat e thjeshta të pavetëdijshme të qelizave të tij? Apo erërat e rastësisë? Por ajo mrekulli arti vetëm mund të jetë vepra e Një Autori të Gjithurtë, i Cili me qëllim që ta njoftojë njeriun se të gjitha veprat që ai ka kryer janë regjistruar dhe do të paraqiten në kohën e llogarisë, shkruan një regjistër të vogël nga libri i madh i veprave të njeriut për t’u botuar në ringjallje, dhe ia jep atë dorës së mendjes së tij.

    Kështu, siç janë ato të krahasueshme me aftësinë e memories së njeriut, bëj ti analogji me të gjitha vezët, farërat dhe bërthamat, dhe atëherë krahasoji pasojat e tjera të këtyre mrekullive të vogëla e gjithëpërfshirëse. Sepse çfarëdo pasoje dhe vepër arti që ti të shikosh, ajo përfshin një art të tillë të mahnitshëm, saqë jo shkaku i saj i zakonshëm e i thjeshtë, por edhe sikur të grumbulloheshin së bashku të gjitha shkaqet, ato do të shpallnin pafuqinë e tyre para saj.

    Për shembull, supozoje diellin, i cili imagjinohet të jetë një shkak i madh, të kishte dëshirë dhe vetëdije; në qoftë se do t’i thuhej atij: ‘A je i mundur të bësh një mizë?’ Sigurisht, ai do të përgjigjej: “Nëpërmjet mirësisë së Krijuesit tim, ndodhet shumë dritë, nxehtësi dhe ngjyra në dyqanin tim, por gjëra të të tilla në qënien e mizës si sytë, veshët dhe jeta nuk gjenden as në dyqanin tim, as nuk janë ato brenda fuqisë sime.”

    Për më tepër, arti i mrekullueshëm dhe stolia në ‘pasoja’ i shkarkon shkaqet nga aftësia për të krijuar, dhe tregojnë Ekzistuesin e domosdoshëm, Shkaktarin e shkaqeve, në përputhje me vërsetin, وَ اِلَي۟هِ يُر۟جَعُ ال۟اَم۟رُ كُلُّهُ Dhe tek Ai kthehen të gjitha çëshjet (për gjykim e vendim).”([31])

    Dorëzoja çëshjet Atij. Në të njëjtën mënyrë, rezultatet, qëllimet dhe përfitimet që u janë bashkangjitur pasojave demonstrojnë në mënyrë të vetëkuptueshme se ato janë veprat e Një Krijuesi Gjithëbujar, e një të Gjithurti dhe Mëshirëploti, përtej perdes së shkaqeve.

    Sepse shkaqet e pavetëdijshme sigurisht nuk mund të mendojnë për ndonjë qëllim dhe nuk mund të veprojnë për të. Megjithatë, ne shohim se çdo krijesë që vjen në ekzistencë bën kështu duke ndjekur jo një, por shumë qëllime, përfitime dhe shembuj urtësie.

    Kjo do të thotë se Një Krijues i Gjithurtë, dhe Gjithëbujar i bën ato gjëra dhe i dërgon ato. Ai i bën ato përfitime qëllimin e ekzistencës së tyre.

    Për shembull, shiu vjen. Shkaqet e jashtme për formimin e shiut janë absolutisht të pafuqishme, dhe krejtësisht larg që të mendojnë për kafshët dhe të kenë dhembshuri e t’u vijë keq për to. Kjo do të thotë se shiu dërgohet për t’u ardhur në ndihmë atyre nëpërmjet urtësisë së Krijuesit të Gjithëmëshirshëm i Cili i krijoi kafshët dhe garantoi ushqimin e tyre. Madje, shiu quhet ‘Mëshirë’. Sepse, meqenëse ai përmban vepra të shumta mëshire dhe përfitime, është sikur mëshira të jetë trupëzuar në shi, është në formën e shiut, dhe vjen pika pika.

    Për më tepër, të gjitha bimët e stolisura bukur të cilat buzëqeshin tek të gjithë krijesat, edhe zbukurimet edhe shfaqjet në kafshët, në mënyrë të vetëkuptueshme, tregojnë ekzistencën e domosdoshme dhe unitetin e Një të Gjithëlavdishmi prapa perdes së të padukshmes; Një i Cili dëshiron ta bëjë Vetveten të njohur e të dashur nëpërmjet këtyre arteve të holla të stolisura bukur. Domethënë, kjo stolisje në gjërat, dhe këto shfaqje e zbukurime tregojnë me siguri atributet e Ma’ruf dhe Vedud Bërjes të Njohur dhe Bërjes të Dashur, dhe në mënyrë të vetëkuptueshme, dëshmojnë ekzistencën e domosdoshme dhe Unitetin e Një Autori të Gjithëfuqishëm i Cili është i dashur dhe i njohur.

    Shkurtazi: Meqenëse shkaqet janë gjëra tej mase të zakonshme dhe të pafuqishme dhe pasojat që u atrbuohen atyre janë më të vlefshmet dhe plot art, kjo i shkarkon shkaqet nga aftësia për të krijuar. Dhe qëllimet dhe përfitimet e ‘pasojave’ gjithashtu i shkarkojnë shkaqet injorante dhe të pajeta, dhe ia dorëzojnë ato Një Autori të Gjithurtë. Gjithashtu, stolia, aftësia e mjeshtëria në faqen e pasojave tregon Një Krijues të Gjithurtë, i Cili dëshiron ta bëjë fuqinë e Tij të njohur për qëniet e vetëdijshme dhe dëshiron ta bëjë Vetveten të dashur.

    O adhurues i mjerë i shkaqeve! Me çfarë mund t’i shpjegosh këto tre të vërteta të rëndësishme? Si mund ta mashtrosh veten tënde? Në qoftë se ke mend, grise perden e shkaqeve dhe deklaro: ‌وَح۟دَهُ لَا شَرٖيكَ لَهُ‌ Ai është Një; Ai nuk ka shok!’ Ji i shpëtuar prej mashtrimeve të panumërta!

