Translations:On Üçüncü Söz/237/sq
Në qoftë se i burgosuri është dënuar padrejtësisht, me kusht që ai të kryejë faljet e detyruara, çdo orë do të ishte e barasvlefshme me adhurimin e një dite, dhe burgu do të ishte për të si një qeli, si një vend i veçuar e i mbyllur nga bota. Ai do të konsiderohej si një oshënar midis të drejtëve të kohëve të lashta, të cilët largoheshin për në shpellë që t’ia kushtonin vetveten e tyre adhurimit. Kështu ai mund të jetë si ata oshënarë.