Translations:On Üçüncü Söz/179/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    është se duke mos hyrë nën kufizimet e rregullit të peshës së poezisë, çdo yll nga vërsetet e tij bëhet si të ishte një lloj qendre për shumicën e vërseteve të tjera, dhe është si një vëlla për to, dhe secili mund të formojë një linjë lidhëjeje shpirtërore me vërsetet brenda sferës që e përfshin atë, me qëllim që të jetë një lidhje në marrëdhëniet që ekzistojnë midis tyre. Është sikur çdo vërset i mëvetësishëm të kishte një sy që shikon shumicën e vërseteve të tjera dhe një fytyrë të orientuar drejt tyre.

    Prandaj ne gjejmë në Kur’an me mijëra Kur’ane saqë ai u dhuron nga një Kur’an ndjekësve të rrugëve të ndryshme. Ashtu siç është përshkruar në Fjalën e Njëzet e Pestë, në suren Ihlas është një thesar i njohurisë së Unitetit Hyjnor që përfshin tridhjetë e gjashtë sure Ihlasi, të formuara nga një përbërje prej gjashtë frazash të saj që kanë lidhje me njëra-tjetrën…

    Po, ashtu si yjet në qiell të cilët në pamje të jashtme nuk futen nën ndonjë rregull, gjë e cila bën që çdo yll të jetë i pakufizuar dhe të jetë si një lloj qendre që shtrin një linjë lidhëse për secilin nga yjet në zonën që e rrethon, duke treguar një lidhje të fshehtë midis qënieve, dhe sikur çdo yll –ashtu si yjet e vërseteve– të kishte një sy që shikon të gjithë yjet dhe një fytyrë të orientuar drejt tyre.