    DRITARJA E NJËZET E TETË

    وَمِن۟ اٰيَاتِهٖ خَل۟قُ السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضِ وَاخ۟تِلَافُ اَل۟سِنَتِكُم۟ وَ اَل۟وَانِكُم۟ اِنَّ فٖى ذٰلِكَ لَاٰيَاتٍ لِل۟عَالِمٖينَ

    “Dhe nga treguesit e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe dallimi i gjuhëve dhe i ngjyrave tuaja. Vërtetë që në të ka tregues të qartë për popullin që dëgjon.”([32])

    Ne e vështrojmë universin dhe shohim se një urtësi dhe një rregullsi përfshin gjithçka duke filluar nga qelizat e trupit gjer tek tërësia e botës. Ne hedhin vështrimin tek qelizat e trupit dhe e shohim se nëpërmjet urdhërit dhe sipas ligjit të Një të Vetmi i Cili merr në konsideratë çfarë është e dobishme për trupin dhe e administron atë, ndodhet një administrim në ato qeliza shumë të vockëla. Ashtu si një pjesë e ushqimeve që depozitohet e ruhet në trup në formën e yndyrës, dhjamit, dhe shpenzohet e harxhohet në kohë nevoje, po ashtu në ato qeliza të vockëla ndodhet një rregull dhe një depozitim.

    Pastaj ne shikojmë tek bimët dhe gjejmë se ato janë përfshirë nga një rritje dhe nga një përkujdesje e veçantë. Pastaj ne vështrojmë kafshët, dhe shohim se një rritje dhe një të ushqyer që është me bujari, shfaqet në shkallën më të skajshme.

    Ne vështrojmë elementet madhështore të universit, dhe shohim një sundim madhështor dhe ndriçim për qëllime shumë të rëndësishme. Ne e vështrojmë universin si një tërësi, dhe shohim një rregullsi të përkryer për shembuj të lartë urtësie dhe për qëllime të larta, sikur ai të ishte një mbretëri, një qytet ose në pallat.

    Ashtu siç është përshkruar e provuar në Vendqëndrimin e Parë të Fjalës së Tridhjetë e Dy, duke filluar nga grimcat e vockëla për tek yjet, nuk ka mbetur as edhe vendi më i vogël, madje as sa grimca, për t’i përshkruar ortakë Zotit xh.sh.. Në efekt, të gjitha janë aq të ndërlidhura, në kuptim, saqë ai që nuk mund t’i nënshtroje yjet dhe t’i mbajë ato në dorën e tij, nuk mund të bëjë madje as edhe një grimcë që t’i kushtoje vëmendje pretendimit të tij për të qenë Zoti dhe mbështetësi i saj. Do të ishte e domosdoshme të kesh në pronësi të gjitha yjet me qëllim që të jesh mbështetësi i një grimceje të vetme. Për më tepër, ashtu siç është përshkruar në Vendqëndrimin e Dytë të Fjalës së Tridhjetë e Dy, ai i cili nuk është i aftë të krijojë dhe të sistemojë qiejt, nuk mund t’i bëjë tiparet individuale në fytyrën e njeriut. Kjo do të thotë se, ai i cili nuk është mbështetësi i të gjithë qiejve, nuk mund të bëjë tipare dalluese në një fytyrë të vetme njerëzore.

    Kështu, kjo është një Dritare aq e madhe sa universi, e cila në qoftë se do të shikohej nëpërmjet vërseteve vijuese, do të shfaqej gjithashtu për syrin e mendjes, e shkruajtur në faqet e universit me shkronja të mëdha:

    اَللّٰهُ خَالِقُ كُلِّ شَى۟ءٍ وَهُوَ عَلٰى كُلِّ شَى۟ءٍ وَكٖيلٌلَهُ مَقَالٖيدُ السَّمٰوَاتِ وَ ال۟اَر۟ضِ

    “All-llahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Kujdestari, Ruajtësi dhe Rregulluesi, për të gjitha gjërat.” Të Tij janë çelësat e qiejve dhe të tokës.”([33])

    Dhe kështu, ai i cili nuk i shikon këto, nuk ka as mend as zemër. Ose ai është një kafshë në formën e njeriut!

    DRITARJA E NJËZET E NËNTË

    وَ اِن۟ مِن۟ شَى۟ءٍ اِلَّا يُسَبِّحُ بِحَم۟دِهٖ

    “Dhe s’ka gjë që të mos e lëvdojë Lartësinë e Tij.”([34])

    Në një stinë pranverore unë po ecja në një udhëtim të çuditshëm, dhe të thellë në mendim. Ndërsa, një zhabinë e verdhë, luleverdhë e ndritshme më qëlloi syrin tim tek një kodrinë. Ajo menjëherë më solli ndërmend të njëjtat lloje luleverdhash që unë i kisha shikuar shumë kohë më parë në vendlindjen time dhe në qytetet e tjera. Ky kuptim u tregua në zemrën time; vula dhe stampoja e cilitdo që të jetë kjo lule, nënshkrimi, gjurma dhe shenja e të gjitha luleve të atij lloji gjithandej tokës, sigurisht, janë vulat e Tij, stampot e Tija.

    Pas këtij nocioni vule, mendimi vijues më erdhi mua; ashtu si vula e vënë, e vulosur, mbi një letër që tregon pronarin e letrës, në të njëjtën mënyrë, kjo lule është një vulë duke treguar të Gjithëmëshirshmin e Vetëm. Dhe kjo kodrinë me shenjat e vulat e këtyre specieve dhe që është shkruajtur me rreshtat e këtyre bimëve me kaq shumë domethënie është letra e këtij Autori të lules.

    Dhe kjo kodër gjithashtu është një vulë. Dhe kjo shkretëtirë dhe fushë kanë marrë formën e një letre të Mëshirëplotit të etëm.

    Pas këtij mendimi, me erdhi në mend fakti që vijon;

    Ashtu si një vulë, çdo gjë ia përshkruan e atribuon të gjitha gjërat Krijuesit të saj. Ai provon se çdonjëra është mesazhi i shkruajtësit të saj. Kështu, çdo gjë është një dritare për Unitetin Hyjnor që është i tillë, saqë çdo gjë ia jep të gjitha gjërat Një të Vetmi të Unitetit.

    Domethënë, ndodhet një vulë aq e çuditshme, një art i mrekullueshëm në çdo gjë, dhe në mënyrë të veçantë tek qëniet e gjalla, saqë ai i cili e bën atë dhe e skalit kështu me plot kuptim mund t’i bëjë të gjitha gjërat, dhe Ai i Cili i bën të gjitha gjërat, sigurisht është Ai. Domethënë, ai që nuk mund t’i bëjë të gjitha gjërat, nuk mund të krijojë as edhe një gjë të vetme.

    Dhe kështu, o i pavëmendshëm! Shikoje fytyrën e universit! Shikoji faqet e qënieve njëra brenda tjetrës si letrat e të Adhuruarit të përjetshëm, që mbi çdo letër janë vënë vula të panumërta të unitetit Hyjnor! Kush mund ta mohojë dëshminë e të gjitha vulave? Çfarë fuqie mund t’i heshtë ato?

