Translations:On Üçüncü Söz/183/sq
Në qoftë se dëshiron të shohësh dhe të vlerësosh se si, ashtu si yjet ndriçues, secili nga vërsetet e Kur’anit i largon errësirat e mosbesimit nëpërmjet përhapjes së dritës së mrekullisë dhe të udhëzimit, përfytyroje veten tënde në periudhën e injorancës dhe në shkretëtirën e mizorisë, ku çdo gjë ishte mbuluar me perdet e pakujdesisë dhe të errësirës së injorancës, dhe ishte mbështjellë me mbulesën e pagjallërisë dhe të natyrës dhe ndërkohë, papritmas nga gjuha e lartë e Kur’anit dëgjo dhe shiko vërsete të tilla si:
يُسَبِّحُ لِلّٰهِ مَا فِى السَّمٰوَاتِ وَمَا فِى ال۟اَر۟ضِ ال۟مَلِكِ ال۟قُدُّوسِ ال۟عَزٖيزِ ال۟حَكٖيمِ
“Gjithë ç’është në qiej dhe në tokë lavdërojnë All-llahun, Mbretëruesin e papërballueshëm, të Shenjtin, të Gjithëfuqishmin, të Gjithëditurin.”([1])
Shiko se si krijesat e vdekura ose të fjetura të botës vijnë në jetë në mendjet e atyre që e dëgjojnë jehonën يُسَبِّحُ “e lavdërojnë dhe e ngrenë në lavdi e madhështi Atë.”, si ato zgjohen, ngrihen në këmbë dhe përmendin Emrat e Zotit xh.sh.” dhe tek jehona e, تُسَبِّحُ لَهُ السَّمٰوَاتُ السَّب۟عُ وَال۟اَر۟ضُ “Shtatë qiejt dhe toka dhe gjithçka brenda tyre e lavdërojnë dhe e ngrenë në lavdi e madhështi Atë.”([2])
Yjet në ato qiej të zinj, secili një copë e pajetë zjarri, dhe krijesat e mjera në faqen e tokës, u paraqesin pamjen e mëposhtme atyre që dëgjojnë: qielli shfaqet si një gjuhë, dhe yjet secili si fjalë që shfaqin urtësi dhe që shprehin të vërtetën e ndritur.
Globi tokësor shfaqet si një kokë; toka e deti si një gjuhë dhe të gjitha kafshët dhe bimët si fjalët e lavdërimit. Kështu duke kaluar me vetëdijen tënde tek ai shekull, ti do të shijosh pikat e holla të mrekullisë në atë vërset, ose përndryshe ti do të privoheshe nga kënaqësia e pikave të holla në vërset.