Translations:On Üçüncü Söz/214/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Në fakt, jeta për njerëzit e çudhëzimit dhe të pakujdesisë, dhe në të vërtetë ekzistenca e tyre dhe madje bota e tyre, është vetëm dita në të cilën ata gjejnë vetveten. Nga këndvështrimi i çudhëzimit të tyre, e gjithë koha dhe qëniet e së shkuarës janë joekzisutese, janë të vdekura. Kështu, mendjet e tyre, të cilat i lidhin ata me të shkuarën dhe me të ardhmen, prodhojnë errësira dhe terre për ta. Dhe për shkak të mungesës së besimit të tyre, edhe e ardhmja gjithashtu është joekzistuese. Për më tepër, për shkak se ata mendojnë ndarje të përjetshme që shkaktohen nga kjo mosekzistencë, nga ky mohimi i tyre për ringjalljen, kjo prodhon errësirë për jetët e tyre në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet rrugës së arsyetimit të tyre.