    Cilëndo prej tyre që ta dëgjosh me veshin e zemrës, ti do ta dëgjosh atë duke deklaruar: اَش۟هَدُ اَن۟ لَٓا اِلٰهَ اِلَّا اللّٰهُ “Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut.”

    DRITARJA E TRIDHJETË

    لَو۟ كَانَ فٖيهِمَٓا اٰلِهَةٌ اِلَّا اللّٰهُ لَفَسَدَتَا كُلُّ شَى۟ءٍ هَالِكٌ اِلَّا وَج۟هَهُ لَهُ ال۟حُك۟مُ وَ اِلَي۟هِ تُر۟جَعُونَ

    “Po të kishte pasur në to (në qiej dhe në tokë) perëndi të tjera përveç All-llahut, atrëherë padyshim që të dyja (qiejt dhe toka) do të ishin shkatërruar.”([35]) “Çdo gjë do të shuhet e shkatërrohet përveç Fytyrës së Tij. Atij i takon gjykimi e vendimi dhe tek Ai ju të gjtihë do të ktheheni."([36])

    Kjo është dritarja e të gjithë dijetarëve të shkencave Islame, e bazuar mbi ‘mundësinë’ dhe ‘ndodhjen’ (krijimin), dhe rruga e tyre për të provuar Ekzistuesin e vetëm të domosdoshëm. Për të gjitha hollësirat, ne ju referojmë ju tek të gjitha librat e mëdhenj të dijetarëve si “Sherhul Mevakif” dhe “Sherhul Mekasid”, dhe këtu do të demonstrojmë vetëm një ose dy rreze të cilat iu shfaqen shpirtit nga shkëlqimi i Kur’anit dhe hynë tek ai nëpërmjet kësaj dritareje. Ajo është siç vijon:

    Është kërkesa e dominimit dhe e sundimit që të mos pranojë rivalë, ato e refuzojnë ortakërinë; ato e mohojnë ndërhyrjen. Është për shkak të kësaj që në qoftë se ndodhen dy kryepleq në një fshat, ata do ta shkatërrojnë qetësinë e tij dhe rendin. Ose në qoftë se do të ishin dy drejtues në një krahinë, ose dy guvernatorë në një provincë, ata do të shkaktonin kaos, rrëmujë. Ose në qoftë se do të ishin dy mbretër në një vend, ata do të shkaktonin konfuzon të plotë e të tërbuar.

    Meqenëse një hije e zbehtë dhe një shembull i vogël i dominimit dhe i sundimit në qëniet e pafuqishme njerëzore, të cilët janë të nevojshëm për ndihmë, nuk pranojnë ndërhyrjen e rivalëve, kundërshtarëve, të barabartëve, e të shokëve, atëherë ti mund ta krahasosh se sa në mënyrë të plotë do ta përmbushte një sundim i cili është në fomën e sovranitetit absolut dhe një mbisunidim që është tek shkalla e Hyjnisë atë ligj të mohimit të ndërhyrjes në urdhërin autoritar të të Plotfuqishmit absolut.

    Domethënë, domosdoshmëria më e sigurt dhe e qëndrueshme e Hyjnisë është Uniteti ose veçantia, qënia Një, Tek. Prova e qartë dhe dëshmia e sigurt për këtë është rregulli i përkryer dhe harmonia e bukur në univers. Ndodhet një rregull i tillë, duke filluar nga krahu i një mizeje deri tek llambat në qiej, saqë mendja bie në sexhde, përkulet, përpara tij me habi, e vlerësim, duke deklaruar: “Subhanall-llah, Mashaall-llah, Barekall-llah” lavdia i takon Zotit xh.sh., çfarë çudirash ka dashur Zoti, sa të mëdha janë bekimet e Zotit xh.sh.!

    Në qoftë so të kishte pasur madje edhe sa një thërrime vend për ortakë për Zotin xh.sh. dhe në qoftë se do të kishte pasur ndërhyrje, ashtu siç tregon vërseti. لَو۟ كَانَ فٖيهِمَٓا اٰلِهَةٌ اِلَّا اللّٰهُ لَفَسَدَتَا “Po të kishte pasur në to (në qiej dhe në tokë) perëndi të tjera përveç All-llahut, pa dyshim që të dyja (qiejt dhe toka) do të ishin shkatërruar.”([37]), rregulli do të ishte prishur, forma do të ishte ndryshuar dhe shenjat e çrregullimit do të ishin shfaqur. Por ashtu siç tregojnë e pohojnë vërsetet:

    فَار۟جِعِ ال۟بَصَرَ هَل۟ تَرٰى مِن۟ فُطُورٍ ثُمَّ ار۟جِعِ ال۟بَصَرَ كَرَّتَي۟نِ يَن۟قَلِب۟ اِلَي۟كَ ال۟بَصَرُ خَاسِئًا وَ هُوَ حَسٖيرٌ

    “Ktheje shikimin përsëri: ‘A mund të shohësh ndonjë të çarë’? Pastaj hidhe shikimin përsëri; vështrimi juaj do t’ju kthehet tek ju në një gjendje të turbulluar, të poshtëruar e të kapitur.”([38])

    Pra këto vërsete tregojnë se, sado shumë që të përoiqet shikimi i njeriut për të gjetur gabime, ai kurkund nuk mund të gjejë mangësi, dhe do të kthehet i lodhur tek vendi i tij që është syri, dhe i thotë mendjes kritikuese; u lodha kot, nuk ka asnjë mangësi. Me këtë thënie tregon se rregulli dhe rregullësia janë shumë të përsosura. Domethënë, rregulli në univers ishte një dëshmiar i sigurt për unitetinHyjnor.

    Eja tani! Le të marrim në konsideratë Krijueshmërinë “Hudus”.

    Dijetarët e shkencave Islame kanë pohuar:

    “Bota është e ndryshueshme, ajo i nënshtrohet ndryshimit. Dhe çdo gjë që i nënshtrohet ndryshimit është e krijuar. Çdo gjë e krijuar ka një krijues, një autor. Prandaj, universi ka një Krijues parapërjetësie.”

    Dhe ne themi, po, universi është i krijuar. Sepse ne shohim që në çdo shekull, madje në çdo vit dhe në çdo stinë, një qënie, një botë shkon dhe një tjetër vjen në vend të saj. Kjo do të thotë se ndodhet Një i Gjithëlavdishëm i lavdisë i Cili duke krijuar qëniet rishtas, krijon botëra në çdo vit, dhe madje në çdo stinë e në çdo ditë, dhe ua tregon atë atyre që janë të ndjeshëm e të vetëdijshëm. Pastaj Ai i merr prapa ato dhe vendos të tjera në vendin e tyre. Ai ia bashkangjit një qënie prapa tjetrës si lidhëset apo hallkat e një zinxhiri, dhe i var ato në spangon e kohës.

