Translations:Birinci Söz/27/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe kështu, dy njerëz ndërmorën një udhëtim të tillë dhe hynë në shkretëtirë. Njëri nga ata ishte modest e i përulur, kurse tjetri ishte mendjemadh e kryelartë. Njeriu i përulur mori emrin e një kryetari fisi, ndërsa njeriu kryelartë e refuzoi... I pari udhëtoi i sigurt kudo që shkoi. "Në qoftë se takohej rastësisht me banditë, thonte: Unë po udhëtoj në emrin e kryetarit të filan fisi" atëherë ata nuk e shqetësonin. Në qoftë se do të vinte tek disa çadra, ai trajtohej me respekt për hir të atij emri. Kurse njeriu kryelartë vuajti gjatë gjithë udhëtimit, aq sa nuk përshkruhen fatkeqësitë. Ai gjithmonë dridhej nga frika përpara çdo gjëje, u bë si lypës, e poshtëroi veten dhe u bë objekt përbuzjeje.