Translations:On Üçüncü Söz/186/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Le të përfytyrojmë një pemë të çuditshme, të shtrirë gjërësisht, shumë të lartë dhe jashtë mase të shpërndarë, e cila është fshehur nën një perde të së padukshmes, e mbështjellur në një nivel të fshetësisë. Është e qartë se duhet të jetë një lidhje, një harmoni dhe një balancim midis pemës dhe të gjithë pjesëve të saj, si degët, frutat, gjethet dhe lulet, njësoj si midis gjymtyrëve të njeriut.

    Secila nga pjesët e saj merr një formë dhe i jepet një trajtë në përputhje me natyrën e pemës. Kështu, në qoftë dikush do të shfaqej dhe do të vizatonte një pikturë në maje të perdes duke u korresponduar pjesëve të pemës e cila nuk është parë asnjëherë –dhe akoma nuk shihet –, pastaj vijëzon e kufizon çdo pjesë përbërëse, dhe nga degët për tek frutat dhe nga frutat për tek gjethet vizaton një formë në mënyrë të përpjesëtuar dhe mbush me vizatimet hapësirën midis burimit të saj dhe skajeve të fundit që janë në një distancë të pafund nga njëra-tjetra duke treguar ekzaktësisht trajtën dhe formën e pjesëve të saj, sigurisht nuk do të mbetet asnjë dyshim se artisti –piktori– e shikon pemën e fshehur me një sy që depërton e përfshin të padukshmen dhe atëherë ai e pikturon atë.