Translations:On Üçüncü Söz/213/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në qoftë se jeta është pa besim ose në qoftë se për shkak të kryengritjes dhe të gjynaheve besimi është i pandikueshëm, jeta me gjithë kënaqësitë dhe ëndjet e saj të sipërfaqshme e të shkurtëra të shkakton dhimbje, hidhërime e telashe me mijëra herë më shumë se sa kënaqësitë e ëndjet, sepse, meqenëse, në kundërshtim me kafshët, njeriu ka një mendje dhe mendon, ai është i lidhur nga natyra si me kohën e tashme, po ashtu edhe me të shkuarën dhe me të ardhmen. Ai mund t’i provojë edhe kënaqësitë e atyre kohëve, gjithashtu edhe hidhërimet e tyre.

    Ndërsa, meqenëse kafshët nuk mendojnë, dëshpërimet që burojnë nga e shkuara si dhe frikësimet dhe shqetësimet që burojnë nga e ardhmja, nuk i prishin kënaqësitë e tyre.

    Kurse njeriu në qoftë se ka rënë në çudhëzim e në pakujdesi, atëherë kënaqësitë e tij aktuale ia prishin e ia hidhërojnë shumë dëshpërimet e së kaluarës dhe ankthet e së ardhmes. Nnë mënyrë të veçantë, në qoftë se kënaqësia është e paligjshme, atëherë ajo është tamam si një mjalt helmues. Domethënë, nga këndvështrimi i të kënaqurit me kënaqësitë e jetës, njeriu bie njëqind herë më poshtë se sa kafshët.