Translations:On Üçüncü Söz/206/sq
Për më tepër, një person i tillë nuk do të ishte si ateistët e huaj, si jobesimtarët; sepse në qoftë se ata mohojnë të Dërguarin tonë Alejhis salatu ves-selam., por ama ata mund t’i pranojnë profetët e tjerë; Edhe në qoftë se ata nuk i njohin profetët ata mund të njohin Zotin xh.sh., veçse ama edhe në qoftë se ata nuk e njohin All-llahun, mirëpo mund të kenë disa cilësi të mira të cilat janë mjete për disa cilësi të bukura. Ndërsa muslimani i njeh profetët edhe Mbështetësin e tij dhe të gjitha plotësimet njerëzore veçse nëpërmjet Muhammedit Arab Alejhis salatu ves-selam, prandaj në qoftë se ndonjëri prej tyre heq dorë nga instruksioni i Profetit Muhammed Alejhis salatu ves-selam dhe largohet e qëndron jashtë zinxhirit, jashtë rrugës së tij, atëherë kështu ai nuk e ka njohur asnjërin nga profetët e tjerë dhe nuk e ka njohur as Zotin xh.sh.. Dhe ai nuk do të jetë i mundur që t’i ruajë themelet e plotësimeve njerëzore; që janë në shpirtin e tij;
Dhe kjo për arsye se, meqenëse Muhammedi (A.S.M.) është më i fundit dhe më i madhi i profetëve dhe parimet e fesë dhe themelet e edukimit të cilat ai i solli janë për të gjithë njerëzimin, dhe meqenëse ai është më i larti mbi të gjithë, për sa ka të bëjë me mrekullitë dhe fenë, dhe veproi si mësues për të gjithë njerëzimin në të gjitha çështjet që lidhen me realitetin, dhe e ka provuar këtë në një mënyrë të ndritshme për katërmbëdhjetë shekuj, dhe është boshti i krenarisë për njerëzimin, atëherë një musliman që e braktis edukimin esencial që jep Muhammedi (A.S.M.) si dhe parimet e besimit që ai shpjegoi, sigurisht ai nuk do të mund të gjejë dritë, as të arrijë ndonjë plotësim në asnjë drejtim. Ai do të dënohet me një rënie absolute.