Translations:On Üçüncü Söz/233/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Dhe prandaj është gjëja më e domosdoshme në këtë shekull për të rinjtë muslimanë dhe të rinjtë Turq të veprojnë heroikisht, dhe t’i përgjigjen këtij sulmi që bëhet nga dy drejtime, me shpatat e mprehta, si: “Frutat e Besimit”, dhe “Udhëzuesi për Rininë”, nga Risale-i Nuri. Përndryshe, ata të rinj të mjerë do të shkatërrojnë krejtësisht edhe të ardhmen e tyre në këtë botë, edhe jetët e tyre të këndshme, si dhe lumturinë e tyre në Ahiret dhe jetët e tyre të përhershme, duke i transformuar transformojnë ato në tortura e vuajtje. Dhe për shkak të abuzimeve dhe shthurjeve ata përfundojnë në spitale dhe për shkak të mendjemadhësisë dhe teprive në jetë ata bien në burgje. Në moshën e tyre të pleqërisë ata do të qajnë me hidhërim, me mijëra dhimbje e dëshpërime.