    Sigurisht, qëniet të cilat shfaqen nga asgjëja dhe pastaj zhduken para syve tonë në çdo pranverë, secila një botë e re e njëjta si kjo botë, janë mrekullitë e fuqisë së të Gjithëfuqishmit të vetëm i Cili i krijon ato. I Vetmi i Cili në mënyrë të vazhdueshme krijon dhe ndryshon botëra brenda botës më të madhe, sigurisht është Ai i Cili e ka krijuar këtë botë gjithashtu. Dhe Ai e bëri këtë botë dhe faqen e tokës një bujtinë për ata vizitorë të mëdhenj.

    Tani le të vijmë tek diskutimi i Mundësisë “Imkan”.

    Dijetarët e shken-cave islame kanë thënë: “Mundësia është e barabartë për sa ka të bëjë me ekzistencën dhe mosekzistencën. Domethënë, në qoftë se ekzistenca dhe mosekzistenca janë të mundshme në mënyrë të barabartë, ai i Cili do ta specifikojë, preferojë dhe krijojë është i domosdoshëm. Sepse qëniet e mundshme nuk mund ta krijojnë njëra-tjetrën në zinxhirë të pandërprerë e të pambarim shkaku e pasoje. Asnjëra nuk mund ta krijojë tjetrën, dhe se tjetra në formën e shkakut. Prandaj, ekziston një Ekzistues i Vetëm i domosdoshëm, i Cili i krijon këto.

    Dijetarët e shkencave islame i shfuqizuan dhe i anuluan vargjet që s’mbarojnë kurrë të shkaqeve me dymbëdhjetë provat e prera të shquara të quajtura “Argumente të sigurta” dhe e demosntruan shkakësinë të jetë e pamundur. Ata i këputën zinxhirët e shkaqeve dhe provuan ekzistencën e Ekzistuesit të Vetëm të domosdoshëm.

    Dhe ne themi këtë: Është më se e sigurt dhe më e lehtë të demonstrosh një stampo për Krijuesin e të gjitha gjërave mbi çdo gjë se sa këputja e shkaqeve në skajshmëritë e botës me provat e refuzimit të shkakësisë. Nëpërmjet shkëlqimit të Kur’anit,të gjitha Dritaret dhe të gjtiha Fjalët bazohen mbi këtë parim. Megjithatë, pika e mundësisë posedon një gjërësi të pafundme. Ajo demonstron ekzistencën e Ekzistuesit të domosdoshëm në aspekte të panumërta. Ajo nuk ngushtohet e kufizohet tek mënyra e dijetarëve të shkencave islame duke prerë zinxhirët e shkaqeve, e cila në të vërtetë është një rrugë e madhe dhe e gjërë. Madje ajo hap një rrugë për njohjen e Ekzistuesit të vetëm të domosdoshëm që është e pakufishme. Ajo është si vijon:

    Ne shohim se në ekzistencën e saj, në atributet e saj dhe në kohëzgjatjen e jetës së saj, ndërsa është ngurruese midis mundësive të panumërta, domethënë, midis rrugëve vërtet të shumta dhe aspekteve, se secila gjë ndjek një mënyrë të vendosur mirë e të drejtpeshuar për sa ka të bëjë me qënien e saj në drejtime të panumërta. Gjithashtu atributet e saj i jepen në një mënyrë të veçantë. Dhe të gjitha atributet dhe gjendjet që ajo ndryshon gjatë gjithë jetës së saj specifikohen në të njëjtën mënyrë. Kjo do të thotë se ajo shtyhet në një mënyrë të urtë midis rrugëve të panumërta nëpërmjet dëshirës së Dikujt i cili Përzgjedh, dhe nëpërmjet Krijimit të Një Krijuesi të Urtë. Ai e vesh atë me atribute të vendosura mirë dhe me gjendje.

    Pastaj ajo nxirret nga izolimi dhe bëhet pjesë e një trupi të përbërë, dhe mundësitë shtohen, sepse ato mund të gjenden në atë trup në mijëra mënyra. Ndërsa midis atyre mundësive të pa dobi, asaj i jepet një gjendje e veçantë dhe e frytshme, me anë të të cilës rezultate të rëndësishme dhe dobi fitohen nga ai trup, dhe bëhet të kryejë funksione të rëndësishme. Pastaj trupi bëhet një komponent (përbërës) i një trupi tjetër.

    Përsëri mundësitë shtohen, sepse ajo mund të ekzistonte në mijëra mënyra. Kështu, asaj i jepet një gjendje midis atyre mijëra rrugëve. Dhe nëpërmjet asaj gjendjeje ajo bëhet të kryejë funksione të rëndësishme, dhe kështu me radhë... Dhe progresivisht, shkallë-shkallë, ajo demonstron më me siguri ekzistencën e domosdoshme të Një Planifikuesi të Gjithurtë. Ajo bën të njohur se ajo është një qënie e shtyrë nga urdhëri i Një Komandanti të Gjithëditur.

    Trupi brenda trupit, secili ka një funksion, një detyrë të vendosur mirë, në të gjitha përbërjet që njëra brenda tjetrës bëhen vetë përbërëse të komponenteve më të mëdha, dhe ka një lidhje të veçantë me secilën në të njëjtën mënyrë, si një ushtar që ka një funksion dhe një detyrë të përcaktuar mirë në skuadrën e tij, në kompaninë e tij, në batalionin dhe në ushtrinë e tij, dhe ka një lidhje të veçantë për secilën nga këto grupe, njëri brenda tjetrit. Ashtu si qeliza në beben e syrit tënd e cila ka një detyrë në syrin tënd dhe një lidhje me të, dhe ajo ka funksione e detyra në kokën tënde si një tërësi dhe një lidhje me të.

    Në qoftë se ajo do t’i ngatërronte këto sa një thërrime, sa një fije, shëndeti dhe organizimi i trupit do të prishej. Ajo ka funksione të veçanta në lidhje me secilën nga venat, me nervat ndijore dhe motorike, dhe madje me të gjithë trupin si një tërësi, dhe ka lidhje të urta me to. Ajo gjendje e specifikuar i është dhënë asaj brenda mijëra mundësive nëpërmjet urtësisë së një Krijuesi të Gjithurtë.

