Translations:On Üçüncü Söz/232/sq
Merre në konsideratë shtetin e madh të veriut; ai ka shtënë në dorë pasionet e të rinjve të tij dhe po e trondit këtë shekull me stuhitë e tij; sepse ai ka bërë të ligjshme për të rinjtë e tij bijat e këndshme dhe gratë e njerëzve të drejtë. Këta të rinj veprojnë vetëm sipas ndjenjave të tyre, të cilat janë të verbëra ndaj të gjitha pasojave. Në të vërtetë, duke i lejuar burrat dhe gratë të shkojnë bashkë në banja publike, ata po nxisin imoralitetin. Ata e konsiderojnë të ligjshme për vagabondët dhe për të varfërit të plaçkisin pasuritë dhe pronat e të pasurve. I gjithë njerëzimi dridhet përpara këtyre krimeve dhe katastrofave.