Translations:On Üçüncü Söz/212/sq
Rinia juaj sigurisht do t’ju lë, dhe në qoftë se ju nuk qëndroni brenda sferës së hallallit, të lejuarës, ajo do t’ju sjellë ju fatkeqësi dhe vuajtje në këtë botë, në varr dhe në Ahiret. Ajo do të shkojë më kot. Por, në qoftë se me edukimin Islam ju i harxhoni mirësitë e rinisë suaj duke ruajtur nderin e dëlirësinë, duke iu bindur Zotit tuaj dhe duke përmbushur falënderimet ndaj Zotit xh.sh. për mirësinë e moshës rinore që Ai jua ka dhënë, atëherë ajo periudhë moshe do të mbetet vazhdmisht në efekt, në kuptim dhe do të jetë për ju një mjet për të fituar një rini të përjetshme në xhennetin e amshuar.