Translations:On Üçüncü Söz/235/sq

    Risale-i Nur Tercümeleri sitesinden

    Po, kur një i ri në burg shpenzon një orë nga njëzet e katër orët e ditës së tij të përditshme për kryerjen e pesë kohëve të detyruara të faljes dhe meqenëse burgu bëhet një pengues për gjynahet më të shumta dhe, nëse pendohet për gabimet që ishin shkaku i fatkeqësisë së tij dhe largohet nga mëkatet e tjera të dëmshme dhe të dhimbshme, ashtu siç do të jetë kjo një dobi e madhe për jetën e tij, për të ardhmen e tij, për vendin e tij, për kombin e tij dhe për të afërmit, po ashtu ai do të fitojë me rininë e tij të përkohshme, e cila zgjat dhjetë deri në pesëmbësdhjetë vjet, një rini të ndritur të përjetshme. Këtë të vërtetë e sihariqojnë dhe e njoftojnë në mënyrë të sigurt të gjitha librat e shpalluar qiellorë, me në krye Kur’anin e shpjegimit të mrekullueshëm.