    Në të njëjtën mënyrë, secila nga krijesat në univers dëshmon Ekzistuesin e Vetëm të domosdoshëm nëpërmjet qënies së veçantë, formës së urtë dhe atributeve të dobishme që i janë dhënë asaj midis mundësive të shumta. Po ashtu, kur futen në komponente, përbërje, ato krijesa shpallin Autorin e tyre me një gjuhë të ndryshme në çdo përbërje. Hap pas hapi deri tek përbërja më e madhe, nëpërmjet lidhjeve të tyre, funksioneve dhe detyrave, ato dëshmojnë ekzistencën e domosdoshme, zgjedhjen dhe dëshirën e Autorit të tyre të Gjithurtë. Sepse Ai i Cili vendos një gjë në të gjitha përbërjet ndërsa duke ruajtur lidhjet e saja të urta, duhet të jetë Krijuesi i të gjitha përbërjeve. Domethënë, është sikur një gjë e vetme ta dëshmonte Atë me mijëra gjuhë.

    Dhe kështu, nga pikëpamja e mundësisë, dëshmia e ekzistencës së Ekzistuesit të vetëm të domosdoshëm është aq e madhe në numër, jo sa numri i qënieve në univers, por sa atributet e qënieve dhe përbërjet që ato formojnë...

    Dhe kështu, o i pavëmendshëm, që nuk e dëgjon këtë dëshmi, dhe këto zëra që mbushin universin, dhe që duhet të jesh i shurdhër dhe i paarsyeshëm! A nuk është kështu? Hajde, thuaj ti!..

    DRITARJA E TRIDHJETË E NJË

    لَقَد۟ خَلَق۟نَا ال۟اِن۟سَانَ فٖٓى اَح۟سَنِ تَق۟وٖيمٍ   وَ فِى ال۟اَر۟ضِ اٰيَاتٌ لِل۟مُوقِنٖينَ وَ فٖٓى اَن۟فُسِكُم۟ اَفَلَا تُب۟صِرُونَ

    “Vërtetë që Ne e krijuam njeriun në modelin më të mirë.”([39]) “Dhe në tokë ka tregues për ata që kanë besim të palëkundur. Edhe në veten tuaj. A nuk shihni pra?”([40])

    Kjo Dritare është Dritarja e njeriut dhe ajo lidhet me veten e njeriut. Për më shumë diskutime të hollësishme të saj në këtë drejtim ne ju referojmë ju tek librat e hollësishëm të mijëra dijetarëve dhe të Evlijave të drejtë, dhe këtu vetëm do të tregojmë pak parime që kemi marrë nga shkëlqimi i Kur’anit. Kjo është siç vijon:

    Ashtu siç është shpjeguar në Fjalën e Njëmbëdhjetë, “Njeriu është një mesazh aq gjithëpërfshirës saqë nëpërmjet vetë njeriut, All-llahu i Plotëfuqishëm i bën të kapshëm për të të gjithë Emrat e Tij.” Për hollësira ne ju referojmë ju tek Fjalët e tjera, dhe këtu do të demonstrojmë vetëm “Tre Pika.”

    Pika e parë: Njeriu është një pasqyrë për Emrat Hyjnorë në tre aspekte:

    Aspekti i parë: Ashtu si errësira e natës e cila është shkak për të shikuar dritën, po ashtu nëpërmjet dobësisë së tij dhe pafuqisë, varfërisë së tij dhe nevojës, mangësive të tij dhe gabimeve, njeriu bën të njohur fuqinë, forcën, pasurinë dhe mëshirën e të Gjithëfuqishmit të lavdisë, dhe kështu me radhë... ai vepron si një pasqyrë për atribute Hyjnore të shumta në këtë mënyrë.

    Madje, nëpërmjet kërkimit të një pikë mbështetjeje për shkak të pafuqisë së tij të pafundme dhe dobësisë së pafundme përballë armiqëve të tij të panumërt, ndërgjegjja e tij vazhdimisht shikon e gjen Ekzistuesin e vetëm të domosdoshëm. Dhe meqenëse ai detyrohet në varfërinë e tij të plotë dhe në nevojën e pafundme që të kërkojë një pikë ndihmeje përballë qëllimeve të tij të panumërta, ndërgjegjja e tij në atë drejtim të gjithë kohën priret, anon nga dera e të Pasurit Mëshirëplotë, dhe shtrin duart e tij duke iu lutur Atij.

    Domethënë, në lidhje me këtë pikë mbështetjeje dhe pikë asistenceje në ndërgjegje, dy dritare të vogëla hapen drejt Divanit të mëshirës së të Gjithëfuqishmit Mëshirëplot, nëpërmjet të të cilave njeriu mund t’i shikojë në çdo kohë!

    Aspekti i dytë i qënies si pasqyrë është kjo: Nëpërmjet të veçantave si njohja e tij e pjesshme, fuqia, shqisat e të shikuarit e të dëgjuarit, pronësia dhe sovraniteti, të cilat janë llojet e shembujve që i janë dhënë atij, njeriu vepron si një pasqyrë për Njohjen, fuqinë, shikimin, dëgjimin dhe për sovranitetin e Hyjnisë së Pronarit të universit; ai i kupton ato dhe i bën ato të njohura. Për shembull, ai thotë: “Ashtu siç e ndërtoj unë këtë shtëpi dhe di si e bëj atë, dhe unë e shohë atë, e kam në pronësi dhe e administroj, po ashtu pallati madhështor i universit ka një Autor. Autori e njeh atë, e sheh, e bën atë, e administron” e kështu me radhë...

    Aspekti i tretë i qënies si pasqyrë: Njeriu vepron si një pasqyrë e Emrave Hyjnorë, që skalitjet e të cilëve janë sipër tij. Ndodhen më shumë se shtatëdhjetë Emra që gjurmët e të cilëve janë të dukshëm në Natyrën gjithëpërfshirëse të njeriut. Këto janë përshkruar deri diku në fillimin e vendqëndrimit të tretë të Fjalës së Tridhjetë e Dy. Për shembull, nga krijimi i tij, njeriu tregon Emrin e Autorit, Krijuesit, nga ‘Modeli më i mitë’ tregon Emrat “i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti” dhe nga mënyra e hollë që ai ushqehet e ngrihet, tregon Emrat, Gjithëbujari dhe Dhuruesi i mirësive, dhe kështu me radhë... ai tregon gjurmë të ndryshme të Emrave të ndryshëm nëpërmjet të gjitha gjymtarëve të tij dhe aftësive të të gjitha aorganeve të tij dhe substancave, të gjitha shqisave të tij të holla dhe shpirtërore, dhe të gjtiha ndjenjave të tij dhe emocioneve.

