Translations:On Üçüncü Söz/205/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Meqenëse për njerëzit e besimit e të bindjes, varri, i cili është gjithmonë para syve të tyre, është dera për tek një thesar i përjetshëm dhe për tek një lumturi e përjetshme, dhe meqenëse nëpërmjet dëshmisë së besimit u është dhënë atyre nga Kaderi të fitojnë një kupon që i bën ata të fitojnë thesare të pashtershëm, secili nga ata ndjen një kënaqësi të thellë të vërtetë e të rrënjosur. Ggjatë gjithë kohës ata presin kur t’u bëhet thirrja duke u thënë: “Eja dhe merr biletën tënde.” Kjo kënaqësi është e tillë saqë, në qoftë se do të materializohej, ajo do të bëhej si një parajsë shpirtërore private për atë besimtar, ashtu siç transformohet bërthama dhe materializohet duke u bërë një pemë.

    Meqenëse çështja është kështu, atëherë ai që e braktis atë kënaqësi të madhe për hir të një kënaqësie të përkohshme, të paligjshme, të helmuar me dhimbje e hidhërime të panumërta –ashtu si mjalti i helmuar– nga shtytjet dhe pasionet e rinisë, padyshim ai zbret në një shkallë njëqind herë më të ulët se sa një kafshë.