Translations:On Üçüncü Söz/225/sq
Gjithashtu, pyeti të moshuarit dhe të sëmurët, të cilët përbëjnë shumicën e njerëzimit. Sigurisht, shumica absolute e tyre do të thotë me dëshpërim e keqardhje: “Ah medet! Ne i harxhuam rinitë tona në pasione e në dëshira të ulëta, vërtetë i harxhuam në dëm! Kini kujdes, mos bëni ashtu siç bëmë ne!”; sepse si pasojë e kënaqësive të paligjshme të pesë ose dhjetë viteve të moshës rinore, njeriu vuan shumë vite hidhërimi e dëshpërimi në këtë botë, vuan tortura e të këqija në botën e ndërmjetme dhe fatkeqësitë më të tmerrshme të zjarrit të Xhehennemit në Ahiret. Dhe megjithëse një njeri i tillë është në situatën më të mjeruar, ai اَلرَّاضٖى بِالضَّرَرِ لَا يُن۟ظَرُ لَهُ kurrësesi nuk meriton mëshirë e keqardhje, sepse ata të cilët me dëshirë pranojnë që të zhyten në veprime të dëmshme, nuk mund të mëshirohen. Ata nuk meritojnë mëshirë.