    Domethënë, ashtu si midis Emrave Hyjnorë që ndodhet emri më i madh, po ashtu midis skalitjeve të atyre Emrave ndodhet skalitja më e madhe, dhe ajo është njeriu.

    O ti që e quan vetveten të jesh një njeri i vërtetë! Lexoje veten tënde! Në qoftë se nuk e bën një gjë të tillë, është e mundur që ti o njeri të biesh nga shkalla njerëzore në shkallën shtazore.

    Pika e dytë: Kjo tregon një mister të rëndësishëm të Njësisë Hyjnore. Ai është si ky:

    Lidhja midis shpirtit të njeriut dhe trupit të tij është e tillë që ajo u shkakton të gjitha gjymtyrëve të tij dhe pjesëve të ndihmojnë njëratjetrën. Domethënë, shpirti i njeriut është një ligj urdhërues midis ligjeve që i përkasin krijimit – manifestimit të vullnetit Hyjnor, të cilit i është veshur një ekzistencë e jashtme, dhe është një aftësi e hollë Hyjnore. Kështu, në administrimin e pjesëve të trupit dhe në dëgjimin e zërave të tyre jolëndorë, dhe në shikimin e nevojave të tyre, ato nuk formojnë pengesa për njëra-tjetrën, as nuk e ngatërrojnë shpirtin. Afërsia dhe largësia janë të njëjta në lidhje me shpirtin. Ato nuk e mbulojnë njëra-tjetrën. Në qoftë se shpirti dëshiron, ai mund t’i sjellë shumicën e gjymtyrëve në ndihmë të njërës. Në qoftë se ai dëshiron, ai mund të njohë, perceptojë dhe administrojë nëpërmjet çdo pjese të trupit të tij. Madje, në qoftë se ai fiton dritësi të madhe, ai mund të shikojë e të dëgjojë nëpërmjet të gjitha pjesëve.

    Në të njëjtën mënyrë, وَ لِلّٰهِ ال۟مَثَلُ ال۟اَع۟لٰى “Dhe All-llahut i takon shembulli më i lartë”, meqenëse shpirti, një ligj urdhërues i Zotit të plotfuqishëm, e shfaq këtë aftësi në trupin e gjymtyrëve të njeriut, i cili është një botë e vogël, sigurisht, aktet e pakufishme, zërat e panumërt, lutjet e pafundme, punët e pafundme në univers, i cili është Bota më e madhe, nuk paraqesin asnjë vështirësi për vullnetin Gjithëpërfshirës dhe për fuqinë absolute të Ekzistuesit të Vetëm të domosdoshëm. Ato nuk formojnë pengesa për njëra-tjetrën. Atë nuk e zënë Atë krijues të Gjithëlavdishëm, as nuk e ngatërrojnë Atë. Ai i shikon të gjitha ato përnjëherë dhe i dëgjon në të njëjtën kohë të gjitha zërat. Afërsia dhe largësia janë të njëjta për Të. Në qoftë se Ai dëshiron, Ai i dërgon të gjithë në ndihmë të njërit. Ai mund të shikojë gjithçka dhe t’i dëgjojë zërat e tyre nëpërmjet çdo gjëje. Ai njeh gjithçka nëpërmjet çdo gjëje, kështu e kështu me radhë...

    Pika e tretë: Jeta ka natyrën më të rëndësishme dhe funksionin më domethënës, por meqenëse ajo është diskutuar në hollësi në Dritaren e jetës (Dritarja e Tridhjetë e Tre) dhe në Frazën e Tetë të Letrës së Njëzet, ne ju referojmë ju tek ato, dhe këtu vetëm do të bëjmë përkujtuesin e mëposhtëm:

    Shenjat në jetë, të cilat janë të përziera në formën e emocioneve tregojnë Emra të shumtë dhe cilësi esenciale Hyjnore. Ato veprojnë si pasqyra duke reflektuar cilësitë esenciale të të Gjallit të përjetshëm dhe të të Vetëekziszuesit të përhershëm në formën më të ndritshme. Por kjo nuk është koha për t’ua shpjeguar këtë mister atyre që nuk e njohin All-llahun, se që nuk e vërtetojnë plotësisht Atë, dhe kështu ne këtu po e mbyllim këtë derë...

    DRITARJA E TRIDHJETË E DY

    هُوَ الَّذٖٓى اَر۟سَلَ رَسُولَهُ بِال۟هُدٰى وَدٖينِ ال۟حَقِّ لِيُظ۟هِرَهُ عَلَى الدّٖينِ كُلِّهٖ وَ كَفٰى بِاللّٰهِ شَهٖيدًا قُل۟ يَٓا اَيُّهَا النَّاسُ اِنّٖى رَسُولُ اللّٰهِ اِلَي۟كُم۟ جَمٖيعًانِ الَّذٖى لَهُ مُل۟كُ السَّمٰوَاتِ وَ ال۟اَر۟ضِ لَٓا اِلٰهَ اِلَّا هُوَ يُح۟يٖى وَ يُمٖيتُ

    “Ai i Cili ka çuar të Dërguarin e Tij (Muhammedin alejhi-s salatu ve-s selam) me udhëzim dhe Fenë e vërtetë që ai ta shpallë e ta bëjë atë përmbi të gjitha fetë. Dhe i Gjithëmjaftueshëm është All-llahu si Dëshmues. Muhammedi (A.S.M) është i dërguari i Zotit xh.sh...”([41])

    “Thuaj (o Muhammed): ‘O njerëz! Vërtet që unë jam sjellë tek ju të gjithë si i dërguar i All-lahut, të Cilit i takon mbisundimi i qiejve dhe i tokës, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Është Ai që jep jetë dhe që sjell vdekjen.”([42])

    Kjo është Dritarja e profetit Hazreti Muhammed Alejhis-salatu ves-selam e diellit të qiejve të Profetësisë, madje e diellit të diejve.

