Translations:On Üçüncü Söz/218/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Për shembull, në një trekëmbësh litarët për varje janë ngritur këtu përpara syve tuaj. Dhe pranë këtij trekëmbëshi ndodhet një zyrë lotarie, një zyrë që shpërndan çmime bujare për fatlumët, por njëra jep vërtet çmime shumë të larta. Ne njerëzit këtu jemi dhjetë veta; dhe, duam apo nuk duam, neve do të na bëhet ftesa për atje, nuk ka zgjedhje tjetër. Ata do të na thërrasin dhe meqenëse koha është sekret, në çdo minut ata ose mund të thonë: “Eja dhe merre biletën për ekzekutimin tënd me varje dhe ngjitu në litarë!” ose: “Eja dhe merr një biletë për të fituar një çmim prej miliona monedhash ari!” Ndërsa duke i pritur ata ta thonë këtë, papritmas shfaqen dy njerëz tek dera.