Translations:On Üçüncü Söz/207/sq
Dhe kështu, o ju të mjerë që jeni goditur nga dëshira për kënaqësitë e jetës së dynjasë dhe që përpiqeni të siguroni mjetet e jetesës për të ardhmen me ankthe e shqetësime! Në qoftë se ju dëshironi kënaqësi, gëzim, lumturi e lehtësi në këtë dynja, atëherë jini të kënaqur vetëm me ato gjëra që janë brenda sferës së hallallit, të lejuarës; kjo është e mjaftueshme për kënaqësinë tuaj. Sigurisht, ju duhet të keni kuptuar nga pjesët e tjera të Risale-i Nurit se në çdo kënaqësi e cila është jashtë kësaj, dhe e paligjshme, gjenden njëmijë dhimbje.