    Meqenëse kjo është provuar në Fjalën e Tridhjetë e Një, Trajtesa e Mi’raxhit, në Fjalën e Nëntëmbëdhjetë, trajtesa e profetësisë së Muhammedit Alejhis-salatu ves-selam dhe në Nëntëmbëdhjetë Shenjat e Letrës së Nëntëmbëdhjetë, se sa e ndritshme dhe e qartë është kjo dritare më brilantja, më e gjëra dhe më dritëdhënësja, ne do të mendojmë për ato Dy Fjalë, për atë Letër dhe për Shenjën e saj të Nëntëmbëdhjetë, dhe ia referojmë fjalën atyre. Për tani ne vetëm do të themi:

    Muhammedi Alejhis-salatu ves-selam që është prova e gjallë dhe e qartë e Unitetit Hyjnor, demonstroi dhe shpalli unitetin Hyjnor gjatë gjithë jetës së tij me dy krahët e profetësisë dhe të shenjtërisë, domethënë, me një forcë që përfshiu konsensusin e të gjithë profetëve të cilët e patën paraprirë atë, dhe me unanimitetin e të gjithë Evlijave dhe të diejtarëve të pastër të cilët erdhën pas tij. Dhe Ai hapi një Dritare për njohjen e Zotit xh.sh. aq të gjërë e të shndritshme sa bota e Islamit. Me miliona nga dijetarët e pastër e të vërtetë si Imam Gazali, Imam Rabbani, Muhjiddin el Arabi, dhe Abdul Kadir Gejlani shikojnë nga kjo Dritare e hapur dhe ua tregojnë atë edhe të tjerëve.

    A ka ndonjë perde që mund ta errësojë një dritare të tillë si kjo? Dhe a mundet njeriu që nuk shikon nga kjo dritare të ketë arsye? Hajde, gjykoje ti!..

    DRITARJA E TRIDHJETË E TRE

    ...اَل۟حَم۟دُ لِلّٰهِ الَّذٖٓى اَن۟زَلَ عَلٰى عَب۟دِهِ ال۟كِتَابَ وَلَم۟ يَج۟عَل۟ لَهُ عِوَجًا قَيِّمًا

    “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për All-llahun i Cili i ka dërguar robit të Tij (Muhammedit a.s.m.) librin (Kur’anin) dhe nuk ka sjellë e nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim.”([43])

    الٓرٰ كِتَابٌ اَن۟زَل۟نَاهُ اِلَي۟كَ لِتُخ۟رِجَ النَّاسَ مِنَ الظُّلُمَاتِ اِلَى النُّورِ

    “Elif, Lam, Ra. (Ky është) një libër të cilin Ne ta kemi shpallur ty (o Muhammed a.s.m.) me qëllim që të udhëheqësh njerëzimin nga errësira (e mosbesimit) drejt dritës (së besimit të Njësisës së All-llahut).” ([44])

    Mendo për të gjitha dritaret që ne i kemi përmendur duke qenë pak pika nga oqeani i Kur’anit, atëherë ti do të mundesh ta krahasosh se sa shumë drita të Unitetit Hyjnor si uji i jetës ndodhen në Kur’an. Por edhe sikur Kur’ani, burimi, origjinia dhe shatërvani i të gjitha atyre Dritareve, të shikohej nga ne në një mënyrë tej mase të shkurtuar dhe të thjeshtë, përsëri ai formon Dritaren më brilante, më të ndritshme dhe më gjithëpërfshirëse.

    Për të shikuar se sa e sigurt, e shndritshme dhe vezulluese është kjo Dritare, ne ju referojmë tek Trajtesa mbi mrekullitë e Kur’anit, Fjala e Njëzet e pestë, dhe tek Shenja e Tetëmbëdhjetë e Letrës së Nëntëmbëdhjetë. Dhe duke u lutur përpara Arshit, Fronit, të të Gjithëmëshirshmit, të Gjithëlavdishmit të Vetëm, i Cili na e dërgoi ne Kur’anin, ne themi:

    رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذ۟نَٓا اِن۟ نَسٖينَٓا اَو۟ اَخ۟طَا۟نَا

    رَبَّنَا لَا تُزِغ۟ قُلُوبَنَا بَع۟دَ اِذ۟ هَدَي۟تَنَا

    “Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime.” ([45])

    رَبَّنَا تَقَبَّل۟ مِنَّا اِنَّكَ اَن۟تَ السَّمٖيعُ ال۟عَلٖيمُ

    وَ تُب۟ عَلَي۟نَا اِنَّكَ اَن۟تَ التَّوَّابُ الرَّحٖيمُ

    “Zoti ynë! Pranoje (këtë shërbim) prej nesh! Vërtet Ti je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri. Ai i Cili e pranon pendimin, Mëshirëploti.”([46])


    KUJTESË

    Në dashtë Zoti, kjo ‘Letra e Tridhjetë e Tre’, e cila përmban tridhjetë e tre Dritare, t’i sjellë në besim ata që janë pa besim, të forcojë besimin e atyre që besimi i të cilëve është i dobët, ta bëjë të sigurt besimin e atyre që besimi i të cilëve është i fortë por imitues, t’ua zgjerojë besimin atyre që besimi i të cilëve është i sigurt, t’i udhëheqë drejt përparimit në Njohjen e Zotit xh.sh., e cila është themeli dhe boshti në plotësimin e vërtetë, ata që besimi i të cilëve është i gjërë, dhe të hapë më shumë horizonte të ndritshme për ta.

    Prandaj ti nuk mund të thuash se: “Një Dritare është e mjaftueshme për mua.” Sepse në qoftë se arsyeja jote është e kënaqur, zemra jote dëshiron pjesën e saj gjithashtu; po kështu edhe shpirti yt dëshiron pjesën e tij. Imagjinata gjithashtu dëshiron pjesën e saj nga ajo dritë. Si rrjedhojë, Dritaret e tjera janë gjithashtu të domosdoshme, sepse secila përmban dobi të ndryshme.

    Në Trajtesën rreth Mi’raxhit të Pejgamberit Muhammed (A.S.M) ajo para së gjithash ishte për besimtarin të cilit po i adresohej, ndërsa ateisti ishte në pozitën e dëgjuesit. Por në këtë Trajtesë, është mohuesi ai të cilit i adresohet, ndërsa besimtari është në pozitën e dëgjuesit. Kjo duhet të merret në konsideratë kur e shikon.

    Fatkeqësisht, për shkak të një arsyeje të rëndësishme, kjo Letër u shkruajt me shpejtësi shumë të madhe dhe gjithashtu ka mbetur në gjendjen e draftit të parë. Prandaj sigurisht duhet të ketë parregullsi e mangësi në mënyrën që ajo është shprehur, të cilat janë për shkakun tim. Atëherë unë kërkoj prej vëllezërve të mi që ta shikojnë atë me tolerancë dhe ta korrigjojnë në qoftë se munden, dhe të luten për mua për falje.

