Translations:On Üçüncü Söz/173/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Me shpjegimet e tij të fuqishme e të mprehta, Kur’ani i shpjegimit të mrekullueshëm e gris mbulesën e të zakonshmes dhe perden e të zakonshmes që është hedhur mbi të gjitha krijesat e universit, të cilat njihen si gjëra të zakonshme, por ama secila është e jashtëzakonshme dhe një mrekulli e fuqisë Hyjnore. Duke e grisur atë mbulesë, Kur’ani zbulon të vërteta të çuditshme për qëniet e vetëdijshme dhe i tërheq shikimet e tyre për tek ato mësime të mëdha e instruksione që duhet të nxirren, dhe hap përpara mendjeve një thesar të pashtershëm njohurie.