Translations:On Üçüncü Söz/188/sq
وَ لِلّٰهِ ال۟مَثَلُ ال۟اَع۟لٰى “Dhe për All-llahun është krahasimi më i lartë”. –Dhe nuk ka ndonjë gabim në krahasim– le t’i paraqesim e t’i përshkruajmë Emrat dhe Atributet Hyjnore, dhe aktet dhe veprat Hyjnore si Pema e shndritshme e Tubasë, sfera e madhështisë së të cilës shtrihet nga parapërjetësia për tek paspërjetësia, dhe limitet e gjërësisë së të cilës përfshijnë e rrethojnë hapësirën e pafund, dhe limitet e akteve të së cilës shtrihen nga, يَحُولُ بَي۟نَ ال۟مَر۟ءِ وَقَل۟بِهٖ فَالِقُ ال۟حَبِّ وَالنَّوٰى هُوَ الَّذٖى يُصَوِّرُكُم۟ فِى ال۟اَر۟حَامِ كَي۟فَ يَشَٓاءُ Është Ai i Cili ju formëson ju në mitrat e nënave tuaja si të dojë vetë وَالسَّمٰوَاتُ مَط۟وِيَّاتٌ بِيَمٖينِهٖ خَلَقَ السَّمٰوَاتِ وَال۟اَر۟ضَ فٖى سِتَّةِ اَيَّامٍ وَ سَخَّرَ الشَّم۟سَ وَال۟قَمَرَ
“Dhe (All-llahu) ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij...”([1])
“Vërtet që është All-llahu Ai i Cili bëri që të çahet dhe të rritet fara e grurit dhe e frutave.”([2])
“Zoti i Cili krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë...”([3])
“Dhe qiejt e mbështjellë në Dorën e Tij të djathtë.”([4])
dhe “Ai nënshtroi Diellin dhe Hënën...”([5]) etj.
Kur’ani e ka përshkruar atë realitet të ndritshëm, të vërtetat e atyre Emrave dhe Atributeve dhe aktet e veprimet së bashku me të gjitha degët e tyre, në një mënyrë të harmonizuar, aq të përshtatshme për njëra-tjetrën, pa prishur njëra-tjetrën, pa dëmtuar shkallën e njëra- tjetrës, saqë të gjithë ata që kanë depërtuar tek realiteti i gjërave dhe kanë penetruar tek të fshehtat dhe misteret, dhe të gjithë evlijatë, të urtit, të pastërtit të cilët kanë udhëtuar në botën e dimensioneve të brendshme të gjërave, kanë deklaruar me habi duke thënë: “Subhanall-llah”' “Lavdi Zotit”, përpara atij shpjegimi dallues, dhe e kanë konfirmuar atë duke thënë: “Sa e drejtë është kjo! Sa e përputhshme me realitetin, sa e hollë, e bukur dhe sa e përshtatshme!”