Translations:On Üçüncü Söz/182/sq
Dhe kupto gjithashtu misterin e vërsetit: وَمَا يَن۟بَغٖى لَهُ “Dhe as që i shkon kjo gjë atij” se treguesi i poezisë është zbukurimi i të vërtetave të vogla dhe të shuara, dhe stolisja e tyre me imazhe e fantazi të ndritshme e të mëdha, dhe për t’i bërë ato tërheqëse. Kurse të vërtetat e Kur’anit janë aq të mëdha, të larta, të ndritshme e vezulluese, saqë në qoftë se më të mëdhatë dhe më të ndritshmet e fantazive do të krahasoheshin me to, ato do të mbeteshin të vogla dhe të shuara. Të vërteta të panumërta si vërstetet e mëposhtëm dëshmojnë për këtë.
Për shembull:
يَو۟مَ نَط۟وِى السَّمَٓاءَ كَطَىِّ السِّجِلِّ لِل۟كُتُبِ يُغ۟شِى الَّي۟لَ النَّهَارَ يَط۟لُبُهُ حَثٖيثًا اِن۟ كَانَت۟ اِلَّا صَي۟حَةً وَاحِدَةً فَاِذَاهُم۟ جَمٖيعٌ لَدَي۟نَا مُح۟ضَرُونَ
“(Kujto) edhe Ditën kur Ne do t’i mbështjellim qiejt si letër e shkruar (e mbështjellë tub për libra).”([1])
“Ai sjell natën si mbulesë të ditës dhe secila duke synuar tjetrën pandërprerë.”([2])
“Dhe do të jetë vetëm një klithmë e vetme (fryrja e Surit), dhe ja! Ç’të shohësh! Ata të gjithë në pritje të sjellë përpara Nesh!”([3])