Translations:On Üçüncü Söz/224/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Sigurisht, ashtu siç do të dëgjoni nga shumica e spitaleve rënkimet dhe ofshamat e atyre të sëmurëve nga shthurja dhe nga svetënimi që u shkaktuan nga keqpërdorimi i rinisë, po ashtu ju do të dëgjoni nga burgjet psherëtimat dhe rënkimet plot keqardhje dhe zëra pendimi që i lëshojnë ata të rinj fatkeqë të cilët po ndëshkohen për akte të paligjshme që kryesisht janë shkaktuar nga tepritë e moshës rinore. Dhe ju do të kuptoni se shumica e torturatve të varrit –të asaj bote të ndërmjetme, Berzahut, dyert e të cilës në mënyrë të vazhdueshme hapen për ata që hyjnë në të dhe pastaj mbyllen– janë si rezultat i rinisë së keqpërdorur, ashtu siç vërtetohet nga shikimet e njerëzve të zbulimit të varrezave dhe siç e dëshmojnë të gjithë njerëzit e realitetit, të dijes dhe të verifikimit.