Translations:On Üçüncü Söz/187/sq
Në të nëjtën mënyrë, njoftimet dalluese të Kur’anit të shpjegimit të mrekullueshëm që lidhen me realitetin e qënieve të ndryshme të mundshme –domethënë, në lidhje me realitetin e pemës së krijimit e cila shtrihet nga fillimi i botës për tek caqet më të largëta të Ahiretit, dhe përhapet nga toka për tek Froni Hyjnor dhe nga grimcat e vockëla për tek dielli– ato shpjegime e kanë ruajtur përpjesëtimin dhe përshtatshmërinë midis anëtarëve në një shkallë të tillë dhe i kanë dhënë çdo anëtari e çdo fruti një formë aq të përshtatshme, saqë tek vizatimet e përshkrimet e Kur’anit, të gjithë dijetarët e saktë kanë deklaruar në fund të verifikimeve dhe të hetimeve të tyre, duke thënë: “Ma shaall-llah” Çfarë çudirash ka dashur Zoti xh.sh., “Barekall-llah” Sa të mëdha janë bekimet e Zotit xh.sh. ! Dhe: “Je vetëm ti që e zgjidh dhe e sqaron misterin e universit dhe që zbulon enigmën e krijimit, o Kur’an Gjithurtësi!”