Translations:Mustafa Hilmi'nin Mektubu/4/sq
Në shekullin e tanishëm, personaliteti kolektiv i Risale-i Nurit, emri i të cilit është Nur, Dritë, ka marrë manifestimin e dritës së Kuranit, diellit të përjetshëm të kësaj të vërtete.
Si një dritëkërkues, Risale-i Nuri u drejtohet atyre, të cilët ashtu si lakuriqat e natës nuk dëshirojnë të dalin prej errësirës dhe duke fjetur në pakujdesi e kthejnë ditën e tyre në natë dhe nuk kuptojnë më tepër dhe më tej se sa shohin sytë e tyre, drejt të vërtetave të besimit; ai tregon rrugën e drejtë për të gjithë ata që nuk janë krejtësisht të verbër.
Ai i godet me topuzin e tij prej drite kokat e mosbesimtarëve duke u thënë: “Ose flakini tutje aftësitë arsyetuese dhe bëhuni kafshë, ose i përdorni kokat tuaja dhe bëhuni qënie të vërteta humane!”