    وَالسَّلَامُ عَلٰى مَنِ اتَّبَعَ ال۟هُدٰى

    وَال۟مَلَامُ عَلٰى مَنِ اتَّبَعَ ال۟هَوٰى

    “Paqja qoftë mbi ata që ndjekin udhëzimin, dhe dënimi qoftë mbi ata që ndjekin dëshirat e tyre të ulëta.”

    سُب۟حَانَكَ لَا عِل۟مَ لَنَٓا اِلَّا مَا عَلَّم۟تَنَٓا اِنَّكَ اَن۟تَ ال۟عَلٖيمُ ال۟حَكٖيمُ

    “Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtetë që vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”([47])

    اَللّٰهُمَّ صَلِّ وَ سَلِّم۟ عَلٰى مَن۟ اَر۟سَل۟تَهُ رَح۟مَةً لِل۟عَالَمٖينَ

    وَ عَلٰى اٰلِهٖ وَ صَح۟بِهٖ وَ سَلِّم۟ اٰمٖينَ



    Fjala e Tridhjetë e Një ⇐ | Fjalët | ⇒ Rrezëllimat

    1. Kur’an, 41: 53
    2. Madje, individët e disa prej grupeve -për një vit të vetëm- janë më të shumtë se sa të gjithë anëtarët e racës njerëzore që nga koha e Ademit a.s. deri në Ditën e Fundit.
    3. Kur’an, 67: 3
    4. Kur’an, 2: 164
    5. Kur’an, 14: 32-34
    6. Kur’an, 13: 28
    7. Kur’an, 11: 57
    8. Kur’an, 23: 88
    9. Kur’an, 15: 21
    10. Kur’an, 11: 56
    11. Kur’an, 11: 57
    12. Kur’an, 32: 7
    13. Kur’an, 45: 3
    14. Kur’an, 20: 8
    15. Kur’an, 7: 185
    16. Kur’an, 17: 44
    17. Kur’an, 62:1; 64: 1
    18. Kuptimi i vërtetë i kësaj Dritares së Njëzet më erdhi në zemrën time në një kohë në arabisht në këtë mënyrë:
      تَلَئْـُلأُ الضِّيَاۤءِ مِنْ تَنْوِيرِكَ تَشْهِيرِكَ - تَمَوُّجُ اْلاِعْصَارِ مِنْ تَصْرِيفِكَ تَوْظِيفِكَ
      سُبْحَانَكَ مَاۤ اَعْظَمَ سُلْطَانَكَ - تَفَجُّرُ اْلأَنْهَارِ مِنْ تَدْخِيرِكَ تَسْخِيرِكَ
      تَزَيُّنُ اْلأَحْجَارِ مِنْ تَدْبِيرِكَ تَصْوِيرِكَ - سُبْحَانَكَ مَاۤ أَبْدَعَ حِكْمَتَكَ
      تَبَسُّمُ اْلأَزْهَارِ مِنْ تَزْيِينِكَ تَحْسِينِكَ - تَبَرُّجُ اْلأَثْمَارِ مِنْ اِنْعَامِكَ اِكْرَامِكَ
      سُبْحَانَكَ مَاۤ اَحْسَنَ صَنْعَتَكَ - تَسَجُّعُ اْلأَطْيَارِ مِنْ اِنْطَاقِكَ اِرْفَاقِكَ
      تَهَزُّجُ اْلأَمْطَارِ مِنْ اِنْزَالِكَ اِفْضَالِكَ - سَبْحَانَكَ مَاۤ اَوْسَعَ رَحْمَتَكَ
      تَحَرُّكُ اْلأَقْمَارِ مِنْ تَقْدِيرِكَ تَدْبِيرِكَ تَدْوِيرِكَ تَنْوِيرِكَ
      سُبْحَانَكَ مَاۤ أَنْوَرَ بُرْهَانَكَ وأَبْهَرَ سُلْطَانَكَ
      Shkreptima e Dritës ështlë nëpërmjet ndriçimit Tënd dhe bërjes së saj të njohur; rrokulisja e shekujve është nëpërmjet drejtimit Tënd dhe vënies së tyre në punë, lavdia të takon Ty, sa madhështor është sundimi Yt! Vërshimi i lumenjve është nëpërmjet rezervimit Tënd të tyre dhe nënshtrimit të tyre; Zbukurimi i gurëve është nëpërmjet skalitjes Tënde dhe modelimit Tënd të tyre, lavdia të takon Ty, sa sublime është urtësia Jote! Buzëqeshja e luleve është nëpërmjet të Stolisurit Tënd dhe zbukurimit Tënd të tyre; Bukuria e frutave është nëpërmjet mirëbërësisë Tënde dhe bujarisë; Lavdia të takon Ty sa i bukur është arti yt! icërima e zogjve është nëpërmjet bërjes Tënde të tyre të flasin, dhe nëpërmjet mirësisë Tënde; Të kënduarit e shiut është nëpërmjet shkaktimit Tënd për të rënë ai, dhe mirëbërësisë Tënde; Lavdia të takon Ty, sa e gjërë është mëshira Jote! Lëvizja e Hënave është nëpërmjet përcaktimit Tënd, planit Tënd, rrotullimit Tënd të tyre, dhe ndriçimit Tënd të tyre; lavdia të takon Ty, sa të ndritshme janë provat e Tua dhe sa i shkëlqyer është Sovraniteti Yt
    19. Kur’an, 36: 83
    20. Kur’an, 15:21-22
    21. Kur’an, 17: 44
    22. Kur’an, 36: 38
    23. Kur’an, 78: 6-8
    24. Kur’an, 30: 50
    25. Kur’an, 67: 2
    26. Kur’an, 28: 88
    27. Kur’an, 28: 88
    28. Kur’an, 28: 88
    29. Kjo Dritare u adresohet dashuruesve të Zotit xh.sh., të cilët i afrohen Atij me zemër, në mënyrë të veçantë, dhe nga njerëzve në përgjithësi.
    30. Kur’an, 39: 62
    31. Kur’an, 11: 123
    32. Kur’an, 30: 22
    33. Kur’an, 39: 62-63
    34. Kur’an, 17: 44
    35. Kur’an, 21:22
    36. Kur’an, 28: 88
    37. Kur’an, 21: 22
    38. Kur’an, 67: 3-4
    39. Kur’an, 95: 4
    40. Kur’an, 51: 20-21
    41. Kur’an, 48: 28-29
    42. Kur’an, 7: 158
    43. Kur’an, 18: 1
    44. Kur’an, 14: 1
    45. Kur’an, 2: 286
    46. Kur’an, 2: 127-128
    47. Kur’an, 2: 32