Translations:On Üçüncü Söz/204/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Meqenëse pleqëria, sëmundja, fatkeqësia dhe vdekjet që ndodhin në të gjitha anët e lëshojnë atë dhimbje të rëndë tek nefsi i çdo njeriu dhe e paralajmërojnë atë vazhdimisht për fundin e tij, atëherë nuk ka dyshim se ata njerëz të çudhëzuar, e ata të shthurur të trullosur do të përjetojnë në efekt një lloj ferri në zemrat e tyre, edhe në qoftë se do të gëzojnë qindra e mijëra kënaqësi të dynjasë dhe ëndjet e saj, por një trullosje e thellë pakujdesie i bën ata përkohësisht të pandjeshëm